Author: tirana

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me raportin me ish kryeministrin Sali Berisha. Meta tha se Berisha gëzon respektin e tij si lider i zgjedhur nga anëtarët e Partisë Demokratike. Në një intervistë në RTSH Meta theksoi se di të harmonizojë marrëdhëniet me të gjithë aktorët politikë në të mirë të vendit. “Zoti Berisha është i zgjedhur nga PD përmes një procesi shumë transparent që e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarët. Ai gëzon respektin tim si lideri i zgjedhur nga anëtarët e PD. Zoti Berisha dhe PD kanë një qendrim shumë…

Read More

Sonte ka nisur edhe Festivali i 61 në RTSH në Pallatin e Kongreseve. Hapjen e Festivalit e bëri drejtorja artistike njëherazi moderatorja Arbana Osmani. Para nisjes së prezantimit të 26 këngëve pjesëmarrëse ku siparin e çeli këngëtarja Enxhi Nasufi me këngën “Burr”, Arbana ndali edhe tek përjetimet personale lidhur me kompeticionin më të rëndësishëm muzikor shqiptar.”Jam rritur në një vend ku nuk ndodhnin shumë festivale dhe Festivalin e Fundvitit mezi e prisnim me gjithë familjarët e mi. Dhe mbaj mend që ky festival ka qenë kolona zanore e fëmijërisë sime, e kemi përjetuar shumë bukur. Mirënjohje artistëve që na dhanë…

Read More

Ekzekutimi i dy shqiptarëve një natë më parë në një lokal në Athinë, duket se ka lidhje me trafikun e drogës. Sipas mediave helene autoritet e drejtësisë po hetojnë një tjetër pistë për ekzekutimin e dy shqiptarëve një natë më parë në një kafene në sheshin Nea Smyrin, pasi ajo mund të lidhet me vrasjen e Edmond Papajt pesë ditë më parë në Tiranë. Siç bëjnë me dije mediat greke, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, me origjinë shqiptare, i cili ka marrë pesë plumba në kokë, ka qenë në të kaluarën shqetësim i policisë, pasi ka qenë i dënuar për kontrabandë, drogë…

Read More

Implikimi në vrasjen e e Menduh Kurt Dedës, dhe frika e një arrestimi të mundshëm ka bërë që Gazmir Ngota, të inskenojë zhdukjen e tij, për një periudhë tre mujore. Pavarësisht se Ngota, shfaqet në dëshminë e tij si një njeri i penduar dhe që herë pas herë ishte matur të dorëzohej në polici, prej muajit gusht ai ka vënë në jetë një plan për t’ju shmangur ndjekjes penale me qëllim për ti shpëtuar arrestimit. Në dokumentat e siguruara nga Ora News flitet për një material hetimor që tregon zhdukjen pa adresë të Gazmir Ngotës. Denoncimi i tij është bërë…

Read More

Lirimi i Brezit Frekuencor 700 MHz (njohur si DD2), nga Autoriteti i Medieve Audiovizive (AMA) është një nga detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU). Për shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve të afërta në kohë për realizimin e tij, AMA zhvilloi një takim konsultativ me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe përfaqësuesit teknikë të operatorëve kombëtar audioviziv publik dhe privat. Sekretarja e Përgjithshme e Autoritetit të Medieve Audiovizive (AMA), Romelda Rrapollari deklaroi sot se zhvillimet e vrullshme dhe risitë teknologjike…

