Author: tirana

E shfaqur për një kohë të gjatë në krah të Sali Berishës si një nga mbështetëset e tij më të forta në turin e kreut të PD-së nëpër Shqipëri pasi u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Evi Kokalari ka njoftuar se nga sot është kundër tij. Në një shënim në Facebook, ajo thekson se Berisha jo vetëm që nuk bëri ndryshime në PD, por e ka marrë peng PD-në për interesat e tij dhe po bën pazare. Ajo sqaron se është kundër Berishës, po jo kundër PD-së duke e mbyllur reagimin me thirrjen që Berisha të dalë…

Read More

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli ka qenë dhe vazhdon të jetë tema kryesore e debateve dhe bisedave në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por edhe jashtë saj. Shumë personazhe të njohur kanë shprehur publikisht mbështetjen për të, si dhe kanë komentuar lojën e tij. Së fundmi, edhe ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur përshëndetjeve dhe simpatisë së shprehur të Luizit për liderin demokrat. Pak ditë më parë, teksa po festonin ditëlindjen e Kiarës, këngëtari kërkoi që të ngrihet edhe një dolli në shenjë respekti për kryetarin e PD-së. “Është një demokrat i njohur në të gjithë jetën e tij. Ka një…

Read More

Lideri demokrat, Sali Berisha, ka treguar se në kohën kur PD ishte në pushtet ka refuzuar një sërë ofertash nga Edi Rama për të goditur PS-në apo për të dëmtuar interesat e vendit. “Alibeaj dhe Basha, çfarë i keni bërë për qëndrimet që mbajnë? Berisha: Jo unë, por çfarë i ka bërë Rama. Nga unë ata… Sesi Basha doli dhe nuk shkoi kurrë në Gjykatë të Lartë dosja për Lulzim Bashën. Ata i dinë ata bashkë. Rëndësi ka Rama këtu. Se ti kurrë nuk minosh pluralizimit. Oferta të tilla nuk i kam pranuar kurrë. Nuk luaja me pluralizmin në vendin…

Read More

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Elbasan kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 36 vjeç, me detyrë Shef i PMNZSH në qytetin e Cërrikut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ai ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz” në gjendje të dehur, në qytetin e Cërrikut. Nga testi i parë i kryer me aparatin Drager, ky shtetas rezultoi në masën…

Read More

Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi drejtonte automjetin e tij me shpejtësi jashtë normave të lejuara. Bëhet fjalë për shtetasin A.H i cili drejtonte automjetin tip “Audi” pa pasur leje qarkullimi si dhe me një shpejtësi prej 216 km/h. Policia Rrugore e Tiranës Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nisur nga analiza e kryer për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo…

Read More

Një 18-vjeçar me iniciale A.H. është arrestuar nga policia pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në njoftim bëhet me dije se i riu dyshohet se bënte gara shpejtësie në këtë aks ndërkohë që në momentin e arrestimit është konstatuar se po qarkullonte pa patentë. “Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Read More

Bizneset që janë konstatuar me nëndeklarim pagash apo mosdeklarim punonjësish, do duhet që t’i kthejnë administratës tatimore pagesat e munguara. Referuar planit të ndjekur nga njësia kundër informalitetit e cila u ngrit më 5 janar 2022, u konkludua se nga 19 subjekte në fushën e arsimit, tregtisë, ndërtimit, sigurimeve, mediave të planifikuara për të verifikuar gjendjen e deklarimit të pagave për punonjësit e tyre, rezulton të gjithë këta tatimpagues i detyrohen buxhetit të shtetit një shumë prej 49. 7 milionë lekësh apo 426 mijë eurosh për të gjitha llojet e taksave. Ndërkohë, në dokumentin e reforma ekonomike 2023-2025, ku pasqyrohen…

Read More

Isuf Kalo, mjek, profesor, publicist dhe figurë e spikatur e historisë së vendit në kapërcyellin midis dy sistemeve, është ndarë nga jeta. Profesor Kalo po qëndronte prej disa muajsh në gjendje jo të mirë shëndetësore, jashtë Shqipërisë. Pritet sjellja e trupit në atdhe. Sipas një amaneti që ka lënë i ndjeri, lamtumira e fundit dhe varrimi do kryhen në vendlindjen e tij, në Luzat, ku ai u lind në 1942.

Read More

Një zënkë mes fqinjëve në Teksas të SHBA mori një kthesë që mund të shkaktonte një fund tragjik. Një grua pretendon se fqinja e saj e përplasi atë me një fuoristradë, pasi i përdori koshin e plehrave. Sherri dyshohet se filloi pasi denoncuesja hodhi disa nga mbeturinat e saj në koshin e gruas që e sulmoi me makinë. “Nuk mund të besoj se një person do të hipte në një makinë dhe do të godiste një person ashtu siç ajo më goditi mua”, u shpreh e sulmuara.

Read More

Gjatë një bisede me Bjordin në “Big Brother Vip”, këngëtari Luiz Ejlli ka folur për humbjen e të atit dy vite më parë. Luizi tregoi se e ka humbur të atin në natën e Krishtlindjeve, madje kishte folur në telefon me të disa orë para se të merrte lajmin e trishtë. “Para dy viteve, natën e Krishtlindjeve. Natën që hyra këtu ishte dy-vjetori. Shyqyr që iku pa vuajtje. Ishim shumë të lidhur. Atë natë më ka marrë 4 orë para për të më uruar Krishtlindjet”, tha Luizi. Më tej Luizi tregon se si ka ndërruar jetë babai i tij, teksa…

Read More

OSHEE ka njoftuar se janë riparuar 70% e defekteve në vend, avari tw shkaktuara nga moti i keq. “Si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje shiu intensive shoqëruar me shkarkesa atmosferike në të gjithë vendin, rrjeti i shpërndarjes së energjisë u prek nga defektet kryesisht në linjat ajrore. Në krahasim me situatën e orës 09.00, deri në mesditë grupet e avarisë së OSSH kanë riparuar mbi 70 për qind të defekteve të cilët u shfaqën kryesisht në këputje përcjellësesh dhe thyerje izolatorësh. Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni Gjirokastër, Shkodër dhe Burrel, kryesisht zonat…

Read More

Një fake news (lajm i rremë) për largimin nga detyra të ministres Edona Bilali po qarkullon në media. Lajmi që këto media kanë publikuar shkruan se ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali ka dhënë dorëheqjen, por e vërteta rezulton të jetë krejt tjetër. Tirananews.al komunikoi direkt me ministren e cila e përgënjeshtroi si lajm.

Read More