TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Numri i të vdekurve nga tërmeti kalon 12,000

21:47 / February 8, 2023

Gjest fantastik nga Marash Kumbulla, feston ditëlindjen duke çuar dhurata në një kopësht në Burrel

21:41 / February 8, 2023

“Dua një çun yll, të gjatë e brun”! Kiara i bën kërkesën e veçantë produksionit pasi u bë xheloze për Luizin që iu vardis Keisit

21:35 / February 8, 2023

Agron Shehaj për skandalin “McGonigal”: Bllokuam dy herë foltoren për të fituar të drejtën e debatit

21:30 / February 8, 2023

BE-ja organizon konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

21:20 / February 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Sociale

Vend i eposit, folklorit e nacionalizmit shqiptar, Gentiana Malaj: Tropoja e bukur si zanë!

10:35 / January 18, 20236 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga: Gentiana MALAJ

Tropoja, hirushja shqiptare, e mbuluar në dimër me vellon madhështore të dëborës së maleve, të cilat ngrihen përmbi re dhe e stolisur në verë me kostumin e shndritshëm, dhuratë e natyrës së saj përrallore, të shfaqet para syve befasisht e madhërisht me bukuritë e zanave, banore të përjetshme të këtyre maleve krenare, epike e të mistershme njëherësh. E kush nuk ka dëgjuar për Valbonën, lumin magjepsës të cilin pena e poetit tropojan e ka krahasuar me bukurinë e Tanushës, perlës së Eposit të Kreshnikëve e të folklorit shqiptar.

Qysh para 2-3 shekujsh këtë trevë mahnitëse e kanë vizituar delegatë apostolikë, udhëpërshkrues e studiues të shquar europianë. Mjafton të lexosh në kronika të vjetra relacionet e priftit Marin Bici, të Baron Franc Nopçes apo të Miss Edith Durhamit, të cilën malësorët e këtushëm e kanë “pagëzuar” me epitetin kuptimplotë e brilant “Krajlica e maleve” për të kuptuar se Tropoja ka qenë në qendër të vëmendjes së Europës si një areal krejt i veçantë e autentik i atdheut, i kulturës dhe historisë sonë që na vjen nga thellësia e shekujve. Më kanë bërë përshtypje të pashlyeshme që fëmijë vargjet e këngës brilante të Tropojës:

        ....O hajt të dalim, 
                           një herë në Tropojë,
                           era bëhet zog,
                           lulja bëhet mollë....

Në Tropojë shkohet me dy rrugë: Tiranë – Gjakovë – Bajram Curri ose Koman – Fierzë me traget.
Zgjodha të parën jo rastësisht. Kisha dëshirë të kaloja përmes Kosovës, të pija një kafe në Gjakovë, kryeqendra e Tropojës, apo e Malësisë së Gjakovës siç njihet me të drejtë kjo trevë. Pasdite lamë pas Gjakovën e pas pak minutash jemi në Qafën e Morinës. Na shfaqen para syve bukuritë mahnitëse të Tropojës, Alpet krenare të vendosura si me magji në epiqendër të Shqipërisë etnike.

Këto male të larta janë Olimpi shqiptar e njëherësh Kurora e Atdheut. Për pak minuta na shfaqet Valbona kaltëroshe dhe qyteti i bukur alpin në prehër të Alpeve. Jemi në qendër të Bajram Currit. Tribuni i kombit qëndron krenar e i menduar në një monument madhështor. Heroi është tropojan, por ka lindur e është rritur në Gjakovë e sytë i ka natyrshëm nga Kosova kreshnike. Qyteti e veçanërisht qendra e tij janë të bukur e të imponohen në çast. Turizmi e shërbimi i tij të një niveli ndërkombëtar, gatime tradicionale e moderne, shërbim ekselent dhe një pastërti për t’u pasur zili.

Lugina e Valbonës të magjeps. Poshtë urës së Shoshanit fillon kanioni i parë. Mes shkëmbinjve që bien thikë nga të dy anët, shfaqen ujërat kaltëroshe e të tejdukshme si një kupë prej kristali. Në këtë portë shkëmbore të cilën Valbonës i janë dashur qindra mijëvjeçarë për ta gdhendur e latuar, fillon lugina mahnitëse e stolisur në të dy anët e lumit me një gjelbërim uniform kurora lisash të gjatë e të stampuar në shpatet e maleve të cilat të duken sikur fluturojnë përmbi re për të rrokur qiejt. Rrugën drejt Valbonës (fshatit që mban emrin e lumit) duhet ta bësh me disa ndalime, nëse dëshiron të shijosh bukuritë e ujërave të kristalta, të katarakteve e brigjeve të cilave nëna natyrë u ka falur bukuri pa fund.

Të bëjnë përshtypje toponime të tilla si: Klysyrë, Maja e Gjarprit, Kollata, Fusha e Gjesë (Egërsirave), Gryka e Zhaborrës apo Lugjet e Verdha, një emër i përmendur në Eposin e Kreshnikëve. Nga Dragobia deri në Rragam në të dy anët e lumit janë ngritur kudo bujtina e hotele të bukura, të cilat presin mijëra vizitorë vendës e të huaj. Të bëjnë përshtypje kullat e vjetra prej guri me çati të pjerrëta të tipit alpin. Vëren me kënaqësi se shumica e ndërtimeve të reja në shërbim të turizmit, janë në harmoni me ambientin dhe arkitekturën tradicionale popullore.

