Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se ekonomia ruse mund të jetë tkurrur 2.5 për qind më 2022, mirëpo ka pasur performancë më të mirë sesa që e kanë pritur shumë ekspertë. Putin i ka bërë këto deklarata pas një takimi me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë ministrin e Financave dhe shefin e Bankës Qendrore, dhe ka thënë se duhet të stimulohet rritja e pagave. “Dinamika aktuale ka qenë më e mirë sesa që e kanë parashikuar shumë ekspertë. Sipas Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, bruto-prodhimi i brendshëm i Rusisë në periudhën janar-nëntor 2022 është ulur, mirëpo vetëm 2.1…
Author: tirana
21 janar | Ora 19:00 Teatri i Operës dhe Baletit 20, 21, 22 janar | Ora: 19:00 Tetari Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 20, 21 dhe 22 janar Salla e madhe – ArTurbina | Ora 19:00 Çdo fundjavë; Ora 11:00 Tetari Metropol 19 janar | Ora 19:00 Teatri i Operës dhe Baletit
Partia Socialiste beson se janë rritur shanset për të kthyer timonin e drejtimit politik të bashkisë Shkodër. Me Benet Becin kandidat, me mbështetjen politike që gëzon Agron Çela, deputeti më i ri socialist pasi braktisi Partinë e Lirisë dhe aleatin në heshtje, Tom Doshin e social-demokratëve, në favorin e saj është edhe ndarja e Partisë Demokratike. “Shance që vështirë se kanë qenë ndonjëherë, aq më tepër për bashkimin e shumë faktorëve rreth PS në Shkodër, si edhe fakti i një përçarje të mundshme që mund të ketë opozita në garën e bashkisë Shkodër”, nënvizon Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjitshëm i…
Këngëtarja Anjeza Shahini ka mohuar lajmet se ajo dhe bashkëshorti i saj janë ndarë. Këto aludime qarkulluan në rrjet pasi në Instagramin e këngëtares mungonin fotot me bashkëshortin. Tani Anjeza ka reaguar duke shkruar se lajmi i ndarjes nuk është e vërtetë dhe se të gjitha portalet që kanë publikuar diçka të tillë duhet të kërkojnë falje publike për lajmin e gënjeshtërt. “Keni të ‘drejtën’ tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore. Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga websitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara…
Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. D., 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:35, në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar. Nga informacionet e para, ende nuk dihen arsyet që kanë dërguar 33-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës bën të ditur se si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në datën 17.01.2023, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA, gjithashtu anulohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA. Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë datē.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës ditën e enjten datën .19.01.2023. Ndërsa në portin e Vlorës Trageti Ioan Sun i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anulluar lundrimin e datës 17.01.2023 për Vlorë-Brindisi. Trageti Ioan Sun do të rinis lundrimin në datën…
Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur me sasi të konsiderueshme medikamentesh të ndryshme, të cilat i kishte kontrabanduar dhe i tregtonte në internet. Policia bën me dije se 35-vjeçari Amarildo Muço i reklamonte ilaçet në disa faqe online. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan sasi të konsiderueshme barnash të ndryshme. Mbi të tashmë rëndojnë tre akuza: “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Zëvëndës Drejtori i SHISH-it, Olian Kanushi, u paraqit sot në Kryesinë e Kuvendit, ku po mbahej Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Kanushi mori pjesë në Komision ku në rendin e ditës u shqyrtua ligji për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës të Shqipërisë si dhe u diskutua lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ndërkaq, kryetari i Komisionit Nasip Naço theksoi se seanca dëgjimore do të vijonte me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, për shkak të informacioneve sensitive që do të diskutohen në Komision. Gjithashtu ditën e sotme i pranishëm në këtë Komision ishte edhe ministri…
Gjykata e Posaçme nisi gjykimin e 56-vjeçarit Ibrahim El Salih Lekica, i arrestuar disa muaj më parë me kërkesë të SPAK, pasi bënte thirrje pro ISIS dhe propagandë ndaj xhihadit në rrjetet sociale. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “nxitje dhe thirrje publike, apo propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, ndërkohë në seancën e zhvilluar këtë të martë kërkoi gjykim të shkurtuar nga Gjykata. Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur i penduar për postimet e bëra në rrjetet e tij sociale dhe nuk i ka konsideruar ato si propagandë apo për të nxitur akte terroriste. Gjykata…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Sipas burimeve, një makinë ka humbur kontrollin dhe ka goditur trafikndarësen. Raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka njerëz të lënduar.
Në ditët e para të qëndrimit në “Big Brother VIP” modelja Kejvina Kthella zbuloi çmimin e saj, si modele. Ajo tha se paguhet 6-7 mijë euro në muaj, minimumi dhe mes të tjerash u shpreh se beson se profili i saj në Instagam ka arritur 1 milion ndjekës. Por për fatin e keq të saj, po ndodh e kundërta. Ndjekësit po largohen nga profili i saj i Instagramit çdo moment dhe më shumë. Kejvina ka hyrë në “Big Brother VIP” me 814 mijë ndjekës dhe momentalisht numëron 795 mijë ndjekës, pra rreth 20 mijë ndjekës më pak. Kjo rënie në…
Fenomeni Big Brother ka mbërthyer të gjithë shqiptarët pas ekranit, me emisionin live që shfaqet çdo të martë dhe të premte në orën 21:00. Rrugët janë bosh ndërsa pothuajse në çdo lokal një nga ekranet është gjithmonë tek Big Brother Vip. E keni menduar ndonjëherë pse na pëlqen ta shohim “Big Brother”? Sipas Dr. Jana Scrivani, një psikologe klinike me shumë përvojë, një nga arsyet kryesore psikologjike që na pëlqen të shohim reality show është ndjeshmëria. “Programet reality show na japin një ndjenjë të rreme se ne më të vërtetë i njohim njerëzit që shohim në ekran. Prandaj edhe quhet…