Ish-deputeti i PS-së, Ervin Bushati shprehet se Edi Rama është duke dremitur për shkak të opozitës. Për të opozita është bërë si puna e kungulleshkave ku nuk dihet se në sa kampe është e ndarë, ndërsa shtoi se Berisha e ka kryer atë harkun e vetë të ylberit qoftë për moshën po ashtu dhe gjithë funksionet që ka pasur. Sipas tij e gjithë kjo që po bën Berrisha është më shumë një mision i tij personal me Perëndimin. ”Është shumë rehat politika. Rama duket pak i dremitur duke parë opozitën si në netflix, e lodhur gati e pashpresë dhe ka…
Author: tirana
Një nga takimet më të pritura të vitit erdhi në javët e para të 2023. Ishte pikërisht miqësorja mes PSG-së dhe një ekipi të kombinuar lojtarësh nga Al Nassr dhe Al Hilal, që vendosi kundër njëri-tjetrit Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Interesi ishte shumë i madh, madje kishte nga ata tifozë që blenë për 2.5 milionë dollarë një biletë të vetme. Por me siguri një episod që me siguri ka inatosur organizatorët dhe sheikët u shënua në minutën e 60-të. Dy teknikët vendosën që të ulnin në stol, Messin dhe Ronaldon, diçka që solli pasoja të rënda ekonomike. Zëvendësime që…
Një protestë shpërtheu para konsullatës suedeze në Stamboll të shtunën në përgjigje të një politikani të krahut të djathtë që i vuri zjarrin Kuranit në një tubim në Stokholm. Kurani konsiderohet si fjala e Zotit në Islam dhe çdo sulm ndaj tij është thellësisht fyes për myslimanët. Turqia e quajti atë një akt “të poshtër”. Ajo që e ka mërzitur po aq shumë Turqinë është se autoritetet suedeze me sa duket lejuan Rasmus Paludan të digjte Kuranin ndërsa policia dhe media shikonin.
Këtë të dielë, një punonjës policie është kapur në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës. Ndaj gjatë kontrollit të punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi kanabisi në trup. Nuk dihet ende sasia e drogës, ndërsa punonjësi i policisë u arrestua.
Dy vajza të moshës 15 dhe 18 vjeç, janë hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në Ferizaj se në rrugën “Sandër Prosi”. Njëra ka ndërruar jetë dhe tjetra ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital duke marrë ndihmë të specializuar në Qendrën Emergjente. Vajzat ishin motra me njëra tjetrën dhe policia dyshon se kemi të bëjmë më një vetëvrasje. 18-vjeçarja ka tentuar ta shpëtojë motrën e saj 15-vjeçare por janë rrëzuar të dyja nga lartësia. Policia dhe prokuroria e Ferizajt po hetojnë për të zbardhur gjithë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Këngëtarët me famë botërore do performojnë në Kështjellën Windsor, për të shënuar kurorëzimin e Mbretit Charles III. Koncerti do të transmetohet në BBC në 7 Maj, ku do marrin pjesë ikona të muzikës. Kori i koncerteve do zgjidhet nga koret amatore, duke përfshirë nga shërbimi kombëtar shëndetësor, refugjatët, grupet LGBTQ+ dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, duke reflektuar synimin për ta bërë këtë një kurorëzim më gjithëpërfshirës. Kurorëzimi i Mbretit Charles III do të bëhet në datën 6 Maj sipas protokollove mbretërore ndërsa koncerti do shtrihet edhe në disa qytete. Në krahasim me vitet e kaluara për shkak të pandemisë…
Falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, janë kapur në Bruksel dhe në Greqi, si dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Specialistët e Interpol Tiranës ekstraduan nga Brukseli, drejt Shqipërisë, shtetasin Mariglen Përgjini. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar shtetasin Mariglen Përgjini me 3 vjet e 4 muaj burgim, për…
Ditën e mërkurë, datë 25 janar, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politik të qarqeve. Burime për ”Tirananews.al” bëjnë me dije se në fokus të kësaj mbledhje që do të organizohet në selinë rozë, pritet të jetë organizimi i strukturave vendore për zgjedhjet, si dhe diskutimi mbi përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Majit. Deri më tani, PS nuk ka bërë asgjë publike. Ajo që dihet është që Erion Veliaj do të rikandidojë në Tiranë, Gledjan Llatja në Elbasan e ndërsa Dritan Leli nuk do të ketë një shans të dytë për të drejtuar Vlorën.…
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e qarqeve të ndryshme të vendit si pasojë e problemeve të shkaktuara nga moti i keq. Pritet që ditën e sotme dhe të nesërme të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa pas datës 24 janar parashikohen kthjellime. Nivelet e lumenjve edhe sot janë nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Ministria ka njoftuar se si pasojë e rënies së inerteve janë dëmtuar disa ura në Shkodër dhe në Lezhë. “Nuk kanë munguar edhe reniet e inerteve…
Një 29-vjeçare në Dibër ka tentuar të vrasë veten duke pirë helm, pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, dhe çifti është aksidentuar kur burri po tentonte ta dërgonte në spital. “Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikuar jetën, 37-vjeçari në gjendje të dehur e transportoi me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Policia ka vënë menjëherë në pranga 37-vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, lexohet në njoftimin e Policisë së Dibrës. 37-vjeçari…
Kreut i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, thotë se prova e re audio që ka dalë, provon se komandanti i Gardës ka urdhëruar vrasjet e 21 Janarit, si edhe shtoi se kjo gjë mjafton që dosja të transferohet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Kurrë nuk kemi marrë asnjë përgjigje si palë akuzuese apo e dëmtuar për 21 Janarin. Dosja penale për 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave janë një nga turpet më të mëdha në atë që quhej drejtësi në këtë vend, deri pak vite më parë. Edhe pse u vërtetua se…
Ylli i kombëtares amerikane të volejbollit, i cili ka origjinë shqiptare, Donald Suxho, u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e vlerësoi ish-kapitenin e skuadrës së SHBA-së në volejboll, i cili ka prekur majat e volejbollit, nga kampionatet botërore e deri te Lojërat Olimpike, dhe i dhuroi Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit. “Ti je gjysmë çun Tirone, edhe pse prej babait je me rrënjë në Korçë, prandaj të konsideroj si vlerësim të qytetit tonë, një djalë i cili ia ka dalë vetë, që është përballur me sfida dhe sakrifica të jashtëzakonshme për të qenë kampion…