TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Hijet e errëta të një sondazhi

20:46 / February 8, 2023

“Luanesha nuk është Kiara, je ti” Bledi-Oltës: Unë jam tigri

20:34 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023

Aksident në Durrës, përplaset për vdekje 35-vjeçarja

20:00 / February 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Mazniku: Në zgjedhjet e 14 majit Tirana ka 703 mijë votues; Emigrantët po blejnë prona në kryeqytet

19:10 / January 20, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaron se Tirana është rritur me 35-45 mijë veta dhe se oferta në treg për apartamente është në përputhje me volumin e kërkesës.
Duke folur në MCN Tv, Mazniku nënvizon se deri në këto momente, ka një kërkesë të qëndrueshme për ndërtime të reja. “Unë mund t’ju jap vetëm një numër i cili është i thjeshtë. Ka dalë para pak ditësh ekstrakti i listës zgjedhore të qytetit të Tiranës. në listën zgjedhore të dalë, Bashkia Tiranë ka 703 mijë votues, ndërkohë që 2 vjet më parë në zgjedhjet e 2021, kishte 680 mijë. Që do të thotë, vetëm lista e votuesve, vetëm lista e zgjedhësve të regjistruar formalisht në Tiranë si banorë dhe mbi 18 vjeç, është 23 mijë veta më shumë. Duke pasur parasysh që një pjesë e tyre kanë fëmijë, do të thotë Tirana në këto 2 vite është rritur minimalisht me 35 mijë veta, maksimalisht me 45 mijë veta. Që do të thotë që nëse ne do përpjestojmë 20 mijë njerëzit e rinj që vijnë çdo vit në Tiranë, me sipërfaqe për m2, do të kuptojmë që oferta në treg është proporcionale me volumin e kërkesës. Tirana gjithashtu po kthehet në një destinacion të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë të cilët në formë investimi, apo në formë të blerjes së një banese ku ata shpresojnë të kthehen dhe të banojnë kur të dalin në pension, apo në një moment tjetër, janë duke blerë një shtëpi në Tiranë”, tha Manziku.

Mazniku tha se në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar në BE i shtëpive është rritur me 50%. “Në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar është rritur në qytetin e Tiranës është rritur me rreth 34%. Ndërkohë që në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar në BE ësht rritur me 50%. Që do të thotë rritja e çmimit që ne jemi duke u përballur, është edhe ai në përputhje me një strukturë të rritjes së çmimeve të “real estate”, i cili është pjesë e një strukture ekonomie globale. Nuk është duke ndodhur ndryshe këtu nga si po ndodh në Milano, si po ndodh në Romë, si po ndodh në Budapest, në Zagreb, apo në Beograd”, tha ai.

Mazniku u shpreh se ka kërkesë të qëndrueshme për ndërtimet e reja dhe se nuk pritet asnjë rrezik në tregun imobilar. “Deri në momentin që ne flasim, por edhe në unë besoj për të ardhmen e parashikueshme, nuk ka asnjë rrezik që ne të kemi një “shock” në sektorin e tregut të “real estate”, e pronës së patundshme. Gjëja që ndodh është që në çdo indikator që ne kemi dhe ne tregojmë, ne e kontrollojmë këtë indikator në mënyrë të rregullt nga ana jonë, bashkë me INSTAT-in, bashkë me Bankën e Shqipërisë. Ne na rezulton që kërkesa në treg mbetet e qëndrueshme. Nga njëra ana na thuhet çmimet e apartamenteve në Tiranë janë duke u rritur shumë, nga ana tjetër na thuhet po ndërtohet shumë. Pyetja që lind është: Në qoftë se nuk do të kishte leje të reja, çdo të ndodhte me çmimin e apartamenteve në Tiranë, do bëheshin më të lira, apo do bëheshin më të shtrenjta?”, deklaroi Mazniku.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Hijet e errëta të një sondazhi

20:46 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023

Mediu flet se çfarë e lidh me tragjedinë e Gërdecit

19:47 / February 8, 2023

Floriana Garo ndan detaje për Sali Berishën: Duket i ashpër, por…

19:44 / February 8, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023

Floriana Garo ndan detaje për Sali Berishën: Duket i ashpër, por…

19:44 / February 8, 2023

Petrit Vasili fans i zjarrtë i Kiara Titos në Big Brother, e përgëzon që nominoi Oltën, Dean dhe Tean: Bravo

18:57 / February 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Hijet e errëta të një sondazhi

20:46 / February 8, 2023

“Luanesha nuk është Kiara, je ti” Bledi-Oltës: Unë jam tigri

20:34 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.