Author: tirana

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se sot Këshilli i Ministrave ka miratuar projektin për 30 milion euro hua për ngritjen e sistemeve të mbrojtjes civile. Sipas Peleshit ky sistem, do të shtrihet në 12 qarqet ku do të ketë edhe salla operative. Peleshi shtoi se me këtë fond do të mund të blihen edhe dy mjetet ajrore për shuarjen e flakëve, por pa specifikuar se për çfarë mjetesh bëhet fjalë. “U miratua projekt vendimi mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Italia është angazhuar për të mbështetur mbrojtjen civile në formë huaje 30 milion…

Read More

Përdoruesit e Twitter kanë votuar në favor të largimit të Elon Musk nga posti i shefit ekzekutiv të platformës pasi miliarderi bëri një sondazh për të ardhmen e tij. Një total prej 57.5% votuan “po” pasi Musk pyeti 122 milionë ndjekësit e tij nëse ai duhet të tërhiqej. Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë (36 miliardë paund), tha para mbylljes së sondazhit se ai do t’i përmbahej rezultatit. Sakaq, manjati i teknologjisë, i cili gjithashtu drejton Tesla dhe Space X, është përballur me shumë kritika që nga marrja në dorë e faqes. Ndërkohë, ende nuk ka komentuar…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi sot se nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë nuk do ta kenë më detyrimin për të kthyer librat që shpërndahen falas. Detyrimi i kthimit të librave do të jetë nga klasa e katërt e tutje. Sipas ministres ky vendim u mor për shkak se librat në këtë kategori nxënësish dëmtohen më së shumti. “Qëllimi është të lehtësohet barra financiare për familjet, që nuk i kanë kushtet për tekstet shkollore. Janë tekste shkollore në përdorim falas. Pra do i kthejnë librat se do përdoren nga nxënësit e tjerë. Përsëritet kjo për 3…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që të mos votohet amnistia fiskale. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se është një projekt famëkeq i kryeministrit Rama dhe bandës së tij kriminale. “Dënoj me forcën më të madhe këtë projekt me të cilin Edi Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe organizatave kriminale shqiptare, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme. kërkon të godasë ata që kanë ndërtuar bizneseve mbi djersën dhe integritetin e tyre. Ky insistim i tij është ndëshkim për mbarë shqiptarë,…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Iviça Daçiç reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai është shprehur se Kurti është një kërcënim i madh për paqen dhe për çdo marrëveshje që mund të çojë në arritjen e saj. Gjithashtu ai ka reaguar ashpër edhe ndaj ndërkombëtarëve duke theksuar se qëndrimi i tyre për tensionet në Veri është qëndrim cinik. “Serbët po reagojnë për mosrespektimin e gjithçkaje që është nënshkruar deri më tani. Është një luftë politike që po e udhëheq populli serb dhe tani keni kërcënime se dikush do t’ia heqë me dhunë. Unë mendoj se…

Read More

Një burrë nga Berati ka kërcënuar me kosë fqinjin e tij pas një sherri për motive të dobëta. Siç bën me dije policia, kanë nisur hetimet shtetasin H. H., banues në Berat, dhe po procedohet në gjendje të lirë. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. H., banues në Berat, pasi për motive të dobëta ka kanosur me mjet të mprehtë (kosë), fqinjin e tij. “, njofton policia

Read More

Pas 18 muajsh hetimesh, komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve do të japë sot vendimin nëse nëse Donald Trump do të ndiqet penalisht. Anëtarët e Kongresit Amerikan, që përbëhen prej shtatë demokratësh dhe dy republikanësh do të mbajnë një seancë publike në orën 13:00 me orën lokale për të dhënë vendimin. Mbështetësit e presidentit në largim Donald Trump sulmuan Kapitol, duke shkaktuar një valë të madhe tronditëse në SHBA dhe në pjesën tjetër të botës. Anëtarët e komitetit do të vendosin gjithashtu nëse do të rekomandojnë apo jo që Departamenti i Drejtësisë të ngrejë akuza penale kundër Donald Trump për rebelim,…

Read More

Personat që shihni në foto janë dy shqiptarët që mbetën të vrarë mbrëmë në një lokal në Athinë. Bëhet fjalë për Armand Ogranajan dhe Kreshnik Çerçizaj. 44-vjeçari Ogranajan nga Berati, mësohet se mori dy plumba në gjoks dhe si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën, ndërsa të njëjtin fat pati dhe shoku u tij, 41-vjeçar nga Vlora, ndërkohë që të dy viktimat janë me precedente penale. Mediat greke raportojnë se autori, i cili ishte i pajisur me një maskë me qëllim fshehjen e identitetit, ka shkuar drejt tavolinës së viktimave dhe ka qëlluar të paktën 5 herë drejt tyre.…

Read More

Është finalizuar operacioni i koduar “Vigjilje”. Uniformat blu bëjnë me dije se në flagrancë u kap 67-vjeçar Bajram Rexhda dhe 37-vjeçari banues në Durrës R.M. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi Rezhda, u gjetën 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigjilje”, si rezultat i të cilit u parandaluan dhe u goditën një sërë krimesh kufitare.…

Read More

Finalja e Kupës së Botës, që u luajt mes Francës dhe Agjentinës ishte kryefjala e ditën e djeshme. Por përveç emocioneve që na fali ndeshja, një çift përjetoi emocione të dyfishta pasi data e dasmës përkoi me finale e botërorit. Ndërsa ata ranë dakord për shumicën e gjërave në lidhje me dasmën e tyre, ata nuk donin të bënin kompromis se cilin ekip mbështetën në finale. Sachin është një tifoz i yllit argjentinas Lionel Messi, ndërsa Athira është një mbështetëse e ekipit francez të futbollit. Disa orë përpara se të dy skuadrat të takoheshin në stadiumin Lusail të Katarit në…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj për një automjet. 23-vjeçari kishte marrë hua një veturë nga një person tjetër, e të cilën më pas e kishte shitur në Lipjan. Arrestimi i tij është bërë të dielën në ora 19:20 nga Policia e Stacionit në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. “Policët hetues, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arrestuar personin L.Q ( M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë nga personi E.J ( M/K) i moshës 22 vjeçar, e kishte…

Read More

Policia e shtetit ka sekuestruar qindra kapsolla dhe fishekzjarre, me fuqi të lartë plasëse, në kuadër të masave me qëllim parandalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në prag të festave të fundvitit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, zbatimin me rigorozitet të detyrave të përcaktuara në planin e masave për të garantuar mjedis të sigurt për qytetarët. Ndërsa fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke u garantuar…

Read More