Luizi dhe Tea debatuan sërish për konfliktin mes tyre të hapur disa ditë më pare, lidhur me një koment që ky i fundit bëri për të. Tea: Ore unë nuk dua të merrem fare. Luizi: Nuk të llogarit njeri fare këtu. Nuk të konsideroj fare si konkurente. Tea: Ti më ke ofenduar në mënyrën më të ulët të mundshme. Luizi: Po nuk më pëlqen moj. Tea: Boll më ofendove se do ulen 2 mijë euro të tjera. Nuk je qendra e universit, o zotëri. Nuk dua të flas më me ty. Luizi: Duhet të veproj siç do ti? Okej,…
Author: tirana
Brenda shtëpisë së Big Brother, janë krijuar dy grupime. Madje kjo është dalluar qartë edhe nga banorët, por edhe publiku, që shtëpia është ndarë në dy grupe, atë të Luizit dhe Oltës. Disa prej banorëve rrëfyen në dhomën e rrëfimit, që ata janë të ndarë, dukë përmendur edhe emra. Ndonëse disa prej banorëve e pranuan që janë të ndarë në dy grupe, kishte të tjerë që nuk e pranuan këtë ndasi. Amos, Luizi, Kiara dhe Armaldo u shprehën se ata nuk i përkasin asnjë grupi.
Është rihapur për qarkullimin e automjeteve aksi rrugor Qafë Murrizë-Klos, i bllokuar prej 7 orësh për shkak të reshjeve intensive të dëborës. Qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe aktualisht nuk ka mjete të bllokuara. Mësohet se shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelojnë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të makinës dhe mos të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Strukturat e PD në Dibër njoftuan disa ditë më parë se këtë të shtunë do të mbaheshin zgjedhjet për kryetarin e degës lokale. Ky vendim erdhi pas ankimimit të Besnik Alku, i cili humbi në garën për primaret, me një votë, me rivalin Ismail Uka. Përfaqësues të Rithemelimit udhëtuan sot drejt Dibrës për të biseduar me kandidatët në garë, të cilët janë shprehur se ka pasur parregullsi serioze në lidhje me hartimin e listave të votuesve për Primaret. Situata ndërlikohet më tepër pas dorëheqjes së kreut të PD-së Dibër, Ilir Krosi, ish-kryetar i Bashkisë së Peshkopisë.
Qindra mijëra njerëz protestuan në Madrid kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Pedro Sanchez. Pjesëmarrësit valëvitën flamuj spanjollë të kuq dhe të verdhë dhe i kërkuan Sanchez të jepte dorëheqjen. Disa mbanin tabela me një foto të kryeministrit socialist që e quanin atë “tradhtar”. Rreth 30,000 njerëz u mblodhën në sheshin Cibeles të Madridit për mitingun, ndërsa organizatorët thanë se rreth 700,000 njerëz kishin marrë pjesë në tubim. Protesta u thirr nga dhjetëra grupe të shoqërisë civile me prirje të djathtë dhe u mbështet nga partitë konservatore, duke përfshirë Partinë Popullore (PP) dhe Vox.
Ekspertët thonë se tre arsyet kryesore që gratë tradhtojnë janë: mungesa e dashurisë për partnerin, dëshira për përvoja seksuale dhe faktorë të tjerë si janë të dehura ose me pushime. Një shkrimtare e quajtur Alicia Walker ka zbuluar më shumë në librin e saj “Jeta sekrete e gruas që tradhëton”. Ajo zbuloi se gratë shpesh tradhtonin jo për të gjetur dashurinë diku tjetër por thjesht për të provuar përvoja të tjera seksuale. Ata argumentonin se nuk kishin më një lidhje të fortë seksuale me burrat e tyre dhe se tradhtinë e shihnin si një “mënyrë” për të shpëtuar martesën e…
Turqia ka dënuar djegien e një kopje të Kuranit gjatë një proteste në Suedi, duke e përshkruar atë si një “akt të ndyrë”. Sipas BBC, vendi tha se vendimi i qeverisë suedeze për lejimin e protestës ishte “plotësisht i papranueshëm”. Kjo vjen në kohën e rritjes së tensionit diplomatik midis dy vendeve. Turqia e cila i kishte bërë thirrje Suedisë për të ndaluar protestën, më herët anuloi një vizitë të ministrit suedez të Mbrojtjes, Pal Jonson, duke thënë se udhëtimi kishte “humbur rëndësinë dhe kuptimin e tij”. Shpresohej se udhëtimi mund të largonte kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e vendit…
BE-ja thotë se vitin e kaluar u përball me sfida të papara në kuftijtë e saj, mes një rritjeje të numrit të azilkërkuesve në brigjet jugore të Evropës dhe largimit të miliona ukrainasve nga vendi i tyre për të shpëtuar nga sulmi rus. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ekziston frika se Moska po planifikon të krijojë një krizë të re emigrantësh në kufijtë e Bashkimit Evropian. Gjatë vitit 2022 Bashkimi Evropian regjistroi 330 mijë kalime të parregullta kufitare – një rritje e madhe me 64 për qind nga viti i kaluar, sipas agjencisë kufitare të BE-së,…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar vetëm 13 raste të reja me koronavirus nga 400 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në të gjithë vendin janë 197 qytetarë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID 3 po merr trajtim mjekësor vetëm 1 pacient. Fatmirësisht këtë të shtunë nuk është raportuar për viktima si pasojë e pandemisë. Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj ka dëmtuar shumë ekuilibra në Durrës. Në një intervistë në “News 24”, ai deklaroi se e gjithë skena e botës së krimit ka ndryshuar pas atij atentati, të cilin e cilësoi me sfond politik. “E kam thënë që kur ka ndodhur atentati se kjo ngjarje ka prishur shumë ekuilibra në Durrës dhe nga ky moment do fillojë një betejë e madhe me pasojë të rënda. Kemi hyrë në vitin e katërt dhe në Durrës ka ndryshuar krejt skena e botës së krimit, nuk janë më ata që ishin dhe kanë ardhur…
Në fjalimin e mbajtur për 32-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Kurbin, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama vjedh nga paratë që ka marrë qeveria për të ndërtuar shtëpitë nga tërmeti. “Ky udhëton me 137 fluturime, që po të mbledhësh të gjitha fluturimet e kryeministrave të Ballkanit dhe Evropës rrezik nuk bëjnë kaq shumë. Sikur të ishte i biri i Mbretit të Arabisë Saudite, njeriut më të pasur, me dhomë gjumi në avion, se nuk i duron turbulencat. Se ky ndërton rrugën me çmime të 8-fishta në krahasim me çmimet me të cilat ndërtohen në…
Astronauti amerikan, Buzz Aldrin, anëtar i ekuipazhit të misionit “Apollo 11” dhe njeriu i dytë që udhëtoi në Hënë, njoftoi sot se u martua me partneren e tij prej shumë vitesh, në ditëlindjen e tij të 93-të. Aldrin dhe Anka Fore, zyrtarizuan bashkimin e tyre në një ceremoni private. “Në ditëlindjen time të 93-të (…) jam i lumtur të njoftoj se e dashura ime prej kohësh, Dr. Anka Fore, dhe unë u martuam dhe jemi të emocionuar si adoleshentë,”- shkroi astronauti në Twitter, duke postuar një foto të tij dhe Fore, e cila është 63 vjeç. POSTIMI I PLOTË: Sipas…