Ajri i pastër, uji i kristaltë e i ftohtë i burimeve dhe ushqimet tradicionale e bio që të shërbehen, të heqin në çast lodhjen. Këtu është bërë traditë panairi i kulinarisë, prodhimeve bujqësore e blegtorale. Mjalti, rakia e kumbullës, maza e flija janë tepër të kërkuara nga turistët.

Tropoja përtej bukurive natyrore është një nga bastionet e hershme e të reja të kulturës kombëtare. E njohur si epiqendra e Eposit të Kreshnikëve, mbledhur e kodifikuar në korpusin e “Visareve të Kombit” nga priftërinjtë mendjendritur Bernardin Palaj e Donat Kurti në vitet 1920-1924 të shekullit të kaluar, Tropoja i dha Shqipërisë rapsodët e papërsëritshëm Lulash Martinin, Mirash Gjonin e Mhill Prekën, aedët e fundit të Ballkanit siç është shprehur me të drejtë një studiues. Emrat e poetëve të Tropojës, Anton Papleka, Hamit Aliaj, Besnik Mustafaj, i bëjnë nder letërsisë shqipe dhe asaj europiane. Këngët e vallet tropojane janë njëlloj brilante si vargjet e poetëve të saj e përbëjnë trininë e shenjtë të kulturës së kësaj treve.

Të falem ty Nikaj – Mërtur….

Kështu e fillon poezinë e tij për vendlindjen poeti Marash Mëhilli. Dymbëdhjetë fshatrat e kësaj krahine janë vendosur në shpatet e maleve të cilat qarkojnë në të katër anët si një kurorë vigane e natyrës. Mespërmes kalon Lumi i Mërturit me ujërat e kristalta e të kthjellëta si loti. Kullat e bardha prej guri “të mbira” majë kodrash si pishat në shkëmb kanë ruajtur në shekuj lirinë, besën, mikpritjen e traditat e lashta shqiptare të kësaj krahine e cila qëndroi në shekuj një kala e papushtueshme përballë armiqve tanë.

Nga ura e Mërturit një rrugë këmbësore gjarpëron në të përpjetë mes pyllit të lajthive, shkozave, gështenjave e lisave dhe të çon në qendër të Shëngjergjit, kryeqendrës së Bajrakut të Mërturit. Është një fshat i bukur me kullat e arat e vendosura radhë-radhë. Kudo syri të sheh vetëm gjelbërim. Mollët, arrat, rrushi, kumbullat e gështenjat si kudo në Tropojë janë plot e përplot me fruta.

Shëngjergji është një nga vendbanimet më të hershme të krahinës. Në mesjetë përmendej me emrin Blaka. Varrezat e lashta të fshatit e Rrënojat e Kishës janë dëshmitare e bashkudhëtare të kësaj historie. Këtu prehen brez pas brezi burrat e shquar të cilët i dhanë emër Shëngjergjit e Fisit të Mërturit. Kujtimi i tyre është i shenjtë e përcillet me dashuri e fanatizëm nga prindi te fëmija.

Tropoja nuk mund të imagjinohet tani pa Liqenin e Komanit. Ai qarkon pjesën më të bukur të esktremit të saj, Palçin, Salcën e Brisën. Një udhëtim me traget është domosdoshmëri për ata që vijnë për herë të parë në këto anë. Trageti është i bukur e të garanton një udhëtim mbresëlënës. Udhëtarët ngjiten në kuvertë e nuk ngopen duke shijuar bukuritë e natyrës së egër e të virgjër.

Pas dy orësh udhëtim të shfaqet diga e Komanit, tuneli e kalata ku ankorohet trageti. Pasagjerët e turistët e ardhur nga Tropoja kthejnë kokën pas e instinktivisht e në heshtje zgjohen nga mendimet. I pret një rrugë tjetër drejt Vaut të Dejës, Shkodrës, Lezhës, Tiranës e Ultësirës Shqiptare.

Mirupafshim e mirëtëgjetshim Tropojë e bukur si ëndërr!

Gentiana Malaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Bulqizë/ Rruga e pushtuar nga akulli, shoferët kërkojnë ndërhyrje

21:00 / February 8, 2023

Rritet rezistenca ndaj antibiotikëve, shqiptarët shmangin vizitat tek mjeku

17:28 / February 8, 2023

Çmimi i bulmetit rritet me 37%? Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron gjoba

17:17 / February 8, 2023

Speciale/ Mati kantier ndërtimi, së shpejti nis puna në 15 objekte

13:21 / February 8, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“Dua një çun yll, të gjatë e brun”! Kiara i bën kërkesën e veçantë produksionit pasi u bë xheloze për Luizin që iu vardis Keisit

21:35 / February 8, 2023

PD e Berishës denoncon: Qeveria dhe Veliaj kanë frikë nga popullariteti i Luiz Ejllit

21:11 / February 8, 2023

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Numri i të vdekurve nga tërmeti kalon 12,000

21:47 / February 8, 2023

Gjest fantastik nga Marash Kumbulla, feston ditëlindjen duke çuar dhurata në një kopësht në Burrel

21:41 / February 8, 2023

“Dua një çun yll, të gjatë e brun”! Kiara i bën kërkesën e veçantë produksionit pasi u bë xheloze për Luizin që iu vardis Keisit

21:35 / February 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.