Read More

Dihet se marrëdhënia midis baballarëve dhe vajzave të tyre është shumë e ndryshme nga ajo e baballarëve me djemtë. Shumë vajza rriten duke e ditur se janë “vajza e babit”. I njëjti baba që është i ashpër me djalin e tij kthehet në një person më të butë kur bëhet fjalë për vajzën e tij. Një baba do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vajzën e tij të vogël. Marrëdhënia baba-bijë është e veçantë dhe mund të ndikojë tek një grua edhe në moshën madhore. Kur baballarët bashkëveprojnë me vajzat e tyre, ata janë më të dashur dhe u përgjigjen…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi ditën e sotme Bjellorusinë fqinje ku u takua me aleatin e tij, Aleksandër Lukashenkon, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe detaje nga udhëtimi i tij. Daily Mail raporton se avioni në të cilin Putin po fluturonte nuk u nis nga Moska ashtu si u njoftua më herët por nga Shën Petërburgu në mënyrë që të shmangej kalimi në hapësirën ajrore të Ukrainës. Gjithashtu besohet se njëkohësisht me avionin e Putin u nisën edhe dy mjetet të tjera fluturuese identike për të ngatërruar palën ukrainase në rast se do të kishte një sulm të planifikuar ndaj…

Read More

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për një kufi të çmimit të gazit, pas javësh bisedimesh mbi masën e urgjencës që ka ndarë opinionin në të gjithë bllokun ndërsa kërkon të zbusë krizën energjetike. Kufiri është përpjekja më e fundit e 27 vendeve të BE-së për të ulur çmimet e gazit që kanë shtyrë faturat e energjisë të qytetarëve më të larta dhe kanë sjellë inflacion rekord këtë vit pasi Rusia ndërpreu shumicën e dërgesave të saj të gazit në Evropë. Ministrat ranë dakord të vendosin një kufi nëse çmimet tejkalojnë 180 euro për megavat orë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugët e Biere në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë me thikë bashkatdhetarin e tij. Sipas mediave vendase për krimin është arrestuar një 55-vjeçar, i cili akuzohet se ka vrarë me thikë patriotin e tij 28-vjeçar. Ndërkohë nga hetimet e para rezulton se dy personat kishin njohje me njëri tjetrin, ndërsa po vijon puna për të zbuluar se cilat ishin arsyet që çuan në krim.

Read More

Pas lajmërimit të tërheqjes nga kombëtarja franceze, Karim Benzema vazhdon të përjetojë një të hënë të veçantë. Sot lojtari i Real Madrid mbush 35 vjeç dhe mesazhet drejtuar atij janë të shumta. Ndër urimet e shumta për lojtarin është edhe një mesazh nga Jordan Ozuna, e dashura e futbollistit. Nëpërmjet rrjeteve sociale, modelja amerikane ka publikuar foto pranë yllit të Los Blancos dhe ka shkruar: ‘Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime dhe mikut tim më të mirë’. View this post on Instagram A post shared by Jordan (@jiordyn)

Read More

Marina tajlandeze ka raportuar se 31 marinarë janë zhdukur ditën e djeshme, pasi një anije luftarake me rreth 100 anëtarë u përmbyt gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës. Autoritet tajlandeze raportuan se 75 marinarë arrirën të shpëtoheshin, ndërsa 31 prej tyre rezultojnë të humbur. Një zëdhënës i Marinës, Admiral Pogkrong Monthardpalin ka thënë për BBC se kërkimet do të vijojnë. “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e forcës sonë detare, veçanërisht me një anije që është ende në përdorim aktiv”, tha ai. Ekipet e kërkimit punuan gjatë natës për të gjetur të…

Read More

Miliona përdorues të Twitter-it i kanë kërkuar Elon Musk-ut të largohet nga posti i kreut të Twitter-it. Ky ishte rezultati i një sondazhi që vetë miliarderi zhvilloi në këtë platformë, e që premtoi se do t’i përmbahej. Më shumë se gjysma e 17.5 milionë të anketuarve, ose 57.5% e tyre votuan për largimin e zotit Musk nga drejtimi i kompanisë së medias sociale, 42.5% votuan në mbështetje të tij. Shkak për sondazhin u bë një politikë e fundit e vetë zotit Musk, pasi pranoi se kishte bërë një gabim duke ndaluar përmendjen në Twitter të platformave rivale të medias sociale.…

Read More