Author: tirana

Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, që kanë lënë gjurmë në skenën e Teatrit Kombëtar, ishin të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri. Po ashtu, të pranishëm ishin dhe artistë të tjerë si Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha. Sot u çelën zyrtarisht punimet për godinën e re, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i…

Read More

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në deklaratë para Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave në shkelje të ligjit. “Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave i padekretuar nga presidenti i Republikës. Meta kur ishte në krye të Presidencës ka evidentuar shkelje kur është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit”, tha Zhupa. Më tej Zhupa shton se Skënder Gjinushi i ka shërbyer politikisht kryeministrit Edi Rama. “Të shpallet pezullimi i menjëhershëm i zotit Gjinushit”, tha më tej Zhupa.

Read More

Policia ka vënë në pranga një 25 vjeçar nga Fieri dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi u kapën duke transportuar 85 kg drogë me makinë. Pasi kanë parë që po ndiqeshin nga policia, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar. Gjatë ndjekjes, 25 vjeçari u kap nga policia. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi N. R., 31 vjeç u gjetën dhe u sekuestruan 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 85 kg. Ndërkohë, policia bën me dije se po punon për të bërë të mundur kapjen e 31 vjeçarit. Njoftimi i…

Read More

Diplomati grek, ministri i Jashtëm, Nikos Dendias ndodhet në një vizitë në Tiranë, ku u prit nga homologia shqiptare, Olta Xhaçka. Gjatë konferencës për shtyp, Dendias u ndal tek situata e tensionuar në veri të Kosovës si dhe çështja e detit me Shqipërinë në Hagë. Për të e drejta ndërkombëtare është ajo që zgjidhë këtë çështje e cila prej vitesh është diskutuar si një nga hallkat penguese të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. “Ardhja ime këtu në Tiranës është hap i fundit pas takimit tim me kolegun tonë Osmani. Dua të jem i qartë, se paqja dhe stabiliteti për ne…

Read More

Puna për Teatrin e Ri nis sot zyrtarisht. Në një intervistë për Syri Tv, aktori Besmir Bitraku ka shprehur mbështetjen e tij për ndërtimin e shtëpisë së re të artistëve. I pyetur nga gazetarja nëse Teatri i Ri duhet të ndërtohet apo jo, Bitraku tha: “Le të ndërtohet Teatri! Pse pa teatër do rrimë? Të ndërtohet një Teatër i Ri”. Teatri i Ri në Tiranë është projektuar nga arkitekti me famë botërore, Bjarke Ingels dhe do të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon.

Read More

Çështja e zonave detare, njohja e pensioneve dhe gjuha shqipe në Greqi ishin disa nga çështjet që janë diskutuar në takimin e ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka me homologun e saj grek Niko Dendias. Po ashtu ministrja njoftoi se i ka paraqitur kërkesën për mbrojtje sociale dhe pensionet që të përfitojnë shqiptarët në Greqi dhe për avancimin e gjuhës shqipe në shtetin helen. “Thellim i marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunim në fusha si mbrojtja sociale e kultura, fusha ku komuniteti shqiptar në Greqi e minoriteti grek në Shqipëri janë ura për thellimin e bashkëpunimin. Produkt i këtij diskutimi…

Read More

Kryediplomati i Greqisë, ministri i Jashtëm Nikos Dendias ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare. Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka është shprehur se në takimin me homologun e saj grek ishte edhe marrëveshja e detit, ku theksoi se ka vullnet për kompromis për për referimin e kësaj çështjeje në Hagë. “Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për një kompromis për referimin e çështjet në Hagë, bashkëpunimi, si fusha sociale, kultura, janë ura për thellimin…

Read More

Trafikimi i 2.3 ton drogë nga Shqipëria drejt Italisë, ka vënë në pranga 14 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë. Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Shefi” që është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve italo-shqiptare “Shpirti” e “Kulmi”, në Apuglia u goditën 2 grupe që trafikonin lëndë narkotike. Pas hetimeve të nisura në maj të vitit 2016, u bë i mundur sekuestrimi i mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marijuanë, kokainë dhe heroinë. Nga operacioni u sekuestrua drogë me vlerë 15 milionë euro.

Read More

Këtë të mërkurë, është dita më e shkurtër e vitit shpall fillimin e dimrit. I bie saktësisht më 21 dhjetor në orën 22.48 me orën tonë. Më 21 dhjetor, Dielli do të perëndojë rreth 3 minuta më vonë, në orën 16.44, por do të lindë edhe më vonë, në orën 7.37 të mëngjesit. Solstici është rreth 6 orë më vonë çdo vit se ai i mëparshmi, dhe më pas riorganizohet çdo katër vjet në korrespondencë me vitet e brishtë, të prezantuar pikërisht për të shmangur zhvendosjen e stinëve në lidhje me kalendarin. Dita e solsticit të dimrit është dita më…

Read More

Të martën u firmos marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar. “Një blerje e zgjuar dhe e dobishme për sigurinë e vendit”,-kështu e cilësoi deputeti i PS-së, Denis Deliu. Ish-ushtaraku në misionet e Afganistanit, thotë se kjo marrëveshje me Turqinë është mjaft e dobishme në fushën e mbrojtjes së vendit. Dronët “Bajraktar” e kanë shfaqur efikasitetin e tyre në luftën e Azerbajxhanit dhe Armenisë por edhe në luftën në Ukrainë. “Kjo marrëveshje me Turqinë është e rëndësishme në fushën e mbrojtjes për Shqipërinë. Për shumë arsye, sepse Turqia është aleat i NATO-s. Shumë vende…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shtetas që akuzohen se falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar. “Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara”. Njoftimi nga Policia e Tiranës Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Falsifikimi”. Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela…

Read More

Nuk ka qetësi në veriun e Kosovës. Dy shpërthime të reja tronditën Mitrovicën e Veriut mbrëmjen e së martës. Sipas policisë, shpërthimet dyshohet të jenë shkaktuar nga hedhja e bombave trullosëse, në Lagjen e Boshnjakëve dhe Tre Rrokaqiejt. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Që nga fillimi i dhjetorit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe bomba trullosëse.

Read More