Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua nata e parë e Festivalit të RTSH-së, ku do të zgjidhet edhe fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Mirëpo, ndryshe nga tradita e çdo viti, këtë herë nuk ishte ftuar fituesi i vjetshëm i Festivalit dhe padyshim që kjo gjë nuk ka kaluar pa zhurmë. Madje, këngëtarja, Ronela Hajati është revoltuar dhe ka reaguar përmes një postimi në Instastory. Ajo thotë se ky veprim skuth, nuk ia heq dot suksesin që ka pasur kënga, e cila e ka marrë të gjithë dashurinë e publikut. Postimi i plotë: “Më ka aq shumë ky shpirt…
Author: tirana
Aksident i rëndë në Elbasan, ku për pasojë 1 person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit. Policia është njoftuar se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dhe bilancin e rëndë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe autoambulanca.
Hulumtimi më i fundit thotë se deri në vitin 2030 deri në 45 për qind e grave do të jenë të vetmuara. Ky është numri më i madh në histori. Psikologia, terapiste për çifte, Dragana Penco ka publikuar një video me këtë temë në kanalin e saj në YouTube dhe ka lënë pa fjalë shumë njerëz. Nëse jeni beqarë, ndiheni shumë mirë dhe dëshironi ta mbani në këtë mënyrë, thotë terapisti, atëherë kjo video nuk është për ju. Por nëse ndiheni të vetmuar, sigurohuni që ta dëgjoni. Nëse dëshironi të gjeni një partner, por mendoni se nuk ka njeri të përshtatshëm për ju,…
SPAK ka çuar në gjykatë dosjen për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako, zv.presidentin e FSHF-së dhe disa biznesmenë, të cilët akuzohen për aferën e inceneratorit të Fierit. Përmes një njoftimi për mediat, SPAK specifikon skemën e abuzimit dhe veprat penale për secilin prej emrave të përfshirë. Lefter Koka, Ish Ministër i Mjedisit, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, parashikuara nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim,…
Përveç dy shqiptarëve që mbetën të vrarë në Athinë mbrëmjen e së dielës, e plagosur mbeti edhe një 32-vjeçare greke, e cila ndodhej në tavolinën pas shqiptarëve. 32-vjeçarja u godit në trup nga një plumb, por fatmirësisht raportohet se gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut. Ajo ka dhënë dëshminë për hetuesit grekë të cilëve u ka treguar për dinamikën e atentatit. Sipas saj, plumbi do ta kishte prekur në kokë nëse atë moment nuk do të ishte në këmbë duke biseduar. “Isha me motrën time në lokal, ishim në këmbë dhe po flisnim me pronaren e lokalit. Isha me…
Rregullat e Familjes Mbretërore angleze janë ndër më të rreptat në botë. Asnjë kontakt fizik, foto apo autografe me fansat. Edhe pse në ditët e sotme duket thuajse e pamundur. Kate, William, Harry dhe Meghan takohen me qytetarët dhe shkëmbejnë dhurata dhe mendime. Ata nuk mund të japin autografe Imagjinoni sikur firma e një anëtari të familjes mbretërore të binte në duar të gabuara. Për të ruajtur konfidencialitetin dhe sigurinë e dokumenteve të Kurorës dhe për të shmangur mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit, mbretërorët nuk lejohen të japin autografe. Ata nuk mund të udhëtojnë së bashku Rregulli vlen për trashëgimtarët…
Këtë të martë, ka nisur seanca në Apel për ankimimin e grupit të Enkelejd Alibeajt. Është kërkuar regjistrimi në një vendim i dy Kuvendeve të PD0së, atij të korrikut dhe Kuvendit të dhjetorit. Avokati Rezart Kupthi, ka kërkuar të njihet me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor.
Europol koordinoi edicionin e tretë të operacionit Shield, një përpjekje globale për të synuar trafikimin e barnave të falsifikuara dhe të keqpërdorura dhe substancave doping. Operacioni u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore nga 28 vende (19 shtete anëtare të BE-së dhe 9 vende të palëve të treta). Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) koordinoi agjencitë doganore ndërsa Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO) ofroi mbështetje financiare. Frontex, Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA), Organizata Botërore e Doganave (WCO) dhe agjencitë kombëtare të mjekësisë mbështetën më tej operacionin, i cili u zhvillua midis prillit…
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë një fokusi kryesor bashkisë për vitit 2023 është infrastruktura e rrugëve rurale dhe hapja e një tregu publik për fermerët dhe fshatarët që duan të shesin produket e tyre, pa asnjë taksë, ku dhe vetë blerësit do përfitojnë duke marrë produktet me çmim më të ulët. “Vitin tjetër do hapet tregu publik për fermerët, do të ulë çmimet për ata që blejnë. E dyta që na është kërkuar përveç rrugëve rurale me të cilën jemi duke punuar tani, pra e gjithë zona mes Tegut dhe zonës së helikopterëve në Farkë të madhe,…
Situata nga moti i keq, ka ende pasoja në qarkun e Shkodrës. Reshjet e shiut kanë pushuar prej disa ditësh tashmë e megjithatë në Shkodër vijon të ketë sipërfaqe toke të përmbytura. Bashkia Shkodër njofton se nga raportimet e bëra mëngjesin e së martës, sipërfaqe në total e përmbytur në Bashkinë Shkodër janë 2150 Ha, me një rënie prej 200 Ha nga ora 08.00 e ditës së djeshme. Banesa me prezence uji në oborre e stalla në total janë 50. Në Njësinë Administrative Ana e Malit e përmbytur është një sipërfaqe prej 1200 Ha. Sipas Bashkisë Shkodër, në rrugën e…
Presidenti Bajram Begaj priti këtë të martë në një takim përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), me të cilët diskutoi lidhur me kontributin e tyre për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e KKD-së për implementimin e votës së diasporës për zgjedhjet në Shqipëri dhe e nxiti atë të angazhohet vazhdimisht, në mënyrë domethënëse dhe sa më aktive në hartimin e politikave publike, duke sjellë praktikat më të mira si dhe një perspektivë ndryshe dhe shumë të rëndësishme në zhvillimin e kombit. “Garantimi…
Edhe këtë të martë, fusha e mbetjeve në Vlorë sërish është përfshirë nga flakët. Shtëllungat e tymit kancerogjen janë përhapur në të gjithë qytetin. Edhe më parë mbeturinave në fushën e mbetjeve iu është vënë flaka nga persona që mbledhin mbetje plastike apo dhe hekurishte, që i djegin për të patur lehtësira në gjetjen e tyre.