Kapitaneria e portit Vlorë, ka pezulluar lundrimin e tragetit Vlorë-Brindisi. Shkak është bërë përkeqësimi i kushteve atmosferike edhe era e fortë. Pas vendimit të kapitanerisë trageti nuk do të niset sot drejt Italisë. Dy ditë më parë ishte vendosur pezullimi vetëm për mjetet e vogla lundruese ndërsa sot është pezulluar edhe trageti. Forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon në 8 ballë.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment