Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër është rritur me 60 hektarë. Në përditësimin e të dhënave nga Bashkia thuhet se ka shkuar në 1400 hektarë sipërfaqja e tokës e përmbytur. Njoftimi i plotë Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 23.01.2023 paraqitet si me poshte: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 (kuota max 7.50 m). Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).…
Author: tirana
Këtë të hënë, Këshilli i Europës do të diskutojë për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Diskutimi për Kosovën dhe Serbinë do të nis nga ora 11:00. Gjatë këtij sesioni i cili do të nis sot dhe do të zgjas deri më 27 janar 2023, do të ketë fjalime edhe nga kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdóttir dhe Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Këngëtarja kosovare Fifi, gjatë Festivalit të Këngës ka konfirmuar shtatzëninë. Fifi pas pak muajsh do të sjellë në jetë një vajzë. Edhe pse vetë këngëtarja nuk ka ndarë shumë detaje në rrjetet sociale, miqtë e afërt i kanë zbuluar edhe këtë sekret kaq të ëmbël. Fifi ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur me një postim në rrjete sociale, ku shprehet se shkelmat e bebit janë lumturia më e madhe që po përjeton.
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto të një projekti pranë liqenit të Marinës në Belsh. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të një qendre krejt të veçantë turistike, ideuar, ndërtuar e administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pranë liqenit të Marinës në Belsh, një bashki e vogël që falë vëmendjes së madhe të qeverisë është kthyer në një destinacion turistik me atraksione që shtohen si ky i liqenit të Marinës, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Këtë të hënë Presidenti Bajram Begaj, do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku do të bëhet një analizë së gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023. Mbledhja do të nisë në orën 14:00 dhe janë të ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare. “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë…
Dashi Një javë e mirë ka për të filluar për ju, ndryshime rrënjësore do të vijnë në jetën tuaj në çift, ndërsa në punë do t’ju duhet të angazhoheni, megjithatë duke shmangur nxitimin që në të kaluarën ka qenë një këshilltar i keq. Demi Do të pritet një përmirësim në historitë e dashurisë që kanë qenë të vështira, të ndërlikuara në të shkuarën. Për sa i përket punës, planetët flasin për projekte të mira. Binjakët Do të jetë një javë diskrete po krijohet për ju. Në jetën bashkëshortore dikush kërkon stabilitet, ndërsa në punë ajo që do të nisë në…
Këtë të hënë, moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me intensitet mesatar, reshje bore në verilindje, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten -3-7 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 3 -4°C në veri 11-12°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.
Kosovës dhe Serbisë në fund të vitit të kaluar iu dorëzua versioni i fundit, i përditësuar i propozimit franko-gjerman për marrëveshjen bazë që synohet të arrihet shpejt, shkruan gazeta serbe, Danas. Sipas gazetës, Kosova dhe Serbia nuk mund të përfaqësojnë palë tjetër në sferën ndërkombëtare. “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, thuhet propozimin me dhjetë pika. Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk përmendet konkretisht në këtë dokument, i cili tashmë po qarkullon në rrjetet sociale, por themelimi i tij mund të konkludohet në mënyrë indirekte, përmes anëtarëve të tjerë. Kështu, në pikën 10 citohet:…
Suplementet ushqimore multivitamine kanë një efekt pozitiv në uljen e ankthit, forcimin e imunitetit dhe rritjen e ndjenjës së energjisë, por gjithsesi duhet të keni kujdes me përdorimin e tyre. Marrja e përditshme e suplementeve dietike multivitamine është bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit, veçanërisht në mesin e njerëzve me një mënyrë jetese të shpejtë, të cilët nuk kanë kohë për të përgatitur vakte të shëndetshme në shtëpi. Suplementet ushqimore multivitamine përfshijnë komponime të vitaminave dhe mineraleve të ndryshme që gjenden në kombinime që i përshtaten nevojave specifike të individit, si ato për imunitet më të mirë, përqendrim,…
Efi ka kritikuar Luizin se nuk i ka lënë aspak të qetë banorët. Gërhitja e këngëtarit është kthyer në shqetësim për banorët, ndërsa Efi i ka thënë se as në gjumë nuk e ka lënë rehat. Luizi: Unë i qetë kam qen Efi: Po shumë, me atë fytyrën tënde…Nuk na lë aspak të qetë. Fillove gërhisje gjatë gjithë kohës. Jo vetëm natën. Unë shihja ëndërr dhe ti gërhisje. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike. Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019. Por ekosistemi i liqenit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të cilat gjenden ende buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij. UNESCO e konsideron aktivitetin e shfrytëzimit minerar të papajtueshëm me trashëgiminë botërore dhe i rekomandoi Shqipërisë gjatë një misioni monitorimi në vitin 2020 që të zhvendoste dhe të rehabilitonte në mënyrë urgjente…
Situata në Bashkinë e Shkodrës paraqitet e përkeqësuar krahasuar me mëngjesin e sotëm. Bëhet me dije se numri i sipërfaqeve të përmbytura të arrijë në 1340 Ha. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit ndërsa ka prezence uji në oborre në 30 banesa të fshatit Obot. Rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji duke shkuar në 70 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete. Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë ne monitorim të vazhdueshëm të situatës. Njoftimi: Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 18.00 te datës 22.01.2023 paraqitet si me poshte:Krahasuar me oret e para te mengjesit, situata ka njohur perkeqesim.Niveli i…