Author: tirana

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në dy ditët në vijim, Bashkia Mat u bën thirrje të gjithë qytetarëve se për çdo problematikë që mund të kenë, të kontaktojnë me administratorin e njësisë së tyre tyre. Kryebashkiaku Agron Malaj ka publikuar numrat e telefonit të gjithë administratorëve të njësive në Mat, ndërsa u kërkon qytetarë që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve me makinë për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta që mund të jenë prezent në datat 18 dhe 19.

Read More

Edhe këtë të mërkurë kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, teksa ka denoncuar atë se po bllokon cdo mekanizëm të hetimit të saj. Berisha nuk saktësoi nëse kjo thirrje ishte për një protestë të afërt që mund të organizojë opozita. “Kjo qeveri po bllokon çdo mekanizëm të hetimit të saj dhe ka hapur dyer për vjedhjen tuaj ditën, natën e në mënyrë të pandërprerë. Ju bëj thirrje, të ngrihemi fuqishëm kundër kësaj organizate kriminale që nuk ndalet sot para asgjëje, që mbulohet sot nga ajo drejtësi që është…

Read More

Kryetarja e Autoritetit për Informim për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, thotë se kandidatët për zgjedhjet e 14 majit duhet të bëjnë verifikim të detyruar dhe transparencë me përgjegjësi penale. Sula tha se institucioni që drejton e ka propozuar këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor, por që nuk është bërë ky hap. “Ne kemi propozuar një qasje që vë një kut për të gjithë, që është verifikimi i detyruar dhe transparencë me përgjegjësi penale. Thënë kjo, ne kemi propozuar ndryshim Kodi Zgjedhor, politika ka diskutuar forma të tjera. Ngelet që ta bëjnë këtë hap, por nuk e kanë bërë.…

Read More

Këtë të mërkurë Ministria e Turizmit ka shpalosur sfidat për vitin 2023, dhe ministrja Mirela Kumbaro ka bërë të ditura disa prej synimeve. Një theks të rëndësishëm në projektet e Ministrisë së Turizmit e zë dhe ekonomia qarkulluese. Në qarqet e Gjirokastrës dhe të Kukësit, Kumbaro tha se do investohet në menaxhimin e integruar të mbetjeve për një pikë fundore. “Ka hyrë në fuqi që nga data 1 Janar e këtij viti ristrukturimi i plotë i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me një drejtori të dedikuar për ekonominë qarkulluese, që ka të bëjë me përdorimin e 3 R-ve; Ripërdorimin, Riciklimin…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, thotë se grupimi i Enkelejd Alibeajt në sondazhe shkon nga 8-12 % mbështetje, dhe sipas tij ka një elektorat që i rri pas këtij grupi që ka mbajtur një qendrim të caktuar ndaj Berishës. Nga ana tjerër, Gjekmarkaj nënvizon edhe se askush nuk e do bashkimin e PD-së. “Një parti e tillë që para një viti e gjysmë nuk fituam kur ishim të gjithë bashkë si parti me program e përpjekje, atëherë mendo tani kur jemi me dy pjesë. Njëra më e madhe e tjetra më e vogël. E domosdoshme së pari bashkimi, e…

Read More

Për Ylli Manjanin nuk duhet një shqyrtim nga ana e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes e ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Manjani thotë se në lidhje me këtë rast, ku pretendohej se bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar pasuri publike, duhet të kishte një gjykim administrativ apo penal. Sipas tij, neni 70 i Kushtetutës, ndalon deputetët që të kryejnë veprimtari fitimprurëse dhe të kenë përfitime nga pasuri publike, por nuk citohet për familjarë apo të afërm. “Unë nuk e di se çfarë ka kërkesa, realisht nuk e njoh si çështje, sepse që të jap një mendim…

Read More

Kërkuan prej 1 dekade aksionet që u la ish-themeluesi i Top Channel Dritan Hoxha, ish aksionerët kanë humbur gjyqin në Gjykatën e Lartë. Ata kërkuan 60 % të televizionit, por me vendim gjykate përfundimisht Top mbetet në pronësi të Vjollca Hoxhës e familjes së saj. WebLajm raporton se Sokol Ngresi, Dariel Sina ishin pro familjes Hoxha. Ndërsa gjyqtari Artur Kalaja kundra.

Read More

këtë të mërkurë Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat po diskuton propozimin e ardhur nga PD-ja, të deputetes Jorida Tabaku të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Nga ana tjetër, Tabaku tha se statusi i investitorit strategjik, rrezikohet që të përdoret nga PS-ja në fushatë. “Kam propozuar që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet e interesuara të ndryshohet duke përcaktuar si afat datën 1 janar 2023 dhe për rrjedhojë, çdo projekt që do të paraqitet jashtë këtij afati të refuzohet apriroi nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Ukrainë ku si pasojë e rrëzimit të një avioni mbi kopshtin e fëmijëve, kanë humbur jetën 18 persona, mes tyre disa fëmijë, ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë. “Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës”,-shkruan Xhaçka në Twitter. Rritet…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, ku një mësues i fizkulturës është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës ku jepte mësim. Kushi tha se Zyra Arsimore e Tepelenës ka pezulluar nga puna Kleanth Laçin deri në përfundimin e plotë të hetimeve. “Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia,…

Read More

Në moshën 118-vjeçare, shuhet gruaja më e vjetër në botë. Motra Andrè ndërroi jetë në Francë, në një shtëpi pushimi në Toulon. E lindur Lucile Randon më 11 shkurt 1904 në Alès në Gard, ajo ishte shpallur nga Libri i Rekordeve Guinness si personi më i vjetër në botë pas vdekjes së japonezes Kane Tanaka, i cili vdiq në moshën 119 vjeçare, 25 prillin e kaluar. Prej disa vitesh fetarja e moshuar nuk e fshehu lodhjen dhe shpresonte të “ikte nga kjo botë”. Por “Zoti nuk më dëgjon”, tha ajo një vit më parë. E kufizuar në një karrige me…

Read More

Në rrjetet sociale është bërë virale një video ku një shtetas i paidentifikuar denoncon një rast korrupsionit nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka nisur hetimet për dy inspektorë të policisë në Durrës. Hetimi disiplinor ka nisur për inspektorët e trafikut urban dhe interurban me iniciale E. S. Dhe S.S., si edhe për shoferen e cila dyshohet se i ka dhënë para dy efektivëve të policisë. Po ashtu hetimi ka nisur edhe për shoferen I.H, e cila dyshohet se i ka dhënë para dy efektivëve të policisë. Njoftimi i Policisë Drejtoria Rajonale e Agjencisë…

Read More