Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Do t’i hiqet mandati Xhaçkës? Manjani tregon pse nuk duhet të shqyrtohet në Kushtetuese

11:54 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manjani ylli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Ylli Manjanin nuk duhet një shqyrtim nga ana e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes e ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Manjani thotë se në lidhje me këtë rast, ku pretendohej se bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar pasuri publike, duhet të kishte një gjykim administrativ apo penal. Sipas tij, neni 70 i Kushtetutës, ndalon deputetët që të kryejnë veprimtari fitimprurëse dhe të kenë përfitime nga pasuri publike, por nuk citohet për familjarë apo të afërm.

“Unë nuk e di se çfarë ka kërkesa, realisht nuk e njoh si çështje, sepse që të jap një mendim të plotë duhet të di se çfarë ka përmbajtja. Pretendohet që burri i zonjës Xhaçka ka marrë një status të investitorit strategjik në jug dhe pretendohet që ka marrë dhe një pronë publike me këtë rast, për ta përdorur.

Për këtë arsye, Partia Demokratike instiston që zonja Xhaçka duhet të dorëzojë mandatin me arsyetimin që sipas Kushtetutës, deputetët, nenit 70 të Kushtetutës, nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse dhe të kenë përfitime nga pasuri publike. Ky është rasti. Nëse ky është rasti dhe nuk ka asgjë tjetër, në vlerësimin tim, nuk ka vend për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetuta e ka lidhur qartë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, që deputeti personalisht, nuk mund të përfitojë pasuri publike dhe të ketë biznes, jo të afërmit dhe familjarët e deputetit. Neni 70 është shumë i qartë në këtë pjesë, referenca se kur shkohet në Gjykatën Kushtetuese është shumë e qartë. Pra, gjykimi kushtetues në këtë rast është i tepërt.

Po të ishte ky rasti dhe me kaq fakte, unë nuk mendoj që Gjykata Kushtetuese duhet të investohej sot për të gjykuar këtë çështje. Me kaq fakte, mund të ishte një gjykim administrativ apo penal. Mund të gjykohej pafundësisht nëse është apo jo në konflikt interesi zonja Xhaçka, prapë nuk do ishte një gjykim kushtetues”, theksoi ai.

Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.