Dashi Do të jetë një ditë e përzier për ju. Mund t’ju duhet të merrni një vendim të vështirë në lidhje me karrierën e një anëtari të familjes. Nuk duhet ta merrni duke u rrëmbyer nga emocionet, përndryshe mund të ketë një problem. Demi Do të jetë një ditë e lumtur për ju. Nëse filloni ndonjë punë, atëherë bisedoni me anëtarët e vjetër në të. Ju mund t’i çoni prindërit tuaj në një udhëtim fetar, i cili do t’i bëjë ata të lumtur. Binjakët Dita do të sjellë disa komplikime për ju. Për shkak të stresit nuk do të kuptoni…
Author: tirana
Ngrinë zonat malore. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, mjegulla në verilindje dhe juglindje në mëngjes. Temperaturat minimale do të luhaten -1-7 gradë, temperaturat maksimale do të jenë pa ndryshime 5-8°C në veri, 13-15°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.
Një shqiptar që punonte si shpërndarës picash në Londër është akuzuar dhe dënuar me 7 vjet burg për përdhunimin e një vajze në shtratin e saj. 29-vjeçari Klodjan Samurri kreu veprën penale ndaj vajzës në Qershor të vitit të shkuar. Viktima ka rrëfyer se ajo shkoi të flinte dhe më pas gjeti Samurrin duke kryer marrëdhënie seksuale me të, raporton “Daily Mail”. Paditësja, emri i së cilës nuk është bërë i njohur, kishte dalë me një grup shoqesh më 26 Qershor 2021 kur njohu Samurrin. “Ato hëngrën dhe u larguan midis orës 11-12. Morën rrugën për në shtëpi dhe u…
Vijon të zhvillohet seanca parlamentare, e cila është e fundit për këtë vit. Një nga çështjet në diskutim është edhe marrëveshja e huasë për projektin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se qeveria do ta mbarojë këtë rrugë. Balla tha se për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, “PD, ose Saliu nuk duhet të flasë kurrë”. “Ditën që bëhet bashkë Saliu me Ilirin, 17 metra diferencë ure është pak. Duhet të jetë më e madhe sepse e vërteta është që nga 2009 deri në 2013 edhe ministrinë, edhe drejtorinë e rrugëve e kishit…
Një adoleshente italiane është gjetur 24 orë pasi u deklarua e zhdukur nga familjarët e saj në qytetin e Vlorës. Mamaja e vajzës kishte bërë denoncim një ditë më parë për humbjen e kontakteve me vajzën e mitur. Pas marrjes së njoftimit policia ka nisur kërkimet dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e saj. Në dëshminë paraprake, ajo është shprehur se ishte larguar nga banesa me dëshirë, me një djalë.
Çështja e pronave në Himarë përplasi në debat studiuesin Panajot Barka dhe historianen Elena Kocaqi. Në një intervistë për Euronews Albania Barka u shpreh se zvarritja e çështjes së pronave në Himarë ka për qëllim asimilimin. Sipas Kocaqit, nuk mund të flitet për asimilim në Himarë, ku shumica e banorëve janë shqiptarë. “Shumica shqiptarë janë në Himarë. Ku ka ndaluar ndonjëherë shteti shqiptar njëri në Himarë të deklarohet grek, problemi nuk është me deklarimin. Ka dy lloj etnish, etni prej gjaku siç jemi ne shqiptarët dhe tjetër me deklarim, që nuk dua të jem kështu, po dua kështu. Shqipëria ka…
Ky është Besmir Karaj, i cili dogji të gjallë 61-vjeçarin Menduh Kurtdeda, i cili ishte i dashuri i Marjeta Karajt, mamasë së Besmirit. Besmiri dogji Menduh Kurtdedën në bashkëpunim me Gazmir Ngotën, i cili më pas rrëfeu krimin. Besmir Karaj e kreu krimin me urdhër të mamasë së tij, e cila pretendonte se Kurtdeda i kishte 1 milionë lekë borxh. Kurtdeda ishte në gjendje të dehur dhe vetëm qeshte. Besmiri ishte shok edhe me Faiks Stojnën, i cili ishte i dashuri i dytë i Marjetës, nënës së Besmirit. Marjeta kishte kërcënuar me djegie Faik Stojnën. Kujtojmë se për zbardhjen e…
Rreth një mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar mesatarisht azil çdo muaj në një nga vendet e Bashkimit Evropian, në periudhën janar-tetor 2022. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) publikuara së fundi vetëm në muajin tetor 1091 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Evropian. Totali i aplikimeve për azil nga shqiptarët ishte në muajin tetor 1301, pasi 210 ishin aplikime përsëritëse. Sipas të dhënave të EASO-s shkalla e njohjes ishte vetëm 5% dhe 4279 raste mbeten në pritje për t’u shqyrtuar. Të dhënat e Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian të përpunuara nga Zëri i…
Qeveria e Serbisë mund të përpiqet të imitojë strategjinë e njëjtë në pjesën veriore të Kosovës, ashtu sikurse Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kur pushtoi Krimenë në vitin 2014, shkruan prestigjiozja britanike “The Economist”. “The Economist” i referohet ushtarëve të maskuar të Rusisë, të cilët karakterizohen nga uniforma ushtarake pa simbole, të armatosur me pajisje moderne ushtarake, të cilët u shfaqën fillimisht në Ukrainë. Rusia vendosi të përdorte forcat lokale si mbulesë për të kryer operacionet e saj konvencionale ushtarake, megjithatë, sipas presidentit rus, ata janë në fakt anëtarë të “grupeve vetëmbrojtëse” të organizuara nga vendasit që blejnë uniforma dhe…
Ende vazhdon seanca parlamentare në Kuvend ku radhën për të folur e kishte ministria e Infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku. Balluku ka folur rreth punimeve për Qafën e Murrizit duke theksuar se nuk e ka marrë njeri mësysh, nëse do ishte ashtu do i këndonim diku. Balluku: Qafën e Murrizit nuk e ka marrë askush mësysh, nuk është cështje syri, aty toka është argjilore, me prodhime të shumta. Të kishte qënë syri i keq do i këndonim diku. Sot mirëmbajtja e akseve është më e mirë se kushdo tjetër. Do hapim garën në 2023 për aksin Milot-Balldren. Rrini pa merak,…
Dita më e shkurtër e vitit shpall fillimin e dimrit. Kjo ditë shumë e shkurtër përkon me solsticin e dimrit, i cili bie saktësisht më 21 dhjetor në orën 22:48 me orën tonë. Më 21 dhjetor, Dielli do të perëndojë rreth 3 minuta më vonë, në orën 16:44, por do të lindë edhe më vonë, në orën 07:37 të mëngjesit. Solstici është rreth 6 orë më vonë çdo vit se ai i mëparshmi, dhe më pas riorganizohet çdo katër vjet në korrespondencë me vitet e brishtë, të prezantuar pikërisht për të shmangur zhvendosjen e stinëve në lidhje me kalendarin. Dita…
Duhanpirësit do të përballen me çmime të reja të duhanit duke filluar nga 1 Janari 2023. Referuar ndryshimeve ligjore ne ligjin për akcizat, të botuar në fletoren zyrtare, akciza për duhanin do të rritet mesatarisht 250 lekë për kg, çka do të reflektohet në mënyrë të menjëhershmne edhe në çimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë. Konkretisht, akciza për kategoritë puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan; cigare që përmbajnë duhan; puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani; duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësues, duhan me dredhje; Produkte duhani për përdorim oral; duhan me ngrohje, pa djegie; Shisha, nargjile (përzierje…