Author: tirana

Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, seanca është shtyrë sërish. Ngjarja ndodhi më 21 prill të vitit 2021. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se shkak i shtyrjes, është bërë pasi trupi gjykues vlerësoi të nevojshme të marrë kohën e mjaftueshme sipas ligjit për të shqyrtuar kërkesat paraprake të paraqitura nga avokatët e të pandehurve si edhe t’i jepet kohë për t’u njohur me shpjegimet e prokurorëve të kësaj çështje. Gjithashtu u kërkua ndarje e çështjes së Paplekajt nga ajo e policëve. Mes të tjerash u kërkua…

Read More

Gjykata e Tiranës ka marr vendimin për prishjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në rrugën ‘Myslym Keta’ në njësinë nr.4. Ndonëse PD kishte paraqitur një kërkesë për të mos lejuar shembjen e pallatit, gjykata vendosi të rrëzojë këtë pretendim. Instituti i Ndërtimit me herët e kishte shpallur të rrezikshëm pallatin për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së hënës në dalje të Lezhës. Një furgon mallrash është përplasur me një motor. Burime për Abc News bëjnë me dije se nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forca policie për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Informacione të detajuara priten në vijim.

Read More

Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama për shembjen e pallateve tek Myslym Keta. Në një status në “Facebook”, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një bandë. Në prag festash shprehur kreu i PD duhet të dëshpëronin 90 familje. Statusi: Edi Rama dhe Erion Velia janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë! Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra. Akt i shëmtuar. sb

Read More

Dy viktima dhe një e plagosur është bilanci i atentatit mafioz, që tronditi Athinën mbrëmjen e djeshme, kur një person me kapuç dhe maskë në fytyrë qëlloi me breshëri ndaj dy shqiptarëve 41 dhe 44- vjeç që ishin ulur në lokal. Ekzekutimi ndodhi në një lokal qendror në Nea Zmirni në Greqi. 41-vjeçari  Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua me dy herë armë zjarri në kokë, ndërsa 44-vjeçari  Armando Organja, ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë. Mediet greke raportojnë se e plagosura 31 vjeç, e cila punonte në lokalin ku ndodhi atentati është…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se mbrojtja e kufijve të Ukrainës do të jetë gjithmonë prioritet dhe se vendi i tij është i gatshëm për të gjithë skenarët e mundshëm kundër Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë. “Mbrojtja e kufijve tanë, si me Rusinë ashtu edhe me Bjellorusinë, është prioriteti ynë i vazhdueshëm”, tha Zelensky në një fjalim. “Ne po përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm të mbrojtjes”, shtoi ai. Deklaratat e Zelenskyt vijnë menjëherë pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Bjellorusi mes spekulimeve për një sulm të ri të mundshëm nga Moska. Në fjalimin e…

Read More

Ka nisur shembja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Kombinat. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur rrethimin e perimetrit për të vijuar më pas me shembjen. Ekspertët kanë dalë në përfundimin se pallati në rrugën “Myslym Keta”, i dëmtuar nga tërmeti, është i pabanueshëm. Një ekspertizë e thelluar nxori në pah se nuk sugjerohet riparimi i këtij objekti pasi dhe kostot do të ishin më të larta se ndërtimi nga e para.

Read More

Dje kemi parë një finale të jashtëzakonshme, me 6 gola në total, 120 minuta lojë dhe godtije të penalltive, ku në fund Argjentina dhe Messi kurorëzohen si kampionë bote. Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand përmblodhi atë që shumica mendonin për këtë finale e cila u cilësua si një nga më të bukurat në historinë e Kupës së botës. Kjo finale kishte gjithçka. Superyjet Leo Messi dhe Kylian Mbappe të cilët duelojnë kokë më kokë për të marrë timonin e skuadrës së tyre dhe për të tentuar kurorëzimin. Kishte gola dhe balancim rezultati të mahnitshëm, dhe goditje të penalltive të cilat…

Read More

Shtimi i trupave të KFOR-it në veri u bë pasi grupet nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe tentuan të hynin në Kosovë. Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë shtuar prezencën në veri të Kosovës. Por jo vetëm vazhdimi i bllokadës në rrugët kryesore të organizuar nga serbët lokalë është arsye për këtë. Shtimi i konsiderueshëm i trupave të KFOR-it u bë pasi grupe nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe u përpoqën të hynin në Kosovë, por u ndaluan me dhunë nga policia e…

Read More

Altin Dumani, prokurori që u zgjodh në krye të SPAK bëri sot zyrtarisht para stafit. Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës. Kush…

Read More

Më 5 Mars kur Rusia sapo kishte hyrë në Ukrainë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri gabimin, që nuk mund të quhej gabim. Në twitter ajo shkroi “BE duhet të çlirohet nga varësia e lëndëve fosile”, dhe lëvdoi Spanjën që ka një masë të madhe kapacitetesh të energjive të rigjenerueshme dhe atyre të gazit të lëngshëm, LNG. Problemi: Edhe LNG është lëndë fosile. Ai nxirret me pompë nga toka, pjesërisht me “fracking” dhe në fund digjet po ashtu me efekte negative për klimën. Këtë e di edhe von der Leyen. Megjithatë ideatorja e European Green Deal, që…

Read More

Mediat greke shkruajnë se shkak i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dyshohet se ishte larja e hesapeve. Gjithashtu dyshohet se shqiptarët e vrarë janë të moshës 41 dhe 44 vjeç, kanë të shkuar të errët kriminale. 41-vjeçari ka qenë i skeduar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe grabitje, ndërsa viktima tjetër ka qenë i skeduar për trafik droge. Mediat greke thonë se autori i krimit mendohet të jetë një vrasës profesionist. Në videot e bëra publike, shihet një person, i cili afrohet pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarët dhe i qëllon. Njëri prej tyre ndërroi jetë në vend, ndërsa…

Read More