Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

60 vjet nga marrëveshja Elysée! Guri themeltar i miqësisë gjermano-franceze

09:40 / January 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
63561948 1005
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

18 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore të dyja vendet ish-armiq të betuar u zotuan përmes Marrëveshjes Élysée për miqësinë dhe bashkëpunimin gjithpërfshirës politik. Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle pas nënshkrimit në Paris të Marrëveshjes Élysée më 22 janar 1963.

Me rastin e 60 vjetorit të Marrëveshjes së Élysée-së zhvillohet një akt festiv dhe një seancë e përbashkët pune e parlamenteve të të dy vendeve, Bundestagut gjerman dhe Asamblesë Kombëtare (Assemblée nationale) të Francës.

Marrëveshja e Élysée-së duhej të hynte si guri i themelit në historinë e marrëdhënieve gjermano-franceze: Pothuajse 18 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore të dy vendet ish-armiq të betuar u zotuan për miqësinë dhe bashkëpunimin gjithpërfshirës politik. Kësisoj kjo marrëveshje vulosi partneritetin midis dy vendeve, që kishin luftuar në rrjedhën e shekujve mes njeri-tjetrit.

Nënshkrimi në Paris i Marrëveshjes Élysée më 22 janar 1963 nga Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle

Me rastin e jubileut të 60 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Élysée-së të dielën më 22 janar 2023 krerët e të dy shteteve do të takohen në Paris. Në zemrën e kryeqytetit francez do të mblidhen deputetët e të dy parlamenteve fillimisht në një festivitet solemn në Universitetin Sorbonne.

Ceremonitë festive do të hapen në amfiteatrin e universitetit prestigjoz me fjalimet e presidentes së Assemblée nationale, Yaël Braun-Pivet, dhe presidentes së Bundestagut Bärbel Bas. Edhe kancelari Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të mbajnë një fjalim në këtë ceremoni.

Seanca e përbashkët e punës mes dy parlamenteve do të zhvillohet pasdite në sallën plenare të Asamblesë Kombëtare franceze në Pallatin Bourbon. Nënshkrimi në Ahen i Marrëveshjes gjermano-franceze të Miqësisë më 22 janar 2019 nga Angela Merkel dhe Manuel Macron.

Mbledhja e parë e përbashkët e parlamenteve

Për herë të parë deputetët e Bundestagut dhe Asamblesë Kombëtare janë mbledhur në vitin 2003 në një seancë të përbashkët në Versajë – me rastin e 40 vjetorit të Marrëeshjes Élysée. Dhjetë vjet më vonë, në jubileun e 50 vjetorit, deputetët francezë dhe gjermanë u mblodhën në Berlin.

Në vitin 2019 kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron nënshkruan në sallën e kurorëzimit në Bashkinë e Ahenit një Marrëveshje të re gjermano-franceze të Miqësisë: të ashtuquajturën Marrëveshja e Ahenit. Me këtë Gjermania dhe Franca ranë dakord që t’u bëjnë ballë bashkarisht sfidave të së ardhmes.

marrëveshja Elysée
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.