Author: tirana

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se kërkon ta shuajë PD-në. Kreu i Partisë Demokratike iu ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që në fillim të janarit të fillojnë nga puna për organizimin e kësaj force politike. Ai shtoi se duhet një organizim i fuqishëm i PD që të fitojnë zgjedhjet lokale. “Viti i ri kërkon nga ju që te ketë për kryefjalë organizimin. Duhet të organizohemi në çdo qelizë, kjo është përcaktuar sot në betejën elektorale. Ne hyjmë në betejë dhe suksesi do përcaktohet nga organizimi ynë në nivel seksioni, nga lufta që duhet t’i…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Korçë. Shoferi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime. Dyshohet se zjarri ishte aksidental dhe i shkaktuar nga një defekt teknik. Hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes vazhdojnë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse.

Read More

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtare të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq pa syzet e errëta, të cilat i mbante prej dy javësh në daljet e tij publike pas sulmit nga Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit. Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi gjatë takimit të sotëm se ishte viti që ia dolën të transformojnë partinë, nga një forcë politike e cila kishte hyrë në një letargji, në një opozitë të vërtetë. Ai komentoi edhe zgjedhjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, për të cilën tha se ishte një përplasje e ashpër mes klaneve mafioze. Sipas tij, në proces pati…

Read More

33 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në Tiranë, Kurbin, Durrës, Divjakë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Kolonjë, Berat dhe Dimal. Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë humbje jete. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë, ndërsa janë shëruar 16 qytetarë. Në të gjithë vendin, janë aktivë me Covid 202 qytetarë.

Read More

Gratë japoneze janë të njohura mbarë botën për cilësinë e lëkurës. Ndërsa gjenetika luan një rol shumë të rëndësishëm, shumë pretendojnë se rituali i tyre në mëngjes mund të jetë duke i ndihmuar ato të qëndrojnë të shëndetshme dhe të bukura. E thënë thjesht, shumica e grave japoneze pinë ujë menjëherë pas zgjimit. Ky ritual, i rrënjosura thellë në kulturën japoneze, konsiderohet një trajtim i provuar shkencërisht që ndihmon në një numër të çrregullimeve të trupit. Ndryshe nga vendet perëndimore SHBA-së dhe të tjera, popullsia e Japonisë nuk vuan shumë nga çrregullime të tilla si obeziteti dhe diabetit. Si fillim,…

Read More

Britania ka akuzuar Rusinë se po planifikon që t’i japë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë në këmbim të qindra dronëve. Kështu tha më 20 dhjetor ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, duke bërë thirrje që Perëndimi të bëjë më shumë për të bërë publikë këtë këmbim. “Irani është bërë një prej mbështetësve kryesorë ushtarakë të Rusisë”, tha Wallace para Parlamentit, teksa foli për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. “Në këmbim të furnizimit me mbi 300 dronë kamikazë, Rusia tani po dëshiron që t’i ofrojë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë, duke minuar sigurinë në Lindjen e Mesme, por edhe atë ndërkombëtare.…

Read More

Një 62-vjeçar është gjendur pa shenja jete në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet. Bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A. M. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 62-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë nga një arrest kardiak.

Read More

Shqipëria ka firmosur marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve “Bayraktar”. Rama tha se kjo marrëveshje është arritur falë partneritetit strategjik mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa shtoi se këta dronë janë të një niveli të lartë teknologjie. Në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’, kreu i qeverisë theksoi se dronët do të jenë dobiprurës për të mirën e ligjit në vend.  “Përfaqësohet edhe trupat turke që kanë qenë aty për shumë vite. Më pas do të nisim të punojmë për dronët. Ne kemi nënshkruar apo do nënshkruajmë për paketën e plotë 3 dronët. Nuk…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka nënshkruar këtë të martë marrëveshjen me autoritetet turke për blerjen e avionëve luftarakë pa pilot me firmën e njohur turke “Bayraktar”. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në ambientet e Kryeministrisë, Peleshi tha se Shqipëria po planifikon të ndërtojë edhe një flotë me avionët Black Hawk. “Jam i sigurt se shfrytëzimi i këtyre aseteve do të rrisë parandalimin e dukurive të paligjshme. Sfidat komplekse dhe në ndryshim të sigurisë, dhe konflikti i armatosur në Ukrainë, kanë shtuar nevojën për t’u zhvilluar, modernizuar. Krijimi i kapaciteteve ndërkombëtare, mbështetje ajrore të operacioneve, duhet të jenë disa prej objektivave…

Read More

Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të frikshëm rreth orëve të para të mëngjesit në Caselle Torinese të Italisë. 18-vjeçari nga Kosova Blendi Halili ishte duke u kthyer nga një festë me automjetin e tij tip “Ford” që ishte në pronësi të prindërve të tij. Tre shokët me të cilët po udhëtonte arritën të dilnin nga automjeti i shkatërruar, kurse 18-vjeçari nuk arriti të shpëtonte, duke humbur jetën pasi makina shpërtheu në flakë. Grupi hetimor po vijon me hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, por ajo çfarë raportohet deri më tani është që…

Read More

Ish-diplomati, publicisti dhe pedagogu Fatos Tarifa shprehet i zhgënjyer nga nata e parë e festivalit të Këngës në RTSH. Tarifa artikuloi kritika për organizimin, prezantimin dhe nivelin e konkurrentëve. Deklarata e Fatos Tarifës: “Mbrëmë ndoqa (pa shumë interes dhe vetëm pjesërisht) natën e parë te Festivalit te 61-të të Këngës. Në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend. Nuk është më. Me shpenzime shumë herë më të mëdha për organizimin e tij, në këtë festival sot marrin pjesë këngëtarë shumë herë më të vegjël, ndër ta edhe djem e vajza…

Read More