Author: tirana

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e cilësoi një skenë të shëmtuar përplasjen në Kuvend mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës. Çollaku tha se është për të ardhur keq që po ndodhin këto gjëra brenda PD-së, ku përplasjet tashmë kanë mbërritur deri në parlament. Ai tha se e gjithë kjo vjen për shkak të frymës dhe interesave personale që kanë disa persona brenda PD-së. “Unë jam ndier jashtëzakonisht keq për atë skenë. Nuk do doja të isha në një seancë të tillë ku demokratët sulmojnë njëri-tjetrin. Nuk kam çfarë t’i shtoj kësaj historie. Më erdhi keq të shihja një PD ku përplasen…

Read More

Mediat kanë arritur që të zbulojnë fjalimin e Kilian Mbape në dhomat e zhveshjes. Përpara se të merrte rolin e liderit në fushë, ylli i PSG e kishte marrë këtë rol në dhomat e zhveshjes, megjithëse zhgënjeu edhe vetë në pjesën e parë në finalen me Argjentinën. “Ne nuk mund të bëjmë më keq se kaq. Hajde tani, le të kthehemi në fushë. Pësuam dy gola, por mund ta përmbysim këtë dreq ndeshje. Forca djema, kjo bëhet njëherë në katër vite”, u ka thënë Mbape lojtarëve të Francës për t’i motivuar.

Read More

Një mjet tip BMW ka dalë nga rruga në aksin Elbasan- Gjinar dhe ka përfunduar në një arë anash saj. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia ka mbërritur ne vendngjarje por nuk ka gjetur asnjë person prezent në mjet. Ndoshta të plagosurit janë transportuar me makina të rastit drejt spitalit më të afërt. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një inspektor policie në Cërrik është arrestuar nga uniformat blu pasi akuzohet se gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në Belshi ka grabitur 30 mijë euro në ambientet e jashtme të saj. Policia bën me dije se arrestimi i tij është bërë pas kallëzimit nga ana e pronarit të banesës në komisariat. Pas arrestimit është bërë e mundur edhe sekuestrimi i shumës së parave të vjedhura nga ana e efektivit. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Read More

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 22 raste të reja nga 454 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor nuk janë shënuar viktima nga COVID-19. Rastet e reja janë konstatuar 12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Himarë, Sarandë, Tepelenë. Janë 210 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,804 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane, ka çuar në arrestimin e 14 personave, mes të cilëve 5 shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kilogramë drogë, të llojit kanabis, kokainë dhe heroinë. Hetimi i cili ka nisur në maj të vitit 2016 llogarit se të ardhurat nga kjo sasi e kapur janë mbi 15 milionë euro. Ndërsa një operacion i vitit 2018 po në kuadër të këtij hetimi, çoi në shkatërrimin e dy organizatave të fuqishme kriminale, që vepronin kryesisht në Bari dhe provincat e tij, por edhe në Shqipëri, Siçili, Kampani,…

Read More

Në periudhën e shtatzënisë ndodhin ndryshime edhe në lëkurë si pasojë e një stimulimi të madh që ndodh tek hormonet e gruas. Në trupin e saj mund të shfaqen nishane që më parë nuk kanë qenë atje, njolla, puçrra etj. Rastet më të rrezikshme janë nishanet mishtore që mund të rriten sipër lëkurës, të cilat janë fibrioma dhe konsiderohen si një formë tumorale beninje që nuk degradon pothuajse asnjëherë në një formë malinje. Pavarësisht kësaj paraqet një problem pasi janë tepër të bezdisshëm. Zakonisht mund të shfaqen në gjoks dhe shkaktojnë kruajtje. Si duhet të veprojmë në lidhje me nishanet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në ceremoninë “Mësuesi i Vitit”, ku ka përgëzuar mësuesit për punën e tyre dhe nuk ka kursyer kritikat për drejtuesit e shkollave. Ai dha ndër të tjera lajmin se kushdo që zgjedh të vazhdojë shkollën e mësuesisë do të marrë bursë me vlerën e pagës minimale, pasi po merr përsipër diçka shumë të rëndësishme. “Ne që në fillim rritën shkallën e kërkesës për ata që hyjnë në shkollën e mësuesisë. Studentët që ndjekin mësuesinë do përfitojnë një bursë mujore që do jetë në vlerën e një page minimale. Veçse kriteri i një note mesatare…

Read More

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur shtyrjen e masës së paraburgimit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte. Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se nuk ka ndonjë ndryshim të rrethanave që nga shqyrtimi i fundit, që kësaj radhe t’i aprovohet kërkesa e mbrojtjes, për të mos i mbajtur edhe më tej në paraburgim atë. Sipas këtij vendimi, shqyrtimi i radhës rreth masës së paraburgimit ndaj tyre do të bëhet jo më larg se fundi i janari të vitit 2023. Thaci, Veseli, bashkë me Rexhep Selimin dhe Jakup Kransiqin…

Read More

Spartak Ngjela flet pa empati për sulmin ndaj Sali Berishën, në protestën e tij të organizuar më 6 dhjetor në Tiranë. I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, avokat Ngjela tha se nuk beson se ishte inskenim. Rudina Xhunga: Çfarë mendoni për sulmin ndaj Berishës? Spartak Ngjela: Nuk mendoj se ishte inskenim. Rudina Xhunga: Ju erdhi keq për Berishën në atë moment, kur e qëlluan? Spartak Ngjela: Nuk është problem te keqardhja. Personi që e goditi, shkelin ligjin, u kap dhe do të dënohet për veprimin që bëri. Unë gjykoj ftohtë, brenda profesionit tim. Çdo kujt mund t’i ndodhte. Edhe…

Read More

Begaj gjatë vizitës në Finiq është takuar me kryetarin e Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, deputetët e qarkut Anila Denaj dhe Niko Kuri, si dhe me përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek. Kreu i shtetit shkruan se minoriteti grek është një urë e rëndësishme që na lidh me Greqinë. Postimi i Begajt: Minoriteti grek është një urë e rëndësishme që na lidh me Greqinë, ashtu sikundër është një urë e rëndësishme që na lidh me shtetin fqinj edhe prania e komunitetit shqiptar në Greqi. Gjatë qëndrimit tim në Finiq, u takova me Kryetarin…

Read More

Një 17-vjeçar është përplasur këtë të mërkurë nga një automjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasli Bollano. Ngjarja ka ndodhur në Llogara, pranë fushës së sportit. Sipas News 24, Bollano ka aksidentuar me makinën e tij adoleshentin teksa ky i fundit po kalonte rrugën. I riu është dërguar në spital, kurse 66-vjeçari është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Read More