Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat nga indeksi i Fuqisë Globale 2020. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria ka kapërcyer 14 shkallë nga 2021 dhe se vndi ynë tanimë renditet pas Serbisë, por me diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “Nga Pakoja e Madhe u shpërblyen edhe Forcat e Armatosura, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë LAJM I MIRË: Në indeksin e Fuqisë Globale 2022 (Global Fire Poëer) Shqipëria ka kapërcyer 14 shkallë nga 2021 Vendi…

Read More

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda ka folur për herë të parë në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO, me 10-muaj burg, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Në një intervistë për Euronews Albania, Voda tha se ajo kurrë nuk ka marrë as telefon, as ndonjë shumë parash për të bërë punësimin në administratë të shtetases Florida Beut. Voda tha se në bisedën miqësore që kishte pasur me miken e saj Majlinda Hasani dhe Florida Beun në një lokal, këto të fundit i kishin dhënë një telefon për 8 mars. Ajo shton se nuk e…

Read More

Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mesuesit 59 vjecar në Tepelene. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person i cili është vëllai i nje nxeneseje 13 vjeçare në shkollen 9-vjeçare të Tepelenes. Alvi Gumeni emigrant eshte kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se të motres për ndihmë pasi 13 vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59 vjeçar Kleanth Laçi. Vetë Alvi Gumeni eshte vetëdorezuar para pak ne Policine e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunen qe ushtroi ndaj mesuesit te edukimit fizik Kleanthi Laçi një ditë më parë. Ai e ndërmori këtë veprim në kushtet…

Read More

Një delegacion i AMA-s, drejtuar nga kryetarja e Autoritetit, znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në takimin dypalësh për funksionimin e institucioneve demokratike që u zhvillua më 16 janar 2023 në Bruksel, në kuadër të negocimit të grupimit të parë të kapitujve të acquis së BE, “Themelorët”. Znj. Krasniqi prezantoi qasjen e institucionit mbi median në fushatën zgjedhore dhe punën intensive monitoruese të AMA-s gjatë dhe para fushatës zgjedhore, sipas kompetencave të dhëna nga Kodi Zgjedhor i RSH-së. Kryetarja e Autoritetit informoi në detaj edhe mbi kapacitetet teknike dhe teknologjike të AMA-s në procesin e monitorimit të transmetuesve audiovizivë në mbulimin…

Read More

Dhjetëra pasagjerë janë plagosur dhe disa janë dërguar në spital pasi një autobus dykatësh me 70 persona u përmbys në Somerset në Anglinë jugperëndimore. Mediat britanike raportojnë se aksidenti ndodhi të martën në mëngjes, teksa autobusi po çonte punëtorët në stacionin bërthamor të Hinkley Point C, ndërsa në të u përfshi edhe një motoçiklist. Një numër i konsiderueshëm ekuipazhesh policie, zjarrfikëse dhe ambulancash u dërguan në vendngjarje në Bridgwater, ndërsa 54 pacientë u kontrolluan nga mjekët dhe 26 u trajtuan për lëndime në këmbë.Autoritetet vendase kanë nisur hetimin për shkakun e aksidentit dhe po punojnë ngushtë me shërbimet e urgjencës.

Read More

Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti. Në një mesazh në “Facebook” Meta theksoi se sot nderohet kujtimi dhe vepra frymëzuese e simbolit të përbashkët. MESAZHI I METËS Në 555-vjetorin e kalimit në përjetësi të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë” nderojmë sot kujtimin dhe veprën frymëzuese të simbolit tonë më përbashkues në mbrojtje të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe identitetit tonë kombëtar. Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar do…

Read More

Pas bisedës së afërt që patën gjatë natës, Luizi e ka zgjuar sot Kiarën me një të puthur. Pas rutinës së mëngjesit ata kanë ndenjur gjatë gjithë kohës bashkë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të martë është në Komisionin e Sigurisë, në një seancë dëgjimore me deputetët. Ministri është përballur me akuzat e deputetëve të opozitës të cilët e akuzojnë qeverinë Rama për mbajtjen e një qëndrimi “prej struci” ndaj deklaratave të bëra nga presidenti serb Aleksander Vuçiç në kuadër të tensioneve në veri të Kosovës. Qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama për çështjet e sigurisë në Kosovë, deputeti demokrat Flamur Noka e ka cilësuar tradhti kombëtare. “Qeveria e Shqipërisë ka luajtur rolin e strucit. Kryeministri ka bërë atë që ishte jashtë çdo perceptimi politik dhe njerëzor.…

Read More

“Nuk ekziston asnjë listë me emra vizitorësh për shtëpinë private të presidentit amerikan, Joe Biden”. Këtë e konfirmon Shtëpia e Bardhë, në kundërpërgjigje ndaj kërkesës së Republikanëve për informacion lidhur me zbulimin e dokumenteve të klasifikuara në banesën e 80-vjeçarit në Delaware. Një zyrtar i kabinetit të Biden sqaroi se nuk është praktikë standarde që të mbahet një listë me emrat e vizitorëve të shtëpive private të presidentëve. Të paktën 20 dokumente sekrete janë gjetur në banesën e Biden në Delaware dhe në një zyrë private të përdorur nga ai në Uashington. Dosjet datojnë që nga koha kur ishte zëvendës…

Read More

U dënua për disa arka me peshk, dhe sot ish-zvministrja e Brendshme Rovena Voda, ka rrëfyer përjetimet personale në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO-së me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Voda tha se në momentin që iu komunikua akuza më 13 korrik 2021, ishte e habitur pasi ajo nuk e mbante mend bisedën e bërë me Majlinda Hasanin, në lidhje me punësimin në administratën publike të Florida Beut. Sipas saj biseda ishte e parëndësishme për të dhe ajo nuk del në asnjë përgjim që ka marrë përfitime me qëllim të ushtrimit të…

Read More

Në një aktivitet përkujtimor organizuar nga Bashkia Lezhë, Presidenti Bajram Begaj tha në fjalën e tij se historia e kombit shqiptar është ajo e qëndresës pavarësisht përpjekjeve të shteteve të tjera për të krijuar ndasi. “Historia e kombit shqiptar është ajo e arritjeve, qendresës, dhe e ringritjes përpos gjeopolitikës, përpos paragjykimeve, përpos dasive të kërkuara me insistim nga shtete shumë më të fuqishme. Jeta e Gjergj Kastriotit na kujton origjinalitetin e forcën e një populli autokton, pa orekse për territore që nuk i përkasin, por i palëkundshëm nga trojet e veta”,-u shpreh Begaj. Duke shfrytëzuar këtë datë përkujtimore, po ashtu…

Read More

Sot më 17 janar shqiptarët përkujtojnë 555 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në këtë ditë edhe Bashkia e Tiranës organizoi homazhe në nder të figurës së Skënderbeut. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka vendosur një kurorë me lule në nderim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, pranë memorialit të tij në Sheshin “Skënderbej”. “Në 555-vjetorin e vdekjes, nderojmë Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU! Përulemi me respekt para veprës së tij!” – shkruajti ditën e sotme Veliaj. Pasi mbrojti lirinë e popullit dhe kombit shqiptar për 25 vjet me radhë Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet shtetit…

Read More