TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023

Hijet e errëta të një sondazhi

20:46 / February 8, 2023

“Luanesha nuk është Kiara, je ti” Bledi-Oltës: Unë jam tigri

20:34 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

”BBC World” eksploron mrekullitë e Shqipërisë: Nga betejat, qyteti historik i Butrintit tek kullat e ngujimit në Alpet

08:54 / January 22, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

”BBC World” ka realizuar një dokumentar me titull “Mrekullitë e Shqipërisë”, ku janë eksploruar vendet më magjepsëse duke nisur nga natyra e deri tek zona arkeologjike ku janë zhvilluar beteja historike.

Gjatë dokumentarit flitet për historinë e lashtë të Butrintit, rëndësisë së tij për kohën dhe betejat e përgjakshme që u zhvilluan mes perandorit Oktavi dhe mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatra.

“Në shekullin e parë para Krishtit Butrinti ra pre e ambicies së romakëve, të cilët u shtrinë nga Evropa deri në Afrikë dhe Azi. Në shekullin e 4-ët para Krishtit Jul Çezari ishte kokë më kokë me kundërshtarin e tij Pompei i cili kishte stacionin e flotës së tij në atë që njihet sot si Korfuzi”.

“Këtu është pika ku perandori Oktavi mundi mbretëreshën e Egjiptit Kleopatrën dhe të dashurin e saj Mark Antoni”. Përveç ngjarjeve historike dhe betejave të ndryshme Butrinti ishte edhe streha e shkrimtarëve të kohës, si për shembull Virgjil i cili shkroi vargjet e famshme për Butrintit”, të cilat u cituan nga gazetarja britanike e BBC.

Për mijëvjeçarë ky vend mbeti i pazbuluar deri në vitin 1932, nga arkeologu italian Luixhi Maria Ugolini i cili ishte me mision nga vetë Musolini për të hedhur dritë mbi Butrintin. “Këto janë disa nga gjetjet e Ugolinit. Janë statujat e familjes mbretërore që zbukuronin teatrin”.

Dokumentari vë në dukje gjithashtu se Butrinti është siti i parë arkeologjik shqiptar që ka hyrë në UNESCO si një pasuri arkeologjike që duhet mbrojtur. Në dokumentar thuhet se siti arkeologjik i Butrintit, është një nga vendet ku mitologjia takohet me realtitetin.

Pjesa e dytë e dokumentarit u është kushtuar alpeve shqiptare, ku flitet edhe për kullat e shumta të ngujimit të cilat u ndërtuan në shekullin e 17-të.

“Zyrtarisht ato njihen si alpet shqiptare por vendasit i quajnë Bjeshkët e Namuna”. Në këto alpe mund të gjesh kulla të shumta si ato të ngujimit të ndërtuara në shekullin e 17-të. Kjo ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të ngujoheshin këtu.

“Familja ime, ne e kemi trashëgimi brez pas brezi, kjo ka 389 vite që është ndërtuar dhe kjo ishte kullë e ngujimit, ose e pajtimit”, shprehet njëri prej banorëve. Në dokumentar shfaqet edhe Lahuta instrumenti muzikor autokton i shqiptarëve.

bbc
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023

Floriana Garo ndan detaje për Sali Berishën: Duket i ashpër, por…

19:44 / February 8, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023

Floriana Garo ndan detaje për Sali Berishën: Duket i ashpër, por…

19:44 / February 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023

Hijet e errëta të një sondazhi

20:46 / February 8, 2023

“Luanesha nuk është Kiara, je ti” Bledi-Oltës: Unë jam tigri

20:34 / February 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.