72 personat që ndodheshin në bordin e avionit TR 72 i Yeti Airlines, mes tyre gjashtë fëmijë, 15 të huaj, si dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, humbën jetën.
Kjo është tragjedia më e madhe që ndodh në vendin aziatik në dekada. Shkaku i rrëzimit të avionit mbetet ende i paqartë. Duke folur për një rrjet televiziv në Australi, eksperti i aviacionit Jeff Thomas deklaroi se shkaku i rrëzimit të avionit ishte ngecja aerodinamike.
Sa i përket pyetjes nëse përplasja ishte për shkak të gabimit të pilotit apo prej një problemi mekanik, eksperti thotë se ka shumë të ngjarë të jetë një kombinim i të dyjave. Mund të ketë qenë problem i motorit, por shton ai, drejtimi dhe qëndrimi i avionit korrigjohet lehtësisht nga piloti.