TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

‘Më mungon’! Kiara pranon ndjenjat për Luizin

23:27 / January 30, 2023

Pse kafen duhet ta pini me qumësht

23:23 / January 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

“Lufta kundër korrupsionit, prioritet kombëtar”, Tabaku: Jo të presim zbulimin e pagesave poshtë dyshekut

10:29 / January 19, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, thotë se lufta kundër korrupsioni është vullnet politik, dhe se duhet që të jetë prioritet kombëtar. Tabaku shprehet se u ka kërkuar deputetëve të opozitës dhe mazhorancës që të votojnë projektligjet që ajo paraqiti ditën e djeshme lidhur me Koncesionet dhe investimet strategjike.

Deputetja shkruan se këto propozime bazoheshin në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë personale sa i takon koncesioneve të firmosura nga një person që mban post publik.

“Lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar! Sot, nuk presim dot rastin të nxjerrë pagesat poshtë dyshekut të një ish zyrtareje; ose të bëhet statistikë. Ne duhet të udhëheqim dhe tregojmë përmes akteve qëllimet tona dhe synimet tona si opozitë për të dëshmuar ku dallojmë nga mazhoranca dhe mbi të gjitha qeveria”,-shkruan Tabaku.

Postimi i plotë

Lufta kundër korrupsioni është vullnet politik.

Diskutuam dy propozime që kam propozuar si deputete e PD dhe mbas punës në komision hetimor të inceneratorëve: projektligji “Për Koncesionet dhe PPP-të” si dhe projektligji “Për investimet Strategjike”.

Katër parimet mbi të cilat janë ngritur ndryshimet mbi koncesionet që së bashku me specialistët kam propozuar bazohen:

✅ Rritja e transparencës duke publikuar dokumentet e plota dhe të përhershme në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve.

✅ Rritja e përgjegjësisë personale; çdokush që mban një post publik jo vetëm që duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet por njëkohësisht edhe duhet të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet. Prandaj amendimet janë menduar për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë personale, me parimin e forcimit të refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive.

✅ Forcimi i kontrollit të Raporteve Financiare. Çdo kompanie që kërkon të fitojë një Koncesion Publik duhet të publikojë dhe të vërtetojë se disponon së paku 50% të ardhurave të projektit dhe se burimi i atyre të ardhurave të jetë i ligjshëm.

✅ Shqipëria prej vitit 2019 është futur në listën gri të vendeve që hetohen dhe dyshohen për Pastrimin e Parave. Amendimet tona detyrojnë çdo subjekt tregtar për dorëzimin e një raporti të detajuar të të ardhurave dhe justifikimin e tyre sa herë që subjekti do të pajiset me leje ndërtimi apo çertifikatë përdorimi. Po kështu kemi kërkuar që të sanksionohen detyrimin e autoriteteve publike për verifikimin e dorëzimit të raportit të detajuar financiar si dhe ligjshmërine. Burimit të të ardhurave.

✅ Ndalohen ose skualifikohen për të konkuruar kompani që kanë pronarë offshore, që shkelin punimet në koncesionet dhe PPP.

Lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar! Sot, nuk presim dot rastin të nxjerrë pagesat poshtë dyshekut të një ish zyrtareje; ose të bëhet statistikë. Ne duhet të udhëheqim dhe tregojmë përmes akteve qëllimet tona dhe synimet tona si opozitë për të dëshmuar ku dallojmë nga mazhoranca dhe mbi të gjitha qeveria.

Prandaj kam ftuar dhe kolegët e mi, veçanërisht ata në mazhorancë, për të votuar në favor të projektligjeve.

jorida tabaku
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Salianji: Absurde, PD me firmë është akoma e Bashës edhe pse dha dorëheqjen

23:00 / January 30, 2023

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Nard Ndoka: Telefoni shkaku i çoroditjes, unë e përdor gjithë ditën, madje edhe natën

22:05 / January 30, 2023

Çfarë ka Berisha që nuk i qesh më Ilir Metës?!

21:58 / January 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

21:33 / January 30, 2023

Beteja në KZAZ, Kulluri: Ka gjasa që Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje, “Rithemelimi” ka humbur pikë

20:33 / January 30, 2023

VIDEO/ BBC ‘zbulon’ bunkerin 5 katë nën tokë të Enver Hoxhës, duhej të përballonte sulmet kimike e nukleare

20:11 / January 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.