Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Noka: Qëndrimi i Ramës ndaj Vuçiç një tradhti kombëtare. Peleshi: Jemi në një linjë me NATO-n

14:00 / January 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ff 31 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të martë është në Komisionin e Sigurisë, në një seancë dëgjimore me deputetët. Ministri është përballur me akuzat e deputetëve të opozitës të cilët e akuzojnë qeverinë Rama për mbajtjen e një qëndrimi “prej struci” ndaj deklaratave të bëra nga presidenti serb Aleksander Vuçiç në kuadër të tensioneve në veri të Kosovës.

Qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama për çështjet e sigurisë në Kosovë, deputeti demokrat Flamur Noka e ka cilësuar tradhti kombëtare.

“Qeveria e Shqipërisë ka luajtur rolin e strucit. Kryeministri ka bërë atë që ishte jashtë çdo perceptimi politik dhe njerëzor. Dashuri patetike për Vuçiç dhe qëndrimin e Rusisë është tradhëti kombëtare. Ai deklaroi se do të dërgonte 1000 trupa në territor shqiptar dhe kryeministri fut kokën si struci. Nuk bën asnjë deklaratë për kundër Vuçiçit dhe kemi parë qëndrime kundër ministrave të Kosovës”,-tha ndër të tjera deputeti demokrat.

Nga ana tjetër ministri Niko Peleshi theksoi që Shqipëria është e para që reagon për çështje të Kosovës, por shtoi ai, “tonet janë gjithnjë në përputhje me ato të NATO-s.”

“Nuk është e drejtë të spekulohet që Shqipëria nuk ka qenë aty kur Kosova ka pasur nevojë për mbështetjeje. Çdo përpjekje dhe veprim i yni është i koordinuar me NATO-n,” theksoi ministri.

Edi Rama Flamur Noka niko peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.