Ajo që për rreth 30 vite shërbeu si vendgrumbullim i mjeteve të konfiskuara, shumë shpejt do t’i kthehet qytetarëve të Librazhdit si një hapësirë rekreative. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, bashkë me kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan punën që po bëhet për krijimin e kësaj hapësire të re rreth 7000 metër katror, ku hapësira e gjelbër kombinohet me ambientet çlodhëse dhe argëtuese për grupmosha të ndryshme.“Do të japë një hapësirë tjetër jo vetëm të gjelbër, por argëtuese. Këtu mund të vijnë fëmijët, mund të vijnë familjarë e kombinuar dhe me atë pyllin e vogël që është ngjitur,…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon këtë të enjte kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për mosmbajtjen e premtimit për të strehuar familje të zonës së Kombinatit që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. “Zona e Kombinatit pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe si pasojë rreth 1500 familje mbetën të pastreha. Familjet e prekura nga tërmeti nuk i kanë ende në dorë çelësat e banesave të reja, pavarësisht premtimeve të shumta nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. As shorti për këto familje nuk është zhvilluar, duke shënuar një premtim…
Nga moti i keq që ka përfshirë mbarë vendin, është pezulluar mësimi në 56 shkolla. Ministria e Arsimit, njofton se ky vendim është marrë për sigurinë e nxënësve dhe se pezullimi do të vijojë deri në përmirësim të situatës.”Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP. Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për…
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pasi ka dëshmuar sot në SPAK për rreth 60 minuta, ky i fundit nuk ka pranuar që të flasë për mediat. Nisur nga fakti se po binte shi, Roshi i është shmangur gazetarëve duke mbajtur çadrën shumë pranë vetes.
Amosi me Dean kanë bërë së fundmi një lojë gjatë së cilës secili prej tyre duhet të zgjidhte tre banorë dhe të thonin se cilin do shtynin, cilin do puthnin dhe me kë do martoheshin. Dea zgjodhi për Amosin Tean, Kiarën dhe Efin. Amos tha se Tean do ta shtynte, Efin do e puthte dhe se me Kiarën do martohej. Nga ana tjetër Amos zgjodhi për Dean Luizin, Bjordin dhe Ronaldon. Dea zgjodhi të shtyjë Luizin, të martohej me Bjordin dhe të puthi Ronaldon.
Tropoja është bashkia më e prekur nga situata e krijuar nga përkeqesimi i kushteve të motit. Në 48 orët e fundit ka pasur reshje shiu të cilat janë shoqëruar me erë të fortë e për rrjedhojë kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike dhe në akset rrugore. Pa energji elektrike janë fshatrat Zogaj Kepenek, Kam, Radogosh, Berishë dhe Çorraj të Njësisë Administrative Bytyq. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për çdo avari duke siguruar furnizim me energji për banorët. Disa akse rrugore nacionale dhe rurale u dëmtuan për shkak të rënies se gurëve inerteve. Ka pasur rënie…
“Jemi në pikën kyçe të situatës alarmante. Kemi rritje të nivelit të Bunës, të liqenit të Shkodrës. Jemi në pikën kyçe duke parë dhe impaktin që ka, mund të themi që jemi në menaxhim”,-tha prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni. Kurse nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Paçaj ka theksuar se deri më tani si pasojë e motit të keq nuk ka banesa të përmbytura por vetëm probleme në akse rrugore. “Në fshatra situata është normale, nuk kemi probleme të raportuara përveç akseve të bllokuara. Pra nuk ka përmbytje shtëpish por vetëm me ujë në akse të caktuara. Nuk kemi…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se ata synojnë që të rimarrin Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, pasi ai u bëri thirrje partnerëve të tij perëndimorë që t’i japin atij më shumë armatime. “Objektivi ynë është të çlirojmë të gjitha territoret tona. Krimea është toka jonë, territori ynë, deti dhe malet tona. Na jepni armët tuaja dhe ne do ta kthejmë tokën tonë”, tha Zelensky gjatë një fjalimi në Davos, Zviciër.
1000 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër në 24 orët e fundit. Prefektja e Shkodrës, Maljinda Angoni ishte në zonën e Obotit ku inspektoi situatën e krijuar nga moti i keq. Ajo tha për mediat, se deri më tani situata është e menaxhueshme dhe të gjitha ekipet e emergjencave janë në gatishmëri nëse do të ketë një përkeqësim të situatës. Aktualisht në rrugën e Obotit ka prezencë të lartë të ujit dhe është e kalueshme vetëm me mjete te larta. “Situatë e menaxhueshme. Është ulur dhe niveli i shkarkimeve nga 900 që ishte dje. Sot është 500 m3. Është një…
Pas denoncimit në emisionin “Stop”, Policia e Tiranës ka arrestuar farmacistin që ngacmoi një grua e cila kërkonte të bënte abort. Hysni Roci, 53-vjeç u arrestua për akuzat e kontrabandë me mallra të tjera, tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë dhe fshehje të të ardhurave. Një qytetare u paraqit në farmacinë e 53-vjeçarit duke kërkuar një ilaç për të bërë abort. E infiltruara tha se nuk kishte një recetë nga mjeku për pilulën. Ky ilaç shitet nën dorë në mënyrë ilegale. Farmacisti 53-vjeçar i tha qytetares se do të pyeste në depo e do t’i kthente përgjigje për të marrë…
Ylli i pop-it botëror, Dua Lipa ka shënuar një arritje fantastike. Ajo do të jetë pjesë e bordit drejtues të eventit të Met Gala 2023. “E lumtur t’ju njoftoj se do të jem një nga bashkëdrejtueset e Met Gala 2023 përkrah Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të Majit”, shkruan Dua. Tema e këtij viti në Met Gala është “Karl Lagerfeld: A line of beauty”. Stilisti i njohur i shtëpisë së modës Chanel, i cili u nda nga jeta në shkurt 2019, la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme krijimtarie. View this post…
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, thotë se lufta kundër korrupsioni është vullnet politik, dhe se duhet që të jetë prioritet kombëtar. Tabaku shprehet se u ka kërkuar deputetëve të opozitës dhe mazhorancës që të votojnë projektligjet që ajo paraqiti ditën e djeshme lidhur me Koncesionet dhe investimet strategjike. Deputetja shkruan se këto propozime bazoheshin në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë personale sa i takon koncesioneve të firmosura nga një person që mban post publik. “Lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar! Sot, nuk presim dot rastin të nxjerrë pagesat poshtë dyshekut të një ish zyrtareje; ose të bëhet statistikë.…