Author: tirana

Pas 301 ditëve ngujim në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky niset sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden. Është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga pushtimi rus në shkurt. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar gjithashtu udhëtimin dhe tha se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit. “Në rrugën time për në SHBA për të forcuar aftësitë elastike dhe mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi ai në Twitter. Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin, Kiev, dhe ka vizituar trupat përreth…

Read More

Perspektiva e kthimit në pushtet të kryeministrit të zgjedhur Benjamin Netanjahu, pas fitores së tij në zgjedhjet e nëntorit, po ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënieve turko-izraelite, që kishin filluar të përmirësoheshin. Marrëdhëniet mes Benjamin Netanjahut dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në të kaluarën kanë qënë të tensionuara, por sipas analistëve, ndikimi rajonal i Teheranit dhe programi i tij bërthamor, përbëjnë shqetësim për të dy vendet. Benjamin Netanjahu fitoi zgjedhjet në Izrael dhe u emërua kryeministër në një kohë që marrëdhëniet turko-izraelite kishin filluar të përmirësoheshin. Gjatë mandatit të mëparshëm të zotit Netanjahu, ai dhe presidenti turk Rexhep…

Read More

Mëngjesi i kësaj të mërkure, Korça po haset me prezencën e shtuar të mjegullës. Momentalisht nuk raportohen problematika në qarkullimin rrugor, por nga ana tjetër për shkak të saj këshillohen që drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes .

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë për “Euroactiv”, ka folur për tensionet në rajon, duke u përqendruar te marrëveshja ende e papërfunduar e detit me Greqinë. Duke i konsideruar partnere dhe mike, Berisha thotë se Greqia ka bërë shumë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe gjithashtu vlerëson Turqinë, por duke shtuar se nuk e pranon doktrinën e neo-otomanizmit. “Partneri ynë, Greqia, në 30 vjet ishte shumë i dobishëm për Shqipërinë. Mbështeti rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe Evropës, investim serioz në vend”, tha Berisha. Po ashtu ai shtoi edhe se “Greqia e nënshkroi duke pasur për…

Read More

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh nga takimi i djeshëm me gra dhe vajza në Tiranë. Për të, mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave, i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas. “Mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave qytetare është i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë, në komunitet dhe në familje. Ndryshimi që po vjen do sjellë mundësi të shkëlqyera që zëri i grave, nënave dhe vajzave të dëgjohet me përulësi. Kënaqësi që bashkë me znj.Ada Demiraj të shkëmbenim ide dhe…

Read More

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit, pasi sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri. Për shkak të retorikës së ashpër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duket se policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës. Policia ka kryer inspektimin e zonës edhe me ndihmën e një qeni, për të garantuar se terreni është i sigurtë. Efektivët kanë ndërtuar edhe një perimetër sigurie.

Read More

Kryediplomati grek, ministri i Jashtëm Nikos Dendias këtë të mërkurë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë. Mësohet se Dendias do të takohet me homologen e tij, ministren shqpitare Olta Xhaçka. Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, kryediplomati grek do të ketë një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama. Kurse kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas pjesëmarrjes në Samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 6 dhjetor, do të vijë sërish në Tiranë. Ai do të mbërrijë të enjten në Shqipëri dhe do të vizitojë zonat e minoritetit grek, konkretisht Himarën dhe Derviçanin.

Read More

“New York Times”, gazeta më prestigjoze amerikane, por me ndikim në botë po përballet me reagime të forta për një fjalëkryq. Bëhet fjalë pikërisht për fjalëkryqin që botohet me edicionin e gazetës prestigjioze, ndoshta një nga më të ndjekurit në botën anglosaksone. Skema e fjalëkryqit kujtonte në mënyrë të qartë simbolin më të diskutuar të historisë, svastikën naziste. Një simbol që gjendet kudo në lashtësi, si shprehje e diellit, fatit dhe begatisë në kultura të ndryshme, por që nga përfundimi i luftës se dytë botërore është shndërruar në një nga simbolet e ndaluara në perëndim. Dukshëm imazhi i këtij simboli…

Read More

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së dronëve Bayraktar. “MIRËMËNGJES, dhe me momentet e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për futjen e dronëve të famshëm Bayraktar në arsenalin e Forcave tona të Armatosura, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. I pranishëm gjatë firmosjes së marrëveshjes, Rama tha se blerja e doneve vjen në një kohë kur siguria globale është e kërcënuar, Kreu i qeverisë theksoi në fjalën e tij se dronët do të jenë dobiprurëse për sigurinë kombëtare. “Është teknologjia më e lartë e fluturimeve për…

Read More

Festivali i Këngës në RTSH, në këtë edicion të 61-të erdhi me mesazhe sociale e ndërgjegjësuese në natën e dytë, krahas performancave të 13 garuesve të radhës. Përmes kolegëve u vlerësua në skenë puna e mjekut anastezist Ilir Ohri, i cili aktualisht është në gjendje jo të mirë shëndetësore, për përkushtimin e tij ndaj profesionit dhe në përccimin e zanatit tek brezat e tjerë. I riu Jamarbër Hoxha, në emër të fëmijëve autikë,erdhi me mesazhe mirënjohjeje për prindërit që përkushtohen në kujdesin e tyre, si dhe për ndërgjegjësimin e shoqërisë për pranimin dhe trajtimin e fëmijëve me autizëm, për tu…

Read More

Dashi Lërini të tjerët të bëjnë punën e tyre. Delegoni sa më shumë që të jetë e mundur te të tjerët. Ju jeni më mirë të mërkurën si dirigjent i grupit sesa si një nga lojtarët. Drejtoni rrugën në vend që të kapeni me gjithë punën e rëndë. Demi Të mërkurën mund të përballeni me disa kundërshtime. Mos mendoni për asnjë minutë se do të jeni në gjendje ta shmangni atë. Ju gjithashtu mund të ngriheni në këmbë dhe të përballeni me situatën në vend që të përpiqeni të fshiheni dhe të pretendoni se nuk keni asnjë lidhje me të.…

Read More

Këtë të mërkurë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, edhe fenomeni i mjegullës në zonën verilindore dhe juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten -2-6 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 5 -7°C ne veri , 13-15°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More