Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do ta vijoj betejën time”, ish-zv/ministrja Voda: U habita, flitej për një histori që se mbaja mend

13:36 / January 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rovena Voda 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U dënua për disa arka me peshk, dhe sot ish-zvministrja e Brendshme Rovena Voda, ka rrëfyer përjetimet personale në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO-së me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Voda tha se në momentin që iu komunikua akuza më 13 korrik 2021, ishte e habitur pasi ajo nuk e mbante mend bisedën e bërë me Majlinda Hasanin, në lidhje me punësimin në administratën publike të Florida Beut. Sipas saj biseda ishte e parëndësishme për të dhe ajo nuk del në asnjë përgjim që ka marrë përfitime me qëllim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

“Në momentin kur jam njoftuar për masën e sigurisë ka qenë 13 korrik 2021, kisha 1 vit që isha liruar nga detyra. Kisha filluar jetën time profesionale, punoja si konsulente në një projekt. Në momentin që mu komunikua masa e sigurisë ka qenë një habi e madhe, një paqartësi e madhe dhe një gjendje shoku. Kur kam lexuar vendimin e gjykatës, flitej për një histori që as nuk e mbaja mend. Flitej për një histori që në memorien time ka qenë e parëndësishme dhe nuk lidhej as me marrjen e përfitimeve as me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

Së pari dua të sqaroj se komunikimet kanë qenë të dy personave të tjerë. Në asnjë moment, në 22-muaj hetime, nuk ka asnjë komunikim ku të dëgjohet zëri im, apo ndonjë një përgjim timin ku unë të shprehem për marrje dhe dhënie përfitimesh.

Dy personat e tjerë janë nga Durrësi, unë jam një vajzë nga Durrësi. Majlinda ka qenë avokate e vjetër në Durrës, ka qenë avokatja ku unë kam kryer stazhin, praktikën time profesionale. Njohja ka qenë e hershme që në vitin 2003”, tha Voda për “Euronews Albania”.

Rovena Voda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.