Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Presidenti Bajram Begaj pret përfaqësues të Diasporës: Të garantojmë votën e emigrantëve

09:41 / December 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beg1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj priti këtë të martë në një takim përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), me të cilët diskutoi lidhur me kontributin e tyre për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e KKD-së për implementimin e votës së diasporës për zgjedhjet në Shqipëri dhe e nxiti atë të angazhohet vazhdimisht, në mënyrë domethënëse dhe sa më aktive në hartimin e politikave publike, duke sjellë praktikat më të mira si dhe një perspektivë ndryshe dhe shumë të rëndësishme në zhvillimin e kombit.

“Garantimi i votës së diasporës siguron pjesëmarrjen e saj aktive në jetën e kombit dhe reflekton perspektivën, përvojën dhe këndvështrimin e saj në hapat e ardhshëm që synojnë përparimin e vendit”, theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti theksoi edhe se diaspora është pjesë aktive e shoqërive në vendet pritëse, ajo është gjithashtu pjesë e pandarë e një kombi, zhvillohet bashkë me të dhe nxit përparim në shumë fusha të jetës. Në këtë aspekt, Presidenti Begaj vlerësoi se fuqizimi i diasporës, mbështetja dhe nxitja e pjesëmarrjes aktive së saj në politikat e zhvillimit të një kombi do të ishte një përfitim i jashtëzakonshëm për shoqërinë.

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.