Situatat e krijuara së fundmi në Big Brother Vip Albani 2, kanë ndezur debate të shumta në rrjet, duke përfshirë edhe reagime nga personazhe të njohura të ekranit. Ndër ta ka qenë edhe moderatorja Fjoralba Ponari, e cila e ka quajtur reagimin e banorëve kundër Luiz Ejllit, një reagim i një kopeje shpellarësh që vetëm ulërasin. “Komunikimi sikur janë në kohen e shpellave, rrahin gioksin, ulërasin, qëllojnë. Intelektin as po lodhem ta komentoj, se qe kur ja jep me sa ke në kokë në vend që të argumentosh, e ke humbur diskutimin”, shkruan mes të tjerash ajo.
Author: tirana
Luis Sheta doli nga jetimorja e Shkodrës, sapo mbushi 18 vjeç dhe iu drejtua emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV në kërkim të tre vëllezërve te tij. Ai dërgoi një mesazh në adresë të emisionit, ku rrëfente sesi u braktisën nga nëna biologjike dhe u rritën nëpër jetimore. I ftuar në studio, pasditen e kësaj të marte, ai përjetoi jo pak emocione të forta.Luis Sheta: Do Zoti i takoj sot. Po s’i takova sot i humba shpresat… Pas kërkimeve intensive bërë nga stafi për tre vëllezërit, u arrit në gjurmët e njërit prej tyre. Moderatorja Odeta Dume i komunikoi live Luisit…
Një shtetas shqiptar është arrestuar në kufirin serbo-hungarez nga autoritetet, pasi tentoi të kalojë mbi 10 kilogramë lëndë narkotike. Mediat hungareze shkruajnë se shqiptari kishte destinacion Francën. Shqiptari akuzohet për veprën e trafikimit të narkotikëve, ndërsa pritet të njihet me vendimin e gjykatës në lidhje me masën që do merret ndaj tij.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror Davos 2023, i cili ka nisur të hënën dhe do të zgjasë deri më 20 janar. Në hotelin në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, përballë hotelit ku do të qëndrojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është varur flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, raporton një reporter i Tanjug nga ai resort dimëror zviceran. Vuçiç do të qëndrojë deri në datën 19 në Davos, ku do të ketë takime të shumta dypalëshe me zyrtarë botërorë, si dhe janë planifikuar takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe…
Aktivistja për klimën, Greta Thunberg, ishte në mesin e aktivistëve të tjerë të arrestuar gjatë një proteste kundër shkatërrimit të fshatit të qymyrit, Lytzerat, tha policia më 17 janar. Një zëdhënës i policisë tha se nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me Thunbergun, e cila iu bashkua protestuesve javën e kaluar për të kundërshtuar zgjerimin e minierës, që është në pronësi të gjigantit të energjisë, RËE. Policia, duke përdorur buldozerë largoi aktivistët nga ndërtesat që gjenden në këtë fshat – në të cilin kanë mbetur vetëm disa pemë dhe një tunel nëntokësor – fundjavën e kaluar, por…
Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës duket se po kthehet në një afrimitet më shumë se sa miq. Prej dy ditësh dy banorët po i shprehin simpatinë njëri-tjetrit. Ndërkohë që pas mesante moderatorja Kiara Tito feston ditëlindjen, këngëtari Luiz Ejlli, i ka kërkuar nëse mund t’i dhurojë një puthje. Luizi: Për Zotin të du shumë, që ta dish. Nuk është siç e thonë këta (Flet për banorët e tjerë), që ka ran në dashuri e kështu. Por realisht të ni, shumë. S’di me gjetë një fjalë, që është më e madhe se ndjenja, por nuk është një dashuri e çmendur. S’di…
Një 47-vjeçare po merret në pyetje nga autoritetet greke si e përfshirë në vdekjen e një kontabilisti grek. Mediat greke shkruajnë se 50 vjeçari u gjet i varur mbrëmjen e djeshme në apartamentin e tij në Moschato por ajo që në dukje ngjante vetëvrasje kishte shumë detaje të dyshimta. Kamerat e sigurisë kishin fiksuar një grua e cila kishte mbërritur në banesën e tij pak para se të ndodhte ngjarja. Gruaja ka deklaruar në polici se 50 vjeçari i kishte rreth 200 mijë euro borxh dhe se ata njiheshin prej 10 vitesh. Sipas informacioneve të ERT-së, të shtunën e kaluar…
Sulme të tilla paniku ndodhin gjatë natës, krejtësisht të papritura dhe të paparashikuara. Gjatë gjumit, truri ynë nuk pushon plotësisht. Pra, stresi dhe ankthi që grumbullohen gjatë ditës mund të arrijnë kulmin gjatë gjumit. Shumë njerëz, kur përballen me këtë gjendje, kanë frikë se do të pësojnë atak në zemër. Në një situatë të tillë, simptomat zakonisht përkeqësohen si fillim, gjë që mund të zgjasë deri në 10 minuta, përpara se gradualisht të fillojnë të zhduken. Në rast të një sulmi paniku natën, përpiquni të ngriheni nga shtrati sa më shpejt të jetë e mundur. Është e dobishme të pini…
Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari, duke folur për zhvillimet e fundit në kampin blu, theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë aksioni kundër qeverisë Rama. Ajo u shpreh në një intervistë se intrigat e përçarjes duhet të marrin fund dhe se demokratët duhet të mbajnë lart flamurin e shpresës së qytetarëve. “Të gjitha lëvizjet nuk i shkojnë për së mbari një opozitë. Nëse flasim për opozitë, duhet të flasim për opozitë në kushte kur qeveria është shumë e konsumuar. Duke e përçarë opozitën dhe duke gjetur taktika të ndryshëm për ta përçarë, disa njerëz bien shumë kollaj dhe e kanë çuar…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zv/kryeministri Artan Grubi paralajmërojnë zhvendosjen e kufirit nga Qafë Thana në Ladorishtë. Për rrjedhojë, rruga nga Maqedonia për në Shqipëri do të shkurtohej për 20km. “Ne tani për momentin me Ministrin për Transportin dhe kolegun e tij nga Shqipëria po punojmë në zhvendosjen e pikës kufitare me Shqipërinë sepse kufiri aktual është i vendosur në një lartësi mbidetare 780 metër”, tha Kryeministri Kovaçevski. Ndërkohë, zv/kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi gjatë një vizite në autostradën Kërçovë-Ohër, ka përmendur memorandumin që është firmosur në Shqipëri në fundit të vitit 2022. Duke…
Shuplaka e Kejvinës ndaj Luiz Ejllit ka qenë sot kryefjalë e mediave dhe më tepër e rrjeteve sociale. Kanë qenë të shumtë personazhet publik që kanë dënuar këtë veprim të turpshëm të modeles. Por së fundmi një reagim ka bërë edhe Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”. “Turp i gjallë”, shrkuan balerini krah videos.
Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo ka hequr dorë nga karriera e tij televizive. Lajmin e ka bërë me dije vetë me anë të një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shkruan se do të tërhiqet përjetë nga televizioni. “Duke ju falenderuar të gjithëve për komplimentet por edhe për vërejtjet gjatë këtyre 12 viteve, po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet”, shkruan aktori.