Author: tirana

Ministria e Financave në bashkëpunim me institucione të tjera do të nisë aksionin për kontrollin e “të pasurve” në vend, duke bërë një rakordim midis asaj që deklarojnë dhe asteve reale që disponojnë apo stilit të jetës. Ky paralajmërim është bërë një vit më parë nga Ministrja e Financave në nisje të aksionit antiinformalitet dhe do të vihet në jetë këtë vit. Referuar draftit të reformave ekonomike 2023-2025, thuhet se ndër aktivitetet e planifikuara gjatë 2023-shit kundër informalitetit, do të jetë zbatimi i një programi përmbushjeje për individët më të pasur. Për këtë qëllim është hartuar edhe strategjia e përmbushjes…

Read More

Nga Dashamir Biçaku/ Gazetar kronike Në sytë e botës, por sigurisht në sytë tanë, të shqiptarëve, Meksika është e njohur për shumë fenomene të ndryshme, që nga sitet arkeologjike të fiseve Maja e Asteke, për kulinarinë, tabaskon e njohur përcëlluese, tangot, kapelën e famshme rrumbullake të gjerë me majë, por dhe pse jo, për futbollin. Por në tri dekadat e fundit, lufta e përgjakshme e karteleve dhe bandave meksikane që qarkullojnë miliarda dollarë duke hedhur në tregun rajonal kokainë e metafetaminë, duket se ua ka zbehur jo pak famën dhe bukurinë këtyre traditave të hershme meksikane. Si pjesë e lojës së…

Read More

Një autobus shkolle në Londër, me të cilin po udhëtonin disa nxënës, shpërtheu papritur në flakë. Autobusi u përfshi nga flakët në një zonë të populluar banimi në kryeqytetin anglez, duke dëmtuar gjashtë automjete të tjera. Fatmirësisht, shoferi e vuri re që diçka nuk shkonte dhe hapi krahun në anë të rrugës, duke shmangur kështu një tragjedi, ndërsa të tre fëmijët dhe shoferi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Read More

Një nga banorët e “Big Brother Vip”, Eni ka folur për fëmijërinë dhe adoleshencën e tij, periudhë e cila nuk ka qenë dhe aq e lehtë për të. Në një rrëfim prekës, Eni ka pranuar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë për shkak të babait të alkoolizuar. Tashmë, prindërit e tij janë të divorcuar, megjithatë, “traumat” i kanë mbetur ende në mendje. “Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin. Kam bërë lloj-lloj punësh, 15-16 vjeç. Kamerier nëpër dasma, laja pjata.…

Read More

Ukraina ka kohë që i bën thirrje Perëndimit që të dërgojë tanke për të ndihmuar forcat e saj të luftojnë Rusinë, dhe në krye të listës ka qenë tanku Leopard 2. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, ka shpërthyer një protestë në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për hezitimin e vendit për të transferuar tanket Leopard 2 në Ukrainë. Ukraina ka kërkuar prej kohësh tanke moderne kryesore luftarake, nga të cilat më të shumtat në stoqe janë Leopard 2 të Gjermanisë dhe Abrams të SHBA-së. I konsideruar si një tank kryesor beteje në të njëjtën mënyrë si Challenger 2 dhe i prezantuar për…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu denoncoi sot gjendjen në të cilën ndodhet QSUT. Sipas tij, në qendrën publike të kardiologjisë ka mungesë të PTCA Stent, që përdoren për arteriet koronare te zemrës. Pas këtij denoncimi, ka reaguar menjëherë QSUT, e cila shprehet se vijon të kryejë procedurat hemodinamike (koronarografitë) pa ndërprerje. “Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e palodhur të trupës mjekësore për arsye politike, është e papranueshme. Sigurojme qytetaret se  do te vijojme te sherbejme me perkushtim dhe profesionalizëm”, thuhet në deklaratë.

Read More

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaron se Tirana është rritur me 35-45 mijë veta dhe se oferta në treg për apartamente është në përputhje me volumin e kërkesës.Duke folur në MCN Tv, Mazniku nënvizon se deri në këto momente, ka një kërkesë të qëndrueshme për ndërtime të reja. “Unë mund t’ju jap vetëm një numër i cili është i thjeshtë. Ka dalë para pak ditësh ekstrakti i listës zgjedhore të qytetit të Tiranës. në listën zgjedhore të dalë, Bashkia Tiranë ka 703 mijë votues, ndërkohë që 2 vjet më parë në zgjedhjet e 2021, kishte 680 mijë. Që…

Read More

Artistja Britney Spears ka ndryshuar emrin e saj dhe tani do të quhet River Red. 41-vjeçarja shkoi në Instagram dhe u tha 41.6 milionë ndjekësve të saj për ndërrimin e emrit në River Red. Ky reagim erdhi pasi fansat nxituan në Twitter për të ndarë shqetësimin e tyre për yllin, e cila bëri një tatuazh të ri në dhomën e saj të hotelit vetëm disa ditë më parë. “River red?? Britney zemër çfarë po ndodh,” pyeti një fans. “Kaq e fshehtë,” komentoi një tjetër. Ndërkohë, Britney hyri në Instagram të enjten për të mbyllur pretendimet se tatuazhi i saj i ri ishte për ish-parnterin Justin Timberlake .…

Read More

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka folur në lidhje me çështjen e detit me Greqinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Begaj u shpreh se do të respektojë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të Drejtën Ndërkombëtare, duke marrë parasysh edhe fqinjësinë e mirë. Ai u pyet nga VOA në lidhje me deklaratën e pak javëve të parë të ministres së Jashtme Olta Xhaçka për nisjen e bisedimeve me Greqinë. “Autorizimi që ju përmendet do të lëshohet konform kërkesës nga ana e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe do të lëshohet nga unë, siç e përmenda më…

Read More

Ministri i Jashtëm i Gabonit, Michael Moussa Adamo ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi pësoi atak në zemër gjatë një takimi të kabinetit. Lajmin e ka bërë të ditur qeveria e Gabonit, ku nëpërmjet një deklarate ka thënë se: Moussa Adamo, 62 vjeç, pësoi një atak në zemër dhe vdiq më gjithë përpjekjet e specialistëve për ta rikthyer në jetë. Mediat vendase kanë raportuar se Adamo “gjatë mbledhjes së kabinetit filloi të mos ndihej mirë”. Moussa Adamo u dërgua në një spital ushtarak pa ndjenja, ku ndërroi jetë pak pas mesditës. Presidenti i Gabonit, Bonmgo ka reaguar në lidhje…

Read More

Kryetari i PD, Sali Berisha u takua sot me Ali Kilic, kryebashkiak i Maltepesë në Stamboll, me të cilin zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor. Kilic, forca e të cilit Partia Popullore Republikane, është pjesë e koalicionit opozitar ka shprehur vlerësimin për Berishën dhe lidershipin e tij në kushte të vështira. Kryetari i PD ka shprehur solidaritetin me liderin e opozitës, kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu duke dënuar vendimin politik të gjykatës për denimin e tij me burg. Berisha shtoi se opozita turke mishëron idealet demokratike proprëndimore të themeluesit të Turqisë, Kemal Ataturk, parime të lirisë dhe ndarjes së…

Read More