Author: tirana

Burrë dhe grua janë paraqitur sot në Spitalin e Pogradecit për mjekim me shenja helmimi. Bashkëshortët, 42 dhe 40 vjeç dyshohet se kanë konsumuar aksidentalisht lëndë helmuese herbicid. “Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Çmimi i shitjes me pakicë të naftës në vendin tonë është ulur me 3 lekë. Një litër naftë, do të shitet me 199 lekë, nga 202 që ishte më parë. Ndërkohë, benzina është ulur me 1 lek, duke shkuar në 177 lekë për litër. Çmimi i gazit të lëngshëm mbetet i pandryshuar, teksa do të shitet me 71 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Vendim i Bordit…

Read More

Banorja e Big Brother VIP Kosova, modelja Gresa Hoti ka rrëfyer momentet e vështira të jetës me ish-partnerin e saj. Ajo u shpreh se ish-dashuri i saj e vinte kundër familjes së tij dhe se nuk kanë qenë të rralla çastet kur ushtronte dhunë ndaj saj. “Më vinte kundër nënës së vet, komplet kundër. Kam shkuar në Siçili edhe disa herë më thoshte ‘e kam harru kuletën’. Kur i harxhova lekët më tha që unë do të rri atje. Më vinte kundër nënës së vet, kundër motrës së vet. Babai i tij kur ka qenë ky i vogël më tregonte…

Read More

Aktorja e dashur për publikun shqiptar, Marjana Kondi është rikthyer në Teatrin Kombëtar pas nëntë vitesh. Dalja e saj në teatër vjen pak ditë pas largimit të Hervin Çulit si drejtor i TK. “Në momentin e parë kur hyra në Teatër, Alba më tregonte Teatrin, skenën, dhomat e provës. Nuk u ndjeva mirë. Në vend që t’ja tregoja unë Teatrin, ndodhi e kundërta. Shkela në momentin kur ish-drejtori i TK është larguar, shyqyr që nuk e pashë nëpër sallon, se, ku i dihet, njerëz jemi”, është shprehur Mariana në një deklaratë për mediet. Aktorja u pyet edhe për ministren Mirela…

Read More

Mundësia për të tradhtuar dyfishohet kur mashkullu mbush 39 vjeç, sipas hulumtimit të IllicitEncounters. Për shumë, kjo shifër përfaqëson një pikë kthese në jetë, sepse atëherë ata hyjnë në një krizë të mesit të jetës ose jetojnë një rini të dytë. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit shpesh tradhtojnë për të tërhequr vëmendjen e partnerit të tyre, veçanërisht nëse ndihen të lënë pas dore. Nuk përjashtohet edhe tradhtia hakmarrëse. Pesë arsyet më të zakonshme pse dikush tradhton:1. Mungesa e eksitimit (76%) 2. Një mundësi e mirë paraqitje (54%) 3. Të mërzitesh në marrëdhënie (46%) 4. Rivendosja e kontaktit me ish-in në…

Read More

Policia shqiptare ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Shield”, i koordinuar nga Europol, për goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin. Operacioni u zhvillua nga muaji prill deri në muajin tetor të vitit 2022, u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore të 28 vendeve. Gjatë periudhës 7-mujore të zhvillimit të këtij operacioni ndërkombëtar, Policia shqiptare ka zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacione për goditjen e kontrabandimit të barnave mjekësore. Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 14 shtetas, janë proceduar penalisht 6 shtetas, si dhe janë sekuestruar medikamente…

Read More

Që pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, jeta personale e Fifit ka qenë në qendër të vëmendjes. Sidomos lidhja e saj me Adis Patushin. Nisue nga komentet e shumta të fansave, artistja ka vendosur ta mbajë më private romancën e saj. Gjithsesi, ditën e djeshme ka bërë një përjashtim, duke i bërë një dedikim shumë të ëmbël partnerit të saj me rastin e 1-vjetorit të lidhjes. “Adis Patushi, sot një vit më parë të kam bërë timin. Sot një vit më parë, ti kishe frikë se unë s’do jem e jotja. E sot një vit më parë unë i premtova…

