TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

SHBA rrëzon balonën kineze, kërcënon Kina: Do përgjigjemi

09:19 / February 5, 2023

Ndërron jetë ish-presidenti Pervez Musharraf. Sundoi Pakistanin për gati një dekadë

09:07 / February 5, 2023

Eleminimi suprizë i Efit nga ”Big Brother”, ku Dea fitoi një betejë por humbi popullin. ”Luftë” në rrjete sociale

09:00 / February 5, 2023

VIDEO/ Rama: Pamje mbresëlënëse nga mali i Krrabit në Pukë

08:38 / February 5, 2023

12 shenjat e horoskopit, 5 shkurt 2023

08:32 / February 5, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

BE e shqetësuar se Rusia mund të përdorë emigrantët si armë

19:59 / January 21, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

BE-ja thotë se vitin e kaluar u përball me sfida të papara në kuftijtë e saj, mes një rritjeje të numrit të azilkërkuesve në brigjet jugore të Evropës dhe largimit të miliona ukrainasve nga vendi i tyre për të shpëtuar nga sulmi rus. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ekziston frika se Moska po planifikon të krijojë një krizë të re emigrantësh në kufijtë e Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit 2022 Bashkimi Evropian regjistroi 330 mijë kalime të parregullta kufitare – një rritje e madhe me 64 për qind nga viti i kaluar, sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex. Kjo shifër nuk përfshin miliona refugjatë ukrainas.

Sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku, përbëjnë pothuajse gjysmën e kalimeve të jashtëligjshme kufitare, ndërsa janë kapur edhe një numër emigrantësh nga Egjipti, Bangladeshi dhe Nigeria.

“Situata e sigurisë dhe gjendja ekonomike në shumicën e këtyre vendeve është përkeqësuar edhe më shumë gjatë vitit të kaluar”, thotë Martin Hofmann nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit.

Shumica e emigrantëve përdorin rrugët përmes Ballkanit Perëndimor dhe ato të Mesdheut Qendror në drejtim të Italisë.

Këtë muaj qeveria italiane miratoi një sërë ligjesh për azilin, masa që sipas organizatave bamirëse si “Mjekët pa Kufij” vështirësojnë shpëtimin e emigrantëve në det dhe nxjerrjen e tyre në breg.

Greqia po godet edhe organizatat që shpëtojnë emigrantët.

Analistja Camino Mortesa-Martinez thotë se lufta në Ukrainë ka ashpërsuar qëndrimet politike.

“Toni i tanishëm në Evropë është se ne po përballemi me një krizë masive refugjatësh në rajonin tonë. Përse duhet të përballemi me të gjitha konfliktet edhe në pjesët tjera të botës”, thotë ekspertja nga Qendra e Reformës Evropiane.

Nga fillimi i sulmit rus, trembëdhjetë milionë refugjatë kanë hyrë në Bashkimin Evropian, ndërsa rreth dhjetë milionë kanë kaluar nga Evropa në Ukrainë.

“Kemi parë se sulmet ndaj infrastrukturës civile janë pjesë e strategjisë ruse, që deri tani, nuk kanë rezultuar me shtim të refugjatëve. Shoqëria dhe ekonomia ukrainase po tregojnë një qëndresë të jashtëzakonshme. Por gjërat mund të ndryshojnë kur situata bëhet e padurueshme për një popullsi të madhe”, thotë eksperti Hofmann.

Ai thotë se refigjatët ukrainas tashmë kanë nisur integrimin në tregun evropian të punës.

“Për azilkërkuesit viti i parë është një periudhë orientimi, për rivendosjen e bazave të jetës si gjetja e një vendi për të qëndruar, shkolla për fëmijët dhe kujdesi shëndetësor. Pra, futja reale në tregun e punës fillon në vitin e dytë dhe të tretë”, thotë zoti Hofmann.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian akuzon Bjellorusinë se që nga viti 2021 po kryen atë që e quan “migrim të organizuar” nga territori i saj – duke inkurajuar emigrantët të kalojnë kufirin me Poloninë. BE-ja frikësohet se Rusia mund të përdorë taktika të njëjta.

“Kremlini ka shtuar numrin e fluturimeve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore drejt enklavës ruse të Kaliningradit, ndoshta për të prodhuar një krizë të re”, thotë analistja Mortera-Martinez.

Muajin e ardhshëm BE-ja do të ketë një takim të nivelit të lartë për koordinimin e politikave të migracionit.

Vëzhguesit thonë se duke parë qëndrimet e ndryshme të vendeve anëtare, shanset për ndonjë përparim janë të pakta./ Voa

BE Rusia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

SHBA rrëzon balonën kineze, kërcënon Kina: Do përgjigjemi

09:19 / February 5, 2023

Ndërron jetë ish-presidenti Pervez Musharraf. Sundoi Pakistanin për gati një dekadë

09:07 / February 5, 2023

Britania e Madhe, e gatshme që të dërgojë sa më shpejtë pajisjet ushtarake në vijën e frontit

21:30 / February 4, 2023

Kurti diskuton propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi

20:21 / February 4, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Eleminimi suprizë i Efit nga ”Big Brother”, ku Dea fitoi një betejë por humbi popullin. ”Luftë” në rrjete sociale

09:00 / February 5, 2023

VIDEO/ Rama: Pamje mbresëlënëse nga mali i Krrabit në Pukë

08:38 / February 5, 2023

Moti për këtë të dielë, temperaturat do zbresin deri në -7 gradë celsius

08:26 / February 5, 2023

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023
Raporto Tani
Te fundit

SHBA rrëzon balonën kineze, kërcënon Kina: Do përgjigjemi

09:19 / February 5, 2023

Ndërron jetë ish-presidenti Pervez Musharraf. Sundoi Pakistanin për gati një dekadë

09:07 / February 5, 2023

Eleminimi suprizë i Efit nga ”Big Brother”, ku Dea fitoi një betejë por humbi popullin. ”Luftë” në rrjete sociale

09:00 / February 5, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.