TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Balluku: Progres me energjinë e rinovueshme

00:00 / February 1, 2023

Sa PD do ketë në 14 maj? Kaso: Vula po mbahet peng vetëm për efekt të pushtetit

23:45 / January 31, 2023

Estonia: Vendi i mrekullisë dixhitale

23:38 / January 31, 2023

Bjordi ndërpret garën e tij në Big Brother Vip

23:32 / January 31, 2023

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët për të hyrë me gomone në Britani në janar-shtator 2022

23:28 / January 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Veliaj jep lajmin e mirë nga Athina: Tirana merr Presidencën e Qyteteve të Ballkanit në 2024

13:36 / January 23, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vitin e ardhshëm Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40. Lajmin e mirë e ndau kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili merr pjesë në Samitin e Rrjetit B40, që po zhvillohet këto ditë në Athinë, me pjesëmarrjen e 70 kryetarëve të bashkive nga 10 shtete të Ballkanit. Rrjeti B40 është një nismë e themeluar në Stamboll, e cila synon rritjen e bashkëpunimit rajonal mes qyteteve, si dhe të punuarit së bashku, sidomos për çështjet klimaterike, demokracinë, paqe dhe stabilitet.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi marrjen e Presidencës si një mundësi të madhe për Tiranën. “Është kënaqësi e jashtëzakonshme që sot, nga Athina, Tirana merr Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40 për vitin 2024. Pas vitit 2022, ku ne ishim “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, këtë vit jemi “Qyteti Europian i Sportit 2023”, ndërsa vitin tjetër do të kemi Presidencën e Rrjetit më të madh të Qyteteve të Ballkanit. Rrjeti B-40 filloi vitin e kaluar në Stamboll, u themelua aty, nga 40 qytetet më të mëdha të Ballkanit. Janë qytete me mbi 50 mijë banorë. Këtë vit, rrjeti ka shkuar në 70 qytete. Presidenca këtë vit është këtu në Athinë dhe jam shumë i lumtur që lajmi se Tirana do të jetë shtëpia e re e Rrjetit më të madh të Qyteteve Ballkanike për 2024, u dha sot”, tha Veliaj.

Sipas tij, kjo është një mundësi që në vitin 2024 të tregojmë mikpritjen shqiptare dhe tiranase. “E mezi pres këtë mundësi të jashtëzakonshme! Si çdo vit, kur kemi pasur një titull të rëndësishëm Europian dhe e kemi kthyer në një mundësi të shtuar për Tiranën, në më shumë turizëm, në më shumë aktivitet ekonomik, në më shumë reputacion për qytetin tonë. Edhe viti 2024, kur Tirana do të jetë Presidentja e B-40, do të ofrojë një mundësi të tillë. Mezi pres që deri në fund të vitit të shkojmë në rreth 100 bashki, si pjesë e këtij rrjeti, dhe t’u tregojmë mikpritjen shqiptare, t’u tregojmë se si qyteti ynë nuk është perfekt, por ka shumë zhvillime të jashtëzakonshme vitet e fundit. Është rritur si në popullsi dhe ekonomi, ashtu edhe në reputacion. Presidenca e B-40 për vitin 2024 besoj se do të jetë kartolina më e bukur e Shqipërisë që vjen nga Tirana”, përfundoi Veliaj.

Erion Veliaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Balluku: Progres me energjinë e rinovueshme

00:00 / February 1, 2023

Sa PD do ketë në 14 maj? Kaso: Vula po mbahet peng vetëm për efekt të pushtetit

23:45 / January 31, 2023

Skandali “McGonigal”, Salianji ngre pyetjen: A e kalon dot oqeanin Rama?

22:57 / January 31, 2023

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

21:22 / January 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Berisha lajmëron datën e protestës kombëtare: Më 11 shkurt Shqipëria vërshon drejt Tiranës (Video)

21:55 / January 31, 2023

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

21:22 / January 31, 2023

Ngjela zbulon pse SHBA dhe BE i bëjnë presion Kurtit për asosacionin

21:17 / January 31, 2023

A është apo jo në një lidhje jashtë shtëpisë së “BBV” Luiz Ejlli?

21:05 / January 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Balluku: Progres me energjinë e rinovueshme

00:00 / February 1, 2023

Sa PD do ketë në 14 maj? Kaso: Vula po mbahet peng vetëm për efekt të pushtetit

23:45 / January 31, 2023

Estonia: Vendi i mrekullisë dixhitale

23:38 / January 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.