Author: tirana

Nga raporti i Avokatit të Popullit për vdekjen e të riut Lear Kurti, del që policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur humbjen e jetës. Ngjarja ndodhi më 19 tetor ku i riu ndërroi jetë në duart e Policisë së Shtetit, në ambientet e komisariatit nr.3. Në raport thuhet se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq. Duke iu referuar raportit, policët ishin të paqartë por dhe kontradiktorë se pse ishte shoqëruar ky shtetas. Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes së Kurtit është diagnoza Anatomo-Patologjike, e…

Read More

Italia ka prezantuar fanellat e reja për vitin 2023, duke i quajtur “një fillim i ri”. Pas 20 vitesh me Puma, përfaqësuesja italiane e futbollit është kthyer te Adidas, që është frymëzuar te ndikimi i mermerit në arkitekturën italiane për krijimin e tyre. Përveç fanellës së parë, është prezantuar edhe e dyta.

Read More

Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, i ka dorëzuar sot dorëheqjen presidentit ukrainas Volodmyr Zelenskyy. Shkak mendohet të jenë bërë disa komente kontroverse të tij, pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh në Dnipro, duke vrarë të paktën 41 persona. Arestovych fillimisht tha se sistemi ukrainas i mbrojtjes kundërajrore kishte rrëzuar raketën ruse Kh-22. Këto komente u kapën shpejt nga propagandistët rusë, të cilët deklaruan më pas se ndërtesa ishte goditur nga një raketë mbrojtëse ukrainase.

Read More

Në “Big Brother Albania Vip 2”, dhuna po bëhet normë. Mbrëmjen e së shtunës, komenti i Luiz Ejllit revoltoi shumë modelen Kejvina Kthella, e cila guxoi ta qëllonte me shuplakë. Këto pamje u duk sikur u fshehën kur po zhvillohej spektakli pasi nuk u transmetuan, edhe pse Kejvina shfaqej e nevrikosur dhe nuk kursente gjuhën e rrugës dhe ofendimet ndaj Luizit. Arbana Osmani vetëm i bënte thirrje Kejvinës që të qetësohej ndërsa ajo vijonte të thoshte që edhe nëse do ishte në qiell do të zbriste për t’u përballur me Luizin. Ndërsa këngëtari e kaloi me qetësi duke mos i…

Read More

Edhe këtë të martë, seanca e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë sërish. Mësohet se avokati i tij, Maksim Haxhia ishte në një gjyq tjetër në Gjykatën e Apelit Durrës. Kujtojmë se Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për “Shpërdorim detyre” duke u shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Kleanth Laçi, një mësues i edukimit fizik është dhunuar nga disa persona. Ai thotë se ngjarja kishte nisur që në momentin kur kishte dalë nga shtëpia dhe tre persona me një makinë e ftuan për të pirë një kafe. “Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona, por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe…

Read More

Për shkak të tërmetit, një pallat në Bulqizë është rrethuar me shirit nga Policia pasi ka dëmtimeve. Në pallat jetojnë 10 familje, disa nga të cilat kanë dalë me qera në banesa të tjera ndërsa tre të tjerë nuk janë dakord për të dalë. Njëri prej tyre shprehet se do të kundërshtojë daljen nga shtëpia edhe pse Bashkia ju paguan bonusin e qerasë. Ai thotë se i kanë premtuar më parë se do të bëjnë pallat të ri, por në fakt nuk e kanë bërë. “Pallati kishte 3 vite që ishte plasur para tërmetit të 2019. Ra edhe tërmeti tjetër…

Read More

Çfarë do të ndodh me PD-në? Deputeti Lefter Gështenja thotë se bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të vijë përmes iniciativa të tilla, siç mori Ervin Salianji për shkarkimin e kreut të grupit. Ai thotë se ka ende mundësi për të ulur në bisedime të gjithë deputetët me njëri-tjetrin dhe për të arritur një zgjidhje. “Nuk dua të bëj albitrin, jam deputet i grupit parlamentar. Të gjithë deputetët janë kolegë të mi që kam komunikim. Në PD duhet pranuar fakti, situata është ndër më të rënda që ka patur në 32 vjet. Nëse flasim që PD është më e bashkuar…

Read More

Që në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore, në Qafë Thore reshjet kanë qenë me intensitet. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet “Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”,-thuhet në njoftim.

Read More

Gjykata e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes sa i takon statutit të Partisë Demokratike, pas tërheqjes së ankimit nga Enkelejd Alibeaj. Përfaqësuesi ligjor i PD-së së grupit të Alibeajt, Indrit Sefa tha se kjo bëhet për shkak të zgjedhje lokale të 14 majit, “Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të…

Read More

Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës, ka treguar më shumë për shpenzimet e larta që bëjnë shqiptarët për një ceremoni varrimi. Sipas tij ka edhe persona VIP që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr për familjarët e tyre. Për të ka edhe persona që harxhojnë shuma të mëdha për ndërtimin e një varri me mermer të ardhur nga jashtë, zënë dhe një hapësirë të konsiderueshme në varraze, duke detyruar të tjerët të varrosen 2-3 persona së bashku. “Anarkia e 30-viteve ka shoqëruar edhe të vdekurit, jo për fajin e tyre por për fajin tonë. Unë herë pas here shkoj…

Read More

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa foli nga Gjykata e Apelit, duke kërkuar që vendimi për vulën e PD-së të jepet para zgjedhjeve të 14 majit. Avokati tha se ata tërheqin padinë në Gjykatë për bashkimin e dy kuvendeve të kryer nga Basha, dhe regjistrimin e vendimeve të tyre. Ky vendim sipas Sefës do t’i hapë rrugë gjykimit në themel të çështjes se kujt i takon PD-ja. “Dua t’ju njoftojë se PD ka hequr dorë nga ankimi i paraqitur për njohjen e pasqyrimit të ndryshimit e statutit të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, për faktin e vetëm…

Read More