Author: tirana

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 19 vjet burg për Gentian Malindin, i akuzuar për trafikimin e 137 kg drogë, sasi e kapur në portin e Durrësit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi shkon në 12 vjet e 8 muaj. 46-vjeçari u arrestua në Vlorë më 27 tetor me akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Kuito”. Në bashkëpunim me shtetasit A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, dyshohet se ai do…

Read More

50 psikologë punësohen në qendrat shëndetësore, Manastirliu: Shërbime të integruara për qytetarët, jemi ndër vendet e para në rajon Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me psikologët e parë të punësuar pranë qendrave shëndetësore, të cilët do të garantojnë që shërbimet në 50 qendra shëndetësore në vend, të jenë shërbime të integruara socio-shëndetësore. “50 psikologë dhe punonjës socialë po i bashkohen strukturave tona të kujdesit parësor. Janë 29 qendra shëndetësore të cilat ofrojnë shërbime 24/7, që do të kenë figurën e psikologut dhe puunonjësin social. Dhe gjithashtu dhe 21 qendra të tjera të…

Read More

Policia në Selanik ka marrë sot dy telefonata alarmuese nga persona të ndryshëm, të cilët denonconin se në dy shkolla ishin vendosur bomba.   Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka evakuuar kompleksin e shkollës. Një skuadër e departamentit të asgjësimit të mjeteve shpërthyese kryen një hetim. Pak minuta më vonë një tjetër telefonatë ka mbërritur nga një i panjohur në Polici, i cili ka thënë se ishte vendosur një bombë në EPAL Stravroupoli.

Read More

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur nga familjarët në apartamentin e tij në Rocca Priora të Italisë pa shenja jete. Anëtarët e familjes kishin ardhur për ta vizituar 48-vjeçarin kur bënë zbulimin makabër, ku në vend që të mund të bisedonin me personin dhe ndoshta ta përqafonin, ata e gjetën atë të shtrirë në tokë dhe të pajetë. Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët dhe urgjenca 118. Për mjekët e mbërritur brenda banesës nuk ka mbetur gjë tjetër veçse konstatimi i vdekjes së burrit. Për momentin, policia që po heton rastin nuk ka përjashtuar asnjë pistë për vdekjen e 48-vjeçarit me origjinë shqiptare.

Read More

Këngëtari Mateus Frroku ka treguar se është në një lidhje dashurie me një vajzë të njohur të ekranit. Këtë e ka zbuluar teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”. Matues nuk mund të shpëtonte pa konfirmuar lidhjen pasi partnerja e tij ishte në të njëjtën skenë. Ajo është vilonistja e orkestrës së “Zemër Luana”, Xhesi Mera. Në sfidën e fundit në program, Mateus i bëri dedikimin më të embël e romantik partneres në sy të të gjithëve, për herë të parë një studio televizive. Ai e falenderoi atë për gjithçka, ndërsa u drejtua drejt orkestrës për tek…

Read More

Lidhur me pallatin në rr. Myslym Keta, i cili ishte shpallur i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, pas tërmetit të 2019, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se vendimi është marrë nga Instituti i Ndërtimit, i cili e ka rikonfirmuar këtë vendim edhe pak ditë më parë. “Unë jam kryetar i bashkisë, nuk jam zonja Eni që të merrem me çështje familjare. Si kryetar i Bashkisë, me një koleg drejtor të Institutit të Ndërtimeve kemi shkëmbyer shkresa edhe në javët e fundit. Është rikonfimuar vendimi i inxhinierëve. Këto muhabetet për pajtim familjar janë çështje…

Read More

Gjykata e Lartë e Londrës ka vendosur që plani i Britanisë për të dërguar emigrantët në Ruandë është legjitim. Vendimi është cilësuar një fitore për kryeministrin Rishi Sunak, i cili ka bërë një premtim politik për të menaxhuar numrin rekord të emigrantëve që po mbërrijnë me varka ose gomone në brigjet e Britanisë përmes Kanalit Anglez. Sipas planit,i  cili u bë i ditur në prill,  Britania do të dërgonte dhjetëra mijëra emigrantë që mbërrijnë në brigjet e saj në Ruandë. Menjëherë pas vendimit të gjykatës, gjyqtarët Clive Lewis dhe Jonathan Swift thanë se ishte e ligjshme që Britania të nënshkruante…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se pallati i dëmtuar nga tërmeti në rr. “Myslym Keta” është një nga ndërtesat që janë shpallur të pabanueshëm, kurse banorët janë përfitues të apartamenteve të reja te lagja “5 Maji”. “Në Tiranë janë prishur me dhjetëra pallate të dëmtuara nga tërmeti, sidomos në Njësitë 4 dhe 6, të cilat janë edhe dy zonat më të prekura. Nëse një institucion shtetëror, i cili quhet Instituti i Ndërtimit, ka dhënë verdiktin se ky pallat është i kategorisë DS5, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, edhe në Fushë Krujë, edhe në…

Read More

Në këto shenja të zodiakut lindin fëmijët më inteligjentë. Shumë studime kanë treguar se ne trashëgojmë inteligjencën vetëm nga një prind, astrologët pohojnë se shenja e zodiakut ka ndikim edhe në këtë. Ujori Ata kanë nivelin më të lartë të inteligjencës analitike, e cila matet me aftësitë njohëse dhe IQ. Kjo shenjë e ajrit është e njohur për cilësi të tilla si një qasje inovative në zgjidhjen e problemeve dhe shikimin e jetës me syze të veçanta. Njerëzit e lindur nën shenjën e Ujorit janë tipa revolucionarë dhe të pavarur, krijues. Akrepi Ata janë më të mirët në vlerësimet realiste dhe të…

Read More

“Sa më shumë të përdorni një produkt, aq më shumë do të bëjë për lëkurën tuaj.” Nëse deri më sot keni qenë dakord me mendimin e mësipërm, le t’ju themi se është një mit. Konkretisht, sipas ekspertëve të lëkurës, ka përbërës që janë thelbësorë për lëkurën, por nuk duhet ta teprojmë. Shumë prej tyre, nëse aplikohen për një kohë të gjatë, janë të mbingopur në lëkurë dhe nuk kanë rezultat. Kjo është arsyeja pse ne ndryshojmë produktet e kujdesit dhe kështu e mbajmë lëkurën të stimuluar, duke përpunuar përbërës të rinj. Sugjerohet që kur një produkt mbaron, të përdorni një…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Ministrja tha se projekti do të kushtojë rreth 17 milionë euro. “Ky është një i cili mbështetet me fondet e BE, kemi Berzhin që ka dhënë një kredi dhe 50 e tij është grant. Flasim për rreth 17 milionë euro. Një projekt që ka nisur prej kohësh, është dashur që të vihet në jetë pasi procedurat janë ato që duhen respektuar dhe e kemi bërë me përpikmëri me partnerët tanë. Nuk është thjesht një mjet transporti, është një mentaliteti i ri i të udhëtuarit që…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë, dhe se për këtë temë janë në koordinim të rregullt me KFOR-in. Kështu tha ai pas ceremonisë së fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë. “KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, në komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë…

Read More