Autoritetet në Iran kanë arrestuar një shtetas gjerman i cili po fotografonte “objektet e përpunimit të naftës”, sipas gazetës iraniane Jam-e-Jam. “Shtetasi gjerman u arrestua teksa po fotografonte fushën e naftës Aghazari në provincën Khuzestan”, tha gazeta pa dhënë detaje. Irani ka pasur mosmarrëveshje me fuqitë perëndimore, përfshirë Gjermaninë, të cilën e akuzon për ndërhyrje në punët e tij të brendshme pas muajsh protestash antiqeveritare. Njëkohësisht ai ka arrestuar dhjetëra persona me dy shtetësi dhe të huaj.
Author: tirana
Kapitaneria e portit Vlorë, ka pezulluar lundrimin e tragetit Vlorë-Brindisi. Shkak është bërë përkeqësimi i kushteve atmosferike edhe era e fortë. Pas vendimit të kapitanerisë trageti nuk do të niset sot drejt Italisë. Dy ditë më parë ishte vendosur pezullimi vetëm për mjetet e vogla lundruese ndërsa sot është pezulluar edhe trageti. Forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon në 8 ballë.
Një tjetër pallat në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës pritet të evakuohet pas tërmetit që ra së fundmi. Tetë familjet dhe bizneset që janë në katin e parë të pallatit katër katsh kanë marrë njoftimin për t’u larguar dhe sistemuar në një vend tjetër pasi po trajtohen me bonus qiraje. Sot Policia Bashkiake në bashkëpunim me atë të Rendit u ka kërkuar banorëve të lënë banesat, në të kundërt do të nxirren forcërisht. Menjëherë pas mbledhjes së djeshme me zv. Kryeministren Balluku, kryetari i Bashkisë Bulqizës ka urdhëruar largimin e tyre si masë nga tërmetet e ditëve të…
Presidenti Bajram Begaj ka bërë homazhe pranë vendvarrimit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti në 555 vjetorin e vdekjes së tij. Ai është pritur nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe autoritetet e tjera vendore. Teksa theksoi rëndësinë e heroit tonë kombëtar, Begaj u ndal dhe te diskriminimi ndaj shqiptarëve. Ai iu referua deklaratës së ministrit të emigracionit britanik, Robert Jenrick, teksa tha se ka zyrtarë të lartë që po mundohen të fshehin dështimet pas shqiptarëve. “Ne shqiptarët edhe sot 617 vjet pas lindjes së Kastriotit, duhet t’u kujtojmë disave historinë e vendit tonë dhe të Evropës. Kastrioti është…
Pas një vite me sulme kiberentrike, eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni, ka kallëzuar sot në SPAK Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Kjo padi është bërë lidhur me hakërrimin e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë, teksa sipas Prognit, është vërtetuar tashmë që nuk ka pasur një segregim të serverëve, dhe sipas tij kjo mund të jetë bërë që t’u jepet akses patronazhistëve në mbledhjen e të dhënave. “Sot erdha për të bërë një kallëzim për AKSHI, për sulmin kibernetik, ku me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të gjitha të dhënat…
Avokati i grupit të Alibeajt në PD, Indrit Sefa, sot tha se është tërhequr padia në Gjykatë për bashkimin e dy Kuvendeve të kryera nga Basha dhe regjistrimin e vendimeve të tyre. Sali Berisha në një dalje për mediat, tha se dyshja Alibeaj-Basha pranojnë “de facto” Kuvendin e 11 dhjetorit, por që Alibeaj sipas Berishës, zbaton urdhrat e Edi Ramës. “Alibasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katër seanca, ose gjykata përdorte si pretekst se nuk e di si kombinohen me Ramën, kësaj i…
Në Komisionin e Sigurisë punimet për sesionin e ri parlamentar, nisën me kunja. Kryetari i Komisionit Nasip Naço i uroi mirëseardhjen Agron Çelës në grupin e PS, ndërkohë që pati edhe një ndërhyrje nga demokrati Ferdinant Xhaferraj. Nasip Naço: Para se tju jap fjalën zoti Ministër, doja t’i uroja mirëseardhjen zotit Çela në PS, ndihma dhe kontributi tuaj….(Ndërhyn Ferdinand Xhaferri) Ferdinand Xhaferri: Shiko ku keni arritur, i uron mirëseardhjen në grupin e PS, nuk e kuptoj.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjitha ata që janë të interesuar për të udhëtuar në Kinë. Sipas kreut të qeverisë, pas 30 ditësh nuk do të ketë më nevojë për të pasur një vizë për të shkuar në Kinë nga Shqipëria. Edhe pse vendi aziatik gjendet në një moment kritik dhe me masa të rrepta për udhëtarët për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, gjithsesi Pekini duket se i ka hapur derën shqiptarëve, që pas një muaji do të mund të udhëtojnë në vendin më të populluar të botës pa nevojën e vizës.…
Dorëzimet e mandateve nga deputetët e PD-së po bëhet një normë. Viti 2023 nisi po me një dorëzim mandati, këtë herë nga një deputet jo shumë i njohur, nga qarku i Vlorës. Fati është në derën e tij, sepse Gëzim Ademaj do të marrë mandatin e dorëzuar nga Fation Veizaj, thotë se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk do të heqë dorë nga çështja çame. “Kam qenë në fushatë i përfaqësuar nga PD, dhe i mbështetur nga PDIU. Ashtu si në fushatë do qëndroj me PD, do qëndroj me grupin parlamentar të PD. Për…
Ministri i Mbrojtjes, Bledi Çuçi e cilëson si mjaft efikase nënshkrimin e marrëveshjes së institucionit që ai drejton, Bankës së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme me Bankën Qendrore Evropiane, për mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi. Në një deklaratë për mediat, Çuçi nënvizoi se të tilla marrëveshje janë të domosdoshme, për të krijuar terrenin e duhur për të luftuar këto vepra kriminale. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se duhet të goditet falsifikimi i monedhave pasi falsifikatorët po përdorin mjete moderne. Fjala e plotë e Sejkos Është kënaqësi e veçantë për mua që në emër të Bankës së Shqipërisë…
Nisur nga situata ku do të ketë përkeqësim të motit, bëri që ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi të dalë në një konferencë për mediat, kjo për të komunikuar masat që duhen marrë duke pasur parasysh përkeqësimin e motit që parashikohet në ditët në vijim. Ministri u bëri thirrje kryesisht drejtuesve të bashkisë Shkodër dhe asaj Lezhë që të paralajmërojnë qytetarët që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të merren masat paraprake për reshjet intensive që pritet të bien. Sipas asaj që u bë e ditur, reshje me intensitet të lartë do të ketë në Shkodër, Kukës, Dibër e Lezhë, ndërsa me…
Covid-19 nuk shihet më si një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, shpjegon se ky virus e ka përmbyllur ciklin e tij të infektimeve dhe tashmë mund të shihet si një grip i zakonshëm. Periudha janar-mars është edhe më intensivja sa i përket përhapjes së gripit në popullatë: “Ka shumë viruse që shkaktojnë gripin dhe këto tri vitet e fundit, nuk kanë qarkulluar. Njerëzit nuk e kanë krijuar shtresën imunitare ndaj tyre”. Fëmijët po preken më së shumti nga virozat e stinës, por edhe nga koronavirusi. Për mjekun Sulçebe kjo është e pritshme, pasi fëmijët janë…