Thirrja e Sali Berishës për revolucion kundër Ramës, për analistin Platon Nesturi është për revolucion dhe që nuk i bën nder as vet Berishës, dhe së djathtës. Për të kjo gjuhë e përdorur të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një tërheqje të opozitës, dhe se nga ana tjetër opozita ka ngërç të madh teksa janë dy palë kandidatësh për pjesëmarrje në zgjedhje. “Deklarata e Berishes, shkon përtej që regjimi i Rames nuk mund të ndryshohet përveç me revolucion. Pra nuk kemi te bëjmë me “të presim njëherë se si do të ndodh, apo vidhet apo s’do vidhet,…
Author: tirana
Moti i keq vijon në pothuajse të gjithë vendin. Emergjencat civile kanë sjellë raportimin e situatës nga moti i keq në të gjithë vendin. Sipas raportimit të Mbrojtjes, në Vlorë e Gjirokastër mund të ketë vërshime të lumenjve e rrëshqitje dherash. Në qarkun Shkodër 1400 ha tokë e përmbytur, në Lezhë 350 ha. Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë-Theth. Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Në zonat…
Sali Berisha reagon për herë të parë pas publikimit të disa audio-regjistrimeve nga ngjarja tragjike e 21 Janarit, ku qeveria “Rama 3” i bën thirrje SPAK-ut që të marrë në dorë dosjen. Vetë kryedemokrati i cilësoi si manipulime të kreut aktual të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliut. “Së pari që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut harroje. Por, të them këtu se i takon mediave që t’i thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë, disa tabela shkrimi që paraqiten si audio-përgjim dhe që nuk ekzistojnë. U dëshmua qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha këtë të hënë se qeveria “Rama 3” ka zhvilluar një dialog konstruktiv me ekspertët e delegacionit të BE-së, sa i përket Amnistisë Fiskale. Në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Grupit të PS-së, Balla theksoi edhe se rekomandimet do të merren në konsideratë. “Ka pasur një dialog konstruktiv me ekspertët e delegacionit dhe mendoj që jemi në një fazë drejt fundit që rekomandimet që vijnë nga ekspertë të BE-së të merren në konsideratë nga pala jonë.”
Deputeti Kreshnik Çollaku, në emër të grupit parlamentar të PD-së që është ende me deputetë që janë me Alibeajn, i kërkoi Autoritetit të Dosjeve që të deklasifikohen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. “Të deklasifikohen të gjitha dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të parashikuara në këtë ligj për periudhën 29 nëntor 1944 deri ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë”,-tha në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Deklarata e plotë…
Sinoptikania Lajda Porja, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim. Ajo theksoi se sot pritet të jetë edhe dita e fundit që do të ketë prezencë të lartë të reshjeve të shiut. Po ashtu thotë edhe se ditën e enjte priten reshje të pakta dhe më pas nuk do të ketë më. “Do të thoja se sot është dita e fundit që ka edhe më shumë reshje. Ka një zhvillim të një celule nga ora 12:15, ku pritet që edhe jugu të ketë rrebeshe. Pas orës 18:00 do të kemi reshje, por do të jenë të dobëta. Dita…
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten e tij, Aurelën kanë ndjekur premierën e projektit teatror “LUBA”. Basha ka ndarë disa disa momente nga premiera në teatër, teksa ka dhënë edhe një mesazh. “…fatet e individit përballë makinerisë kriminale të shtypjes dhe depersonalizimit, dhe nevojën e papërmbushur që kemi si shoqëri për tu përballur me të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo” shkruan Basha ndër të tjera në postimin e tij. “Së bashku me Aurelën ndoqëm premierën e projektit teatror “LUBA”, vepër e autorit Ylljet Aliçka që me mjeshtëri përcjell përmes një historie njerëzore të dashurisë,…
Në prangat e Policisë së Korçës ka rënë një 61-vjeçar, pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në Korçë. Bëhet fjalë për Artur Kaçanin, i cili pas kontrolleve nga policia, doli edhe i dehur. “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 6 emigrantë të paligjshëm të cilët 61-vjeçari do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”,-informon Policia. Njoftimi i plotë Transportonte kundrejt fitimit, 6…
Pas mbledhjes të grupit të PS-së, Taulant Balla theksoi edhe njëherë se do të depozitojnë kallëzim në SPAK për 21 janarin. Balla tha se kanë në dorë prova të reja dhe i bëri thirrje SPAK që ta rihapë këtë çështeje. “Kam deklaruar se PS-ja është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit. Jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një prove që është një audio përgjim që është bërë publik. Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë…
Sikurse edhe është vendosur më herët, në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit koalicioni i Berishës dhe Metës nuk do të kenë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, kjo pasi ia kanë lënë zonë të lirë PBDNJ-së së Vangjel Dules. Në këto tre bashki PBDNJ ka përcaktuar kandidatët. Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës, Thanas Maneka për Dropullit, ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo. Kujtojmë se PD-ja e Berishës zhvilloi procesin e primareve në të gjithë vendin, më përjashtim të 4 bashkive, Himarë, Finiq, Dropull, e Pustec.
Qarku i Durrësit është i madh, dhe betejën në zgjedhjet lokale Partia Socialiste do ta bëjë me kryetaren aktuale. Deputetja e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu, thotë se kandidatja do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët. Kur do ta kemi kandidatin për Durrësin? Klodiana Spahiu: Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh. Kush është kandidati? Klodiana Spahiu: Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako. Është e konfirmuar? Klodiana Spahiu:…
Dendësia e borës është mbi 1 metër në aksin Qafë Thore-Theth në zonën e tuneleve. Në këtë aks është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm për qytetarët. Autoriteti Rrugor Shqiptar, thotë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Po ashtu ARRSH-ja thekson se drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë…