Author: tirana

E pesta në garë ka konkurruar në Festivalin e Këngës, artistja “Fifi” (Filloreta Raçi). Para se të niste interpretimin ajo rrëfeu në një bisedë të shkurtër me moderatoren Arbana Osmani se kjo këngë ishte një mesazh kundër bullizmit. Ndërkaq artistja u shfaq në këtë edicion të 61-të të Festivalit të Fundvitit me një look krejt ndryshe. Kënga që interpretoi artistja titullohet “Stop” dhe u shoqërua edhe me një performancë baleti.

Read More

Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, pas 25 vitesh. Mbrëmja e dytë e tij eventi, ka kulmuar mes të tjerash dhe me rikthimin e Lilës, pas problemeve me drejtësinë italiane, më herët këtë vit. Elsa Lila ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur para performancës, por siç konfirmoi moderatorja Arbana Osmani, kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër. Evita, është gjithashtu e pranishme në Pallatin e Kongreseve. Këngëtarja është edhe autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen…

Read More

Catherine Zeta-Jones ka deklaruar dashurinë e saj për një burrë tjetër dhe thotë se burri i saj Michael Douglas, 78 vjeç, është ‘në rregull me këtë’. Aktorja 53 vjeçe, hyri në Instagram të dielën mbrëma teksa shikonte finalen më dramatike të Kampionatit Botëror, shkruan DailyMail. Duke brohoritur Argjentinën nga shtëpia e saj teksa siguronin një fitore gjatë penalltive pas një loje të gjatë me Francën, Catherine pranoi se ka një vend të posaçëm në zemrën për Lionel Messin, 35 vjeç.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke Mehmet Aktaş, ka vizituar sot Policinë e Shtetit, duke dhuruar një donacion që përfshin servera dhe pajisje për integrimin e disa prej programeve për ruajtjen e të dhënave zyrtare, akt ky që vjen pas sulmeve kibernetike të ndërmarra ndaj vendit tonë. Fillimisht, z. Aktaş është pritur në një takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe më pas të dyja delegacionet zhvilluan një takim pune për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e urave të reja në fushat me interes të përbashkët. Ata vlerësuan marrëdhëniet midis dy policive në bashkëpunimet e kryera ndër…

Read More

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney, zgjodhi mes Cristiano Ronaldos nga Portugalia dhe Lionel Messit të Argjentinës. “Unë e respektoj Cristianon dhe i kuptoj ata njerëz që e konsiderojnë atë më të mirin. Unë e pranoj mendimin e tyre, por Messi është krejtësisht ndryshe. Unë u përballa me të disa herë dhe ai tregoi se si mund të trajtojë dhe kontrollojë topin. Është e pamundur të afrohesh me të. Ai gjithmonë ka gjithçka nën kontroll. Nëse Messi është në zotërim të topit, ai do të përcaktojë rrjedhën e ndeshjes. Është e vështirë të jesh në rolin e rivalit…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Gjolëve, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën. Një i ri ka aksidentuar me automjetin e tij 55-vjeçarin Pëllumb Stafuka, i cili lëvizte me biçikletë në aksin Krujë-Vorë. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Read More

Përhapja aktuale e Covid-19 në Kinë mund të infektojë 10% të botës brenda tre muajve të ardhshëm, ka paralajmëruar një epidemiolog dhe ekspert shëndetësor në Kinë. Ky paralajmërim ka ardhur pasi një video tronditëse e shpërndarë në internet tregonte trupat që grumbulloheshin në spitale dhe krematoriume në Kinë , pasi vendi kohët e fundit liroi masat e tij ekstreme të kontrollit të Covid. Vetëm dy vdekje nga virusi u raportuan nga autoritetet kineze të hënën, por pamjet duket se tregojnë korridoret e një spitali të tejmbushur me trupa të vdekur në barela dhe pacientët duke u vendosur në reparte. Eric…

Read More

Aktori Robert De Niro është bërë pre e një vjedhjeje në shtëpinë e tij, në prag të Krishtlindjeve. Një 30-vjeçare e quajtur Shanice Aviles është arrestuar pasi hyri në shtëpinë e tij, më qëllim vjedhjen e dhuratave poshtë pemës së Krishtlindjeve. Aviles ishte nën vëzhgim nga zyrtarët e NYPD, që prej orës 3 të mëngjesit kur ajo hyri në shtëpinë e De Niros. Sipas raportimeve të mediave të huaja, autorja ishte duke u kërkuar nga policia për vjedhje të tjera, ndërsa vetëm këtë vit është arrestuar 9 herë. Autoritetet e panë 30-vjeçaren të hynte në shtëpinë e De Niros dhe…

Read More

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Jerusalemit në xhudo. Në finale të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti britaniken Chelsie Giles. Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos, ku vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike.Me të artën në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore. Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.

Read More

Paraqitja e fundit e Maneskin në Las Vegas e ka lënë audiencën e tyre konfuze pasi nuk përfundoi në një mënyrë të ‘‘civilizuar’’. Grupi i njohur nga Italia mbylli turneun e tyre amerikan me koncertin e tyre të fundit në Las Vegas dhe u sigurua që ai të ishte i paharrueshëm për fansat. Në fund të performancës së tyre, Maneskin “thyen” instrumentet e tyre muzikore dhe shkatërroi gjithçka në skenë.Shumë shpejt, videot dhe fotot nga koncerti bënë xhiron e internetit, ku fansat kritikuan aktin e tyre. Edhe pse kishte nga ata që e panë me sy pozitiv “finalen” e madhe…

Read More

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias vizitoi sot Prishtinën. Pas takimit me homologen e tij Donika Gërvalla Schvarz, shefi i diplomacisë greke u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet t’i përkushtohen bisedimeve, për të finalizuar të gjitha marrëveshjet. Dendias foli edhe për situatën ne veri, duke thënë se situata mund të përshkallëzohet nga aktorë të tjerë. “E mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit me qëllimin e arritjes së një marrëveshjen ligjërisht të obligueshme dhe sipas ligjeve ndërkombëtare. Është e rëndësishme të respektohen nga të dyja palët të gjitha marrëveshjet e arritura, ky ishte mesazhi im i qartë edhe në…

Read More

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara lëshoi një urdhër të përkohshëm për të mbajtur në fuqi kufizimet e vendosura gjatë pandemisë, që i ndalon emigrantët të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara. Fati i mijëra emigrantëve që presin në kufirin SHBA-Meksikë është i paqartë ndërsa urdhri i Gjykatës u lëshua në prag të përfundimit të afatit të urdhrit ekzekutiv, të njohur si Titulli 42, që i lejon autoritetet t’i kthejnë pas emigrantët e kapur në kufirin e SHBA-së. Urdhri ekzekutiv, i vendosur gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump skadon më 21 dhjetor. Me lëshimin e urdhrit të përkohshëm, kryetari…

Read More