Read More

Zbardhet takimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha me Mark Gjonaj, ish-anëtarin e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Nju Jorkut dhe Asamblesë së Shtetit në SHBA. Berisha theksoi se me Gjonajn shkëmbyen ide mbi angazhimin e Partisë Demokratike në mbështetje të mundësimit të votës për diasporën shqiptare në botë. MESAZHI I BERISHËSTakim me Z. Mark Gjonaj, Ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Nju Jorkut dhe Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut.Me Z. Gjonaj shkëmbyem gjerësisht mbi angazhimin e Partisë Demokratike në mbështetje të mundësimit të votës për diasporën shqiptare në botë, duke i siguruar se në këtë drejtim, PD…

Read More

Politika “zero COVID” nuk funksionon më në Kinë, por shkencëtarët nga disa grupe kërkimore janë të shqetësuar për përhapjen e sëmundjes. Kjo për arsye sepse lehtësimi i menjëhershëm i kufizimeve ka rritur frikën për përhapjen e rasteve, veçanërisht tek të pavaksinuarit dhe personat me sistem të dobët imunitar. Në një rast të tillë, shpërthimet mund të mposhtin sistemin shëndetësor, duke shkaktuar deri në 2 milionë viktima. Sipas parashikimeve, rihapja e bizneseve dhe aktiviteteve mund të shkaktojë 2.1 milionë viktima. Kina ka regjistruar zyrtarisht 5,242 viktima për shkak të COVID gjatë pandemisë, një përqindje e vogël në krahasim me popullsinë e…

Read More

Deputetja e PD, Ina Zhupa në një komunikim për mediat ka denoncuar skemën e abuzimeve me grantet e Start-up-eve. Zhupa tha se ministrja e Sipërmarrjes Bilali shpërndan miliona lekë të shtetit për shoqërinë dhe shokët e partisë. Deklarata: Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali e meriton ministrinë që i kanë dhënë, sepse me të vërtetë merr përsipër shumë. Inovacionin e parë në sipërmarrje e bëri kur shpalli shefin e saj Edi Rama, Zeus, pra zot i gjithëfuqishëm në mitologjinë greke. Të dytin e ka bërë së fundmi duke shpërndarë miliona lekë të shtetit në grante për shoqërinë e vet dhe shokët…

Read More

59-vjeçarja M.M., ka pësuar djegie të lehta në trup pasi një armë gjahu është shkrepur aksidentalisht. Aktualisht 59-vjeçarja po merr mjekime në spitalin e Korçës, ndërsa bëhet me dije se arma e gjahut ishte me leje nga bashkëshorti i 59-vjeçares. Njoftimi: Maliq/Informacion paraprak Më datë 20.12.2022, në fshatin Shëngjergj, Maliq, shtetasja M. M., 59 vjeçe, dyshohet se gjatë zhvendosjes brenda banesës, së një arme gjahu (çifte), aksidentalisht arma është shkrepur dhe për pasojë kjo shtetase ka pësuar djegie të lehta në trup. 59-vjeçarja aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Arma e gjahut (çifte) posedohej me leje nga…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në drita nga vrasja e dy shqiptarëve në Greqi. Mediat greke shkruajnë se sipas raporteve mjeko ligjore në trupin e 41-vjeçarit shqiptar Kreshnik Çerçizaj u gjetën 5 plumba. Duket se 41-vjeçari siç shkruajnë mediat e huaja ka qenë objektivi. Ndërkohë në trupin e Armando Ogranaja është zbuluar një plumb, dhe kjo mund të jetë një plumb tejshpues. Madje mendohet se vdekja e 44-vjeçarit mund të ketë ardhur nga arresti kardiak. Ndërkohë hetimet janë në vijim dhe dyshohet se urdhri për vrasje mund të jetë dhënë nga burgu.

Read More