Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skema e mashtrimit me Call Center-at deri në Spanjë/ U morën 135 mijë euro, identifikohen autorët, mes tyre një shqiptar

09:58 / January 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 bitcoin 1674285085
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht operacioneve në bashkëpunim me agjencitë partnere, mashtrimi i shtetasve të huaj nëpërmjet Call Ceterave vijon.

Mediat e huaja kanë raportuar sot se viktimat e radhës kanë qenë dy shtetas spanjollë nga Lugo.

Bëhet fjalë për mashtrimin me anë të kriptovalutave, ndërsa mësohet se autorët e përfshirë ndodhen në Shqipëri, Belgjikë dhe Francë.

Pas hetimeve të ngjarjes, agjentët e Brigadës Krahinore të Policisë Gjyqësore nga komisariati i Lugos kanë arritur të identifikojnë një shtetas shqiptar, autorin e dyshuar kryesor të mashtrimit.

Ata lëshuan një letër porosi për ta gjetur dhe për ta ndaluar këtë person.

Mësohet se ata përdorën metodën e simulimit për të bindur viktimat se po fitonin para nga investimi i tyre në kriptovaluta, gjë që nuk ishte e vërtetë, ndërsa shumë e përfituar nga autorët raportohet të jetë 135 mijë euro.

Viktima e parë ka mbërritur në komisariat me pretendimin se i janë marrë përmes mashtrimit rreth 40 mijë euro. Sipas versionit të tij, ata e bindën të kontribuonte shumën e madhe duke i treguar rezultatet e mira të arritura me klientët e tjerë. Sapo investoi, ata aktivizuan mekanizmat e njohur si metoda e simulimit, dhe i treguan rezultate pozitive, por false.

Me këtë taktikë, mashtruesit i treguan këtij personi një bursë të supozuar virtuale, në të cilën investimi i tij u rrit. Duke parë këtë simulim, personi i dëmtuar u bind që të mund të vijonte procesin.

Problemi lindi në momentin që ai kërkoi të tërhiqte paratë, moment kur mashtruesit u zhdukën.

Pas marrjes së parave, kriminelët kibernetikë i shndërruan 40 mijë eurot në monedha të ndryshme virtuale dhe i shpërndanë përmes kuletave të ndryshme online. Në këtë mënyrë, ata diversifikuan vendndodhjen e parave të mashtruara, duke e bërë më të vështirë për hetuesit gjetjen e tyre.

Ata përdorën kuleta të ndryshme, të gjitha të varura nga e njëjta llogari ‘prind’, por jo të lidhura drejtpërdrejt me të. Në këtë mënyrë shmangin kontrollet e subjekteve mbikëqyrëse kombëtare të vendit nga i cili tërheqin paratë dhe të atij që i merr. Kështu, ato e bëjnë të pamundur gjetjen e një llogarie dhe paralizimin e transfertave.

Rasti i dytë i raportuar së fundmi në Lugo është edhe më i rëndë. Në këtë denoncim, personi i prekur pretendonte se dhjetorin e kaluar kishte humbur rreth 95 mijë euro si pasojë e mashtrimit.

Skema ishte e njëjtë. Mashtruesit përdorën një treg fals në internet dhe u larguan me paratë e viktimës. Ata e transformuan atë në kriptovaluta të ndryshme dhe e shpërndanë nëpër kuleta të ndryshme për të shmangur kontrollet.

Megjithatë të përfshirë në këtë rast ishin dy autorë të tjerë, një francez dhe një belg me banim në Francë, raportojnë mediat spanjolle.

call center Spanjë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.