Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS, betejë frontale për Shkodrën/ Gjiknuri: Shanset janë të mëdha, rikonfirmohemi në bashkitë e mëdha

16:40 / January 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
damian gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste beson se janë rritur shanset për të kthyer timonin e drejtimit politik të bashkisë Shkodër. Me Benet Becin kandidat, me mbështetjen politike që gëzon Agron Çela, deputeti më i ri socialist pasi braktisi Partinë e Lirisë dhe aleatin në heshtje, Tom Doshin e social-demokratëve, në favorin e saj është edhe ndarja e Partisë Demokratike.

“Shance që vështirë se kanë qenë ndonjëherë, aq më tepër për bashkimin e shumë faktorëve rreth PS në Shkodër, si edhe fakti i një përçarje të mundshme që mund të ketë opozita në garën e bashkisë Shkodër”, nënvizon Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjitshëm i PS-së.

Forcat nuk janë mbledhur vetëm për Shkodrën. Durrësi, Elbasani dhe Tirana janë tre bashki ku opozita kërkon fitoren. Socialistët,  thonë se do t’u mbeten atyre dhe se deri më tani është vendosur që në garë do të hyjnë me të njëjtë kryebashkiakë në detyrë.

 “Bashkitë që ndryshojnë duart, sidomos me këtë lloj opozite, përgjithësisht bunkerizohen, kthehen në ishuj të rezistencës politike në ato që ëuhen përmbysje e madhe, revolucion, e etj dhe nuk e kane ndërmend zhvillimin e bashkive. Nuk është problemi i famës së një individi apo zotësisë për të folur në publik. Problemi është se çfarë përfaqëson, çfarë ke bërë, çfarë do të bësh dhe e bën dot vetëm. Nuk e bën dot vetëm.  Asnjë bashki në Shqipëri nuk është në gjendje të ndryshojë gjithë zhvillimin e saj urban dhe ekonomik vetëm më burimet e bashkisë. Do një ndërthurje të mirë të projekteve të qeverisë, mbështetje së qeverisë dhe nismes së kryetarit. Shembulli i Shkodrës është shembulli më i qartë, kur bashkitë kthehen në kështjella politike, bunker politik për interesa të një grupimi të caktuar, ndërpritet zhvillimi dhe nis konflikti politik”, thekson Gjiknuri.

Në intervistën për Vizion Plus, numri dy i socialistëve Damian Gjiknuri përjashton koalicionin me PDIU-n e Shpëtim Idrizit, por jo bashkëpunimin e kandidatëve për kryebashkiakë me të.

“Deri tani nuk kemi negociata më asnjë parti, pra nuk do ta zgjedhim këtë formë, por nga pikëpamja e harmonizimit të interesit lokal, një një gare elektorale këto mund të ndodhin në nivele lokale”, shton ai.

Për të shmangur pakënaqësitë dhe rrjedhjen e votave, 61 kandidatët për kryebashkiakë do të mbeten të pazyrtarizuar deri në javën e fundit të marsit, kur emrat e tyre të dorëzohen në KQZ. Ndryshe nga Shkodra, që kandidati u gjet në radhën e deputetëve, për bashkitë e tjera deri më tani nuk do të ndiqet e njëjta strategji.Më të mundshmit mund të jenë zëvendësministrat.

“Fokusi i PS për gjetjen e kandidatëve do të jetë jashtë grupit parlamentar. Një pjesë e zv-ministrave janë pjesë e strukturave të PS, njerëz të lidhur me terrënin, dhe mund të jetë edhe ndonjë i tillë. Nuk mund të them se tanimë kemi një zv-ministër, por nuk do të ishte çudi që edhe mund të kishte të tillë”, thotë Gjiknuri./ Vizion Plus

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.