Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

555 vjetori i vdekjes, Begaj në memorialin “Skënderbe” në Lezhë: Jo legjendë por hero

13:26 / January 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
63c68f2224b1bbeagj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një aktivitet përkujtimor organizuar nga Bashkia Lezhë, Presidenti Bajram Begaj tha në fjalën e tij se historia e kombit shqiptar është ajo e qëndresës pavarësisht përpjekjeve të shteteve të tjera për të krijuar ndasi.

“Historia e kombit shqiptar është ajo e arritjeve, qendresës, dhe e ringritjes përpos gjeopolitikës, përpos paragjykimeve, përpos dasive të kërkuara me insistim nga shtete shumë më të fuqishme. Jeta e Gjergj Kastriotit na kujton origjinalitetin e forcën e një populli autokton, pa orekse për territore që nuk i përkasin, por i palëkundshëm nga trojet e veta”,-u shpreh Begaj.

Duke shfrytëzuar këtë datë përkujtimore, po ashtu Presidenti theksoi se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk është një vetëm një legjendë por një hero të cilit shqiptarët gjithmonë do t’i jenë mirënjohës.

“Jeta e Gjergj Kasriotit tregon suksesin e besimit tek vetvetja, pa i lakmuar askujt asgjë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është një legjendë, është një hero, por mbi të gjitha është një e vërtetë. Gjergj Kastrioti, është Heroi ynë Kombëtar dhe ne i jemi mirënjohës për luftën, përpjekjet, sukseset dhe shembullin. E shqiptarët dinë të jenë mirënjohës. Por, Gjergj Kastrioti ishte mbi të gjitha një shqiptar si të tjerë në mote e sot, që kanë në zemër dashurinë për këtë tokë, kanë besim në cilësitë e tyre, dhe dinë të arrinë suksese për vete e për shumë të tjerë. Këta shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë,” nënvizoi Presidenti Begaj.

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.