Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali: Nuk kemi hequr dorë nga drejtësia për 21 Janarin

09:36 / January 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot bëhen 12 vite nga tragjedia e 21 Janarit 2011 ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” humbën jetën 4 protestues. Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se atë ditë nuk pati vdekje aksidentale, por vrasje shtetërore.

Ajo u shpreh se mazhoranca nuk ka hequr dorë së kërkuari drejtësi për këtë ngjarje. Sipas saj, duhet reagim i menjëhershëm i organeve të drejtësisë pas publikimit të transkriptit të një audioje ku flitet për gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalonin gardhin e Kryeministrisë, ndërkohë që 4 viktimat u vranë shumë larg kryeministrisë.

“E dinë të gjithë që më 21 Janar nuk pati vdekje aksidentale, por vrasje shtetërore. Por publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit kalojnë gardhin ndërkohë që 4 dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur më 21 Janar. Nuk jam këtu për të bërë politikë sot në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes. Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr dhe nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 Janarin, por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia. Sot edhe më shumë sepse ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike flasin vetë edhe më shumë se sa të gjithë fjalët tona”, u shpreh Spiropali.

Nga protesta e 21 Janarit në vitin 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja. Në vitin 2021 ata u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” nga kryeministri Edi Rama./tvklan.al

21 Janari spiropali tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.