Tashmë është zyrtare dhe e konfirmuar, Christopher Vivell është drejtori i ri teknik i Chelsea. Lajmi u bë i ditur nga klubi anglez përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Zbuluesi” gjerman vjen nga Leipzig, ku prej 5 vitesh ishte përgjegjës për rekrutimin dhe zbulimin e lojtarve për të gjitha grupmoshat.
Në momentin e firmosjes së kontratës, Vivell u shpreh se është shumë krenar për bashkëpunimin me një klub të nivelit elitar të futbollit.
“Chelsea po ndërton projektin më emocionues në futbollin botëror dhe jam jashtëzakonisht krenar që i bashkohem këtij klubi. Ka kaq shumë potencial për të vazhduar të arrijmë sukses, të zhvillohet dhe të rritet”,- është shprehur Vivell.
