Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryepolici Rrumbullaku në Itali: Bashkëpunim policor në luftën kundër kërcënimeve kriminale

09:06 / January 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1674547061 erk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mori pjesë në “Tryezën e tretë Teknike Operacionale Mes Drejtorëve të Policisë Italiane dhe Shqiptare”, me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor dypalësh dhe luftën kundër të gjitha kërcënimeve më të rëndësishme kriminale që prekin të dyja vendet. Takimi vjen si rezultat i takimit të fundit, të zhvilluar më datë 13 janar, mes ministrave të Brendshëm Piantedosi dhe Bledar Çuçi, të cilët kanë përcaktuar linjat strategjike të veprimit policor, në zonën e Ballkanit dhe më në përgjithësi në Mesdhe.

“Ndihem krenar dhe tejet i privilegjuar që me homologët e Policisë italiane dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, takohemi si miq, si bashkëpunëtorë të barabartë të të njëjtit front lufte. Sot, nuk flasim më për bashkëpunime letrash, për burokracira dhe pakte fjalësh, por ulemi krah për krah njëri-tjetrit, me punë konkrete, për punë konkrete, me shifra dhe evidenca që flasin qartë dhe tejet pozitivisht për sa kemi bërë dhe që na motivojmë për gjithçka çfarë mund të bëjmë. Krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore dhe i lëndëve narkotike, terrorizmi, krimi ekonomiko-financiar dhe së fundi krimi kibernetik, tashmë me përmasa globale, nuk janë më as fenomene dhe as shqetësime brenda kufijve të një shteti.

Lufta ndaj tyre është tashmë prioritet i përbashkët global, ndaj dhe bashkëpunimi i shumanshëm dhe maksimal, ndërmjet institucioneve policore që ne përfaqësojmë, mbetet kura e vetme për parandalimin dhe shërimin e plagëve sociale që lënë paligjshmëritë dhe krimet.

Shpreh bindjen time dhe të organizatës që unë drejtoj se, duke vijuar punën e përbashkët në të ardhmen, do të kontribuojmë për të bërë të mundur që në të dyja vendet tona dhe jo vetëm, të jetë gjithmonë e më e vështirë të mbijetojnë shkelësit e ligjit dhe gjithmonë më e lehtë dhe komode, për të jetuar dhe prosperuar qytetarët e ndershëm. Kam bindjen e plotë që në misionet tona, do të jemi gjithmonë përkrah njëri-tjetrit, për të ofruar mbështetje dhe asistencë të ndërsjellë. Ju garantoj se Policia e Shtetit shqiptar mbetet plotësisht e angazhuar për rritjen e partneritetit me autoritetet policore italiane dhe për intensifikimin e bashkëpunimit për përmbushjen e objektivave tanë të përbashkët. Tek punonjësit e Policisë së Shtetit shqiptar do të gjeni gjithnjë kolegë dhe partnerë profesionistë, të sigurtë dhe të besueshëm”-tha Rrumbullaku.

Gjatë punimeve të Tryezës së Tretë u vlerësuan bashkëpunimi në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të trafiqeve të paligjshme, bashkëpunimi policor në luftën kundër terrorizmit dhe roli kyç që ka për sigurinë europiane, duke patur parasysh pozicionin gjeografik të Shqipërisë, që e bën atë një nga portat hyrëse në Ballkan. Grupi “Skënderbeg”, i cili përfshin edhe Kosovën, ka rëndësi themelore, si në çështjet e luftëtarëve të huaj ashtu edhe në hetimet operative të cilat lehtësohen nga një dialog i përpiktë dhe i kualifikuar ndërmjet forcave policore të të dyja vendeve.

Pjesa qendrore e takimit iu kushtua planifikimit të formimit policor. Në këtë fazë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi mbështetjen e Policisë së Shtetit italian, për identifikimin e kritereve të përzgjedhjes për aksesin në karrierën policore, për përgatitjen e programeve të trajnimit të nivelit bazë dhe të dytë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy akademive të Policisë.

Po gjatë punimeve të Tryezës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane zyrtarizuan marrëveshjen për çështjet e formimit policor, duke firmosur një dokument që përcakton hapat që do të ndërmerren për funksionalitetin dhe implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Muhamet Rrumbullaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.