Debate dhe tensione në seancën e fundit plenare të këtij viti. Pas disa debateve për çështjen e grupit parlamentar të PD, deputetët e Rithemelimit si Noka, Spaho, Bylykbashi janë ngritur nga vendi dhe kanë shkuar në foltore. Menjëherë është afruar dhe garda. Tritan Shehu dhe Flamur Noka i kërkuan kryeparlamentares Lindita Nikolla që të diskutohen disa projektligje të propozuara nga Partia Demokratike. Gjithashtu, Noka kërkoi dhe nga Nikolla që të tregojë dokumentin që vërteton se ka kërkuar që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së.
Author: tirana
Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës mbështesin Ahmet Prençin, si kandidaturë për Avokatin e Popullit. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 42 deputetë, mes tyre dhe grupi i PD-së së Sali Berishës. Sa i përket grupit të Enkelejd Alibeaj, arritur në mënyrë unanime në mbështetja e dy kandidtëve Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Ata zhvilluan disa raunde analize dhe votimi. Në përfundim të këtij mekanizmi preferenca e grupit të Alibeajt është Ledio Braho.
Debate në seancën e sotme parlamentar mes deputetëve të PD-së. Flamur Noka i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla vendimin dhe arsyen se pse është jashtë grupit parlamentar të PD-së. Teksa Nikolla po jepte një sqarim, deputetët demokratë nuk kanë qenë të kënaqur me këtë gjë dhe kanë ngritur zërin nga vendi, duke hedhur akuza dhe në drejtim të Alibeajt. Në një moment, Tritan Shehu iu drejtua Enkelejd Alibeajt duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentet për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së. Alibeaj iu është kthyer duke quajtur “legen” Flamur Nokën dhe “matuf” Tritan Shehun. Tritan Shehu: …ai ka falsifikuar…
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar Brukselin për “hungarofobi”, duke thënë se paragjykimet – në vend të shqetësimeve lidhur me korrupsionin – kanë vonuar marrëveshjen e fundit me BE-në lidhur me fondet e ngrira për Budapestin. Komisioni Evropian kishte rekomanduar ngrirjen e fondeve në vlerë prej 13 miliardë eurosh, të dedikuara për Hungarinë, teksa kërkonte nga ky shtet të shtynte përpara reformat kundër korrupsionit. Por, gjatë këtij muaji u arrit një kompromis, pasi BE-ja u pajtua të zvogëlonte shumën e fondeve të bllokuara për Budapestin, në këmbim të mbështetjes së Hungarisë për ndihmën financiare për Ukrainën dhe për taksën minimale…
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca mori fjalën në Kuvend për të prezantuar projektligjin për vreshtarinë, por deputeti Flamur Noka mbajti foltoren të bllokuar. Kjo detyroi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që t’i jepte vërejtje deputetit Flamur Noka për bllokimin e Foltores. Noka ka bllokuar Foltoren dhe nuk lë ministren Frida Krifca të flasë duke përplasur duart mbi tavolinë.
Këngëtarja Elsa Lila është rikthyer në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, pas 25 vitesh. Në natën e dytë të festivalit, Lila ka performuar këngën “Evita”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë. Në një postim, artistja ka falenderuar të gjithë për emocionet dhe dashurinë e ofruar. “Falemnderit te gjitheve per emocionin dhe dashurine qe po me jepni!Kjo eshte dhurata me bukur ! Shihemi sonte ne Naten e trete” shkruan këngëtarja në postimin e saj. View this post on Instagram A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial) Kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së…
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, teksa fliste për zgjedhjen e ri të kreut të SPAK, Altin Dumani, u shpreh se shpreson që drejtësia e re të mos jetë një kopje e drejtësisë së vjetër. Në një intervistë në “News24”, Tabaku tha se pret nga SPAK që të veprojë me integritet kundër korrupsionit. “Kam kërkuar që drejtësia e re të mos jetë një kopje e drejtësisë së vjetër. Drejtuesi i ri të marrë përgjegjësi për të gjitha dosjet që unë kam denoncuar. Jo me peshqit e vegjël. Jemi mësuar me punonjës që shkojnë përpara drejtësisë. Pres integritet për t’i shkuar të gjitha…
Partia Demokratike e Sali Berishës ka depozituar një kërkesë në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama. 36 deputetë të opozitës, përfshi edhe disa nga grupi i Alibeajt, kërkojnë që të verifikohet ligjshmëria e shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit nga data 10 shtator 2013 deri më 31 tetor 2022. Njoftimi: Partia Demokratike depoziton kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Edi Ramës. 36 Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë depozituan në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës pas arrestimit të ish-policit serb, u shpreh në seancë parlamentare se “jemi në prag të konfliktit të armatosur”. Sipas saj, provokimet vijnë nga Prishtina. “Lutja ime e fundit kur flasim për integrimet evropiane, që të japim gjithçka nga vetja dhe të tentojmë të ruajmë paqen. Jemi në prag të një konflikti të armatosur, për shkak të veprimeve të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë”, ka shtuar Brnabiç. Ajo gjithashtu theksoi se avokatit të ish-policit Dejan Pantiqit që u arrestua disa ditë më pare në Kosovë, nuk…
Autoritetet ndërkombëtare kanë shkatërruar grupin kriminal të trafikut të drogës në Belgjikë. Në pranga ranë katër persona, shqiptarë dhe rumunë, të cilët rrezikojnë deri në 7 vite burg. Mediat e huaja shkruajnë se është kapur një ton e gjysmë kokainë dhe se janë konfiskuar të paktën 43 milionë euro. Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të Toyota-s . Grupi kriminal kryente transportin e drogës mes Belgjikës dhe Anglisë, ndërsa ranë në gjurmët e autoriteteve pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”.
Tashmë është zyrtare dhe e konfirmuar, Christopher Vivell është drejtori i ri teknik i Chelsea. Lajmi u bë i ditur nga klubi anglez përmes një postimi në faqen zyrtare. “Zbuluesi” gjerman vjen nga Leipzig, ku prej 5 vitesh ishte përgjegjës për rekrutimin dhe zbulimin e lojtarve për të gjitha grupmoshat. Në momentin e firmosjes së kontratës, Vivell u shpreh se është shumë krenar për bashkëpunimin me një klub të nivelit elitar të futbollit. “Chelsea po ndërton projektin më emocionues në futbollin botëror dhe jam jashtëzakonisht krenar që i bashkohem këtij klubi. Ka kaq shumë potencial për të vazhduar të arrijmë…
Një shqiptar i shpallur në kërkim është kapur në Kakavijë nga autoritetet greke. Shqiptari ka rënë në pranga nga sektori i verifikimit të pasaportave,. Bëhet me dije se ndaj tij ishte dhënë urdhër arresti nga prokuroria e Korfuzit për çështje droge.