Author: tirana

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka publikuar një foto nga Durrësi, ku tre policë bashkiakë qëndrojnë të pozicionuar në një palë viza të bardha për këmbësorët. Kjo pamje, e cila për Bylykbashin është paradoksale, ndodh tashmë që po afrojnë zgjedhjet lokale. “Pamje e denjë për shprehjen: “U gjet Kola në punë”. Tre policë bashkiakë për një palë viza të bardha. Këtë pamje e sheh rëndom nëpër Durrës këto ditë. Nuk është çështje paaftësie dhe prandaj duhen tre policë. Duhet vota e tyre dhe blihet me vende pune”, shkruan ai. Më tej, demokrati shprehet se Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë…

Read More

Një tragjedi është shmangur pak minuta më parë në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej, kur një familje prej 5 anëtarësh ka tentuar të kalojë anën tjetër të përroit me makinë. Niveli i përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina duke u shpëtuar jetën. Sipas banorëve, familja po kthehej nga një ceremoni varrimi. @tirananews.al Përroi zë në “kurth” automjetin me 5 anëtarë të një familje në Lezhë #viraltiktok #viralvideo #Tirana #fyp #ig…

Read More

Këngëtari nga Kosova, Ermal Fejzullahu, në një postim në InstaStory shkruan se ka gati 2 dekada që e njeh Ejllin, duke mos kursyer fjalët e mira për të. “Luiz djali, të njohë gati 2 dekada, gjithmonë i njëjtë i buzëqeshur. Djalë pozitiv. Po i gëzohem faktit që edhe publiku të do fort, ashtu siç të duam ne të gjithë. Pafsh shëndetin, për të tjerat as mos ta ‘nin’ hiq” shkruan Ermali.

Read More

Pasi i dorëzoi kreun e partisë bashkëshortit të saj, duke ja lënë në nivelet më të larta me plot 3 deputetë në Kuvend, Monika Kryemadhi ka më shumë kohë për t’u argëtuar me të rinjtë dhe për të bërë më shumë video për TikTok për rritjen e fansave. Së fundmi, ajo ka gjetur kohë dhe për të ushtruar edhe palestër dhe këtë gjë na i ka treguar me një tjetër videot të publikuar në TikTok. Siç duket, Kryemadhi po ushtron palestër për të bërë forma sa më perfekte dhe për të sfiduar vajzat e reja. Në videon e mëposhtme shihet…

Read More

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian. Kjo rezolutë fokus kryesor e ka forcimin e rolit të BE-së në botë dhe përgjigjen që duhet dhënë në rrethanat e reja ndërkombëtare, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Në tekstin e rezolutës, që ishte miratuar së pari në Komisionin e Politikës së Jashtme, u propozua që në disa fusha në politikën e jashtme, Bashkimi Evropian të votojë me shumicë të kualifikuar, e jo me konsensus, në mënyrë që votimi të jetë më efikas. Në disa pjesë të Rezolutës…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan. Një grua rreth moshës 48 vjeç dyshohet është mbytur në lumin Shkumbin. Mësohet se gruaja kishte dalë mbrëmjen e djeshme pvr të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më. Familjarët njoftuan policinë, ndërsa sot është evidentuar një kufomë në ujërat e lumit Shkumbin. Trupi i pajetë është nxjerrë nga uji.

Read More

Skënder Gjinushit i hapet udhë për t’u rizgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave me një mandat të dytë, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tanishëm. Një grup deputetësh kanë propozuar ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”. Neni 11, në pikën 10, përcaktonte se “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate, por jo radhazi”. Me ndryshimin e propozuar, pika 10 e nenit 11 bëhet, “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate”,…

Read More

Policia ka vënë në pranga një person në Krujë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi u konstatua se nuk dispononim dokumentacion përkatës për guroret e tyre. Është arrestuar shtetasi B. B., 52 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim I. L., 55 vjeç, pronari i një tjetër guroreje në të njëjtën zonë të Krujës. “Operacioni, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive mjedisore, kryesisht të atyre me objekt shfrytëzimin e kundërligjshëm të guroreve, veprimtari e cila bëhet shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit. Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, janë konstatuar 2 gurore që…

Read More

Vladimir Putin ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim se Rusia do të fitojë luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa iu drejtua punëtorëve gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Shën Petersburg sot. Udhëheqësi rus pohoi gjithashtu se veprimet e Moskës në Ukrainë synojnë të ndalojnë një “luftë” që është ndezur në Ukrainën lindore për shumë vite. Ndërsa mori pjesë në një takim me veteranë në qytetin e tij të lindjes, ai tha se Rusia ka kërkuar prej kohësh të negociojë një zgjidhje për konfliktin në Donbas të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Moska po luftojnë me forcat…

Read More

Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës (SBU) kanë nisur hetimet për rrëzimin e helikopterit në periferi të Kievit, Brovary, që vrau të paktën 17 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës. Sipas SBU, janë duke u shqyrtuar disa versione të tragjedisë, duke përfshirë “shkelje të rregullave të fluturimit, mosfunksionim teknik të helikopterit, veprime të qëllimshme për të rrëzuar helikopterin”. Asnjë zyrtar ukrainas nuk ka reaguar deri më tani për shkakun e aksidentit ajror. Më herët, presidenti ukrainas e quajti ngjarjen një tragjedi, në një reagim të ndjerë në Twitter.

Read More

Gjimnazi “Besnik Sykja” në Tiranë, po i nënshtrohet rikontruksionit të plotë, duke i shtuar hapësirat dhe një palestër të re për nxënësit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për godinën e re, u shpreh i kënaqur me ecurinë e punës. Ai tha se pavarësisht motit jo të mirë të këtyre ditëve, është bërë 50% të punës dhe shkolla pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm mësimor. “Falenderoj kolegët, të cilët pavarësisht vështirësive të motit, nuk e kanë ndalur punën. Fakti se është bërë më shumë se gjysma e punës, është një lajm i shkëlqyer. Jo vetëm për ne,…

Read More