Franca është zgjuar, Mbappe ka bërë dy goditje spektakolare. Mbappe ka shënuar një gol fantastik duke barazuar shifrat në minutën e 82-të. Shikoni golin
Author: tirana
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshje finale të Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Francës. Skuadra e trajnerit Lionel Scaloni ka epërsinë prej dy golave nga pjesa e parë dhe synon që ta ruajë atë për t’u shpallur kampion i botës në futboll Messi i dha epërsinë e parë Argjentinës kur në minutën e 23’ goditi saktë nga penalltia duke e mposhtur portierin Hugo Lloris. Edhe në këtë pjesë të dyhet Argjentina është kontroll të plot të lojës, ndërsa Franca nuk ka goditur asnjëherë drejt portës.
Një nga lojtarët më të njohur të kombëtares franceze, Kylian Mbappe, e preku topin në pjesën e parë të ndeshjes finale kundër Argjentinës vetëm 11 herë. Për krahasim, vetëm francezët Marcus Thuram dhe Colo-Mouani bënë më pak prekje se ai, por të dy hynë si zëvendësues në fund të pjesës së parë në minutën e 41-të. Vini re se Mbappe ka shënuar pesë gola në Botërorin aktual. Ai është i dyti në listën e golashënuesve të turneut. Teksa gjërat po shkojnë keq për skuadrën franceze në finale, ata po humbasin me rezultat 0:2.
Për të përditshmen britanike ‘The Independent’, psikologu Ian Wallace (i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në më shumë se 30 vite praktikë) ka hartuar një listë me 9 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre. 1.Rënia E kemi parë të gjithë këtë ëndërr dhe është e frikshme. Ndjenja e rënies besohet që nënkupton se jeni duke u varur shumë fort tek një situatë e caktuar dhe duhet të liroheni. Në thelb, mos u bëni kaq të ngurtë për gjërat, dhe ndoshta ju do të pushoni së rëni nga rrokaqiejt në gjumë. 2.Gjetja e një dhome…
E gjithë bota ka kthyer vëmendjen nga Katari ku po zhvillohet finalja e Botërorit, ndërkohë që atmosfera është edhe e ndezur edhe në sheshin “Skënderbej”. Ovacionet dhe reagimi kanë qenë të mëdha, në dy momentet kur Argjentina ka shënuar. Shumica e pjesëmarrësve janë me Argjentinën dhe Lionel Messin. Ka edhe ata që janë me Francën dhe shprehin pikëllimin për rezultatin në pjesën e parë”, tha Merhori.
Karim Benzema nuk do luajë në finalen e Francës me Argjentinën, e vlefshme për Kupën e Botës, por do bëjë tifo për të. Sulmuesi francez mbeti jashtë kompeticionit për shkak të një dëmtimi, gjithsesi, zemra e tij ka qenë përherë me skuadrën gjatë rrugëtimit. Benzema ka dërguar një mesazh për “Gjelat”. “Ka ardhur koha, të gjithë së bashku… Forza Blues”- tha ai.
Flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës nuk mund të mungonin në stadiumin e Lusail, aty ku në 16:00 do zhvillohet finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës. Tifozët shqiptarë janë prezent në stadium, duke treguar edhe simbolet kombëtare.
Të gjithë sytë e botës sot janë mbi finalen e madhe Argjentinë-Francë. Për kapitenin Lionel Mesi kjo është padyshim ndeshja e jetës dhe do të kërkojë me çdo kusht ta fitojë Kupën e Botës. Por me çfarë këpucësh po luan ai sot? “Mesi Leyenda” quhen këpucët që Leo ka veshur. Ato janë të markës adidas X Speedportal, por janë një model unik dhe janë frymëzuar nga këpucët e para që kanë veshur në vitin 2006 në Kupën e Botës gjermane (modelet F30).
Ekipi i Lionel Scalonit “tund rrjetën” për të dytën herë në këtë sfidë. Pas disa tentativash në minutat e para, Di Maria rregullon shënjestrën dhe tregohet i saktë. Në minutën e 36-të, Argjentina shënon edhe golin e dytë ndaj Francës.
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë javës së fundit kanë përmirësuar të ardhurat e KESH. Përtej plotësimit të nevojave të vendit me energji elektrike Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ka realizuar dy tendera ku ka shitur në total rreth 84 mijë megavat orë energji elektrike dhe ka arkëtuar 11.6 milionë euro. Kesh ka mirëmenaxhuar prurjet e ditëve të fundit ndërkohë që Fierza ka arritur në kuotën e 290 metrave e cila konsiderohet pozitive për këtë periudhë. Vetëm pak ditë më parë qeveria ka pezulluar vendimin për aplikimin e fashës prej 800 kWh për abonentët familjarë. Pavarësisht se faturimi me fasha…
Argjentina ka fituar një penallti në minutën e 21-të. Di Maria është futur brenda zonës, ku Dembele nga pas ka ndërhyrë duke shkaktuar faullin brenda zonës. Messi ka marrë përsipër penalltinë dhe ka shënuar golin e parë të kësaj finaleje. Argentina 1-0LIONEL MESSI GIVES ARGENTINA THE LEAD IN THE WORLD CUP FINAL!pic.twitter.com/9YfzfOWDXi— Fast GøaIs (@i6astv) December 18, 2022
Argjentina dhe Franca po përballen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit, në stadiumin “Lusail”. Të dyja skuadrat kërkojnë të ngrenë trofeun e madh. “Seleccion” do të kërkojë që ta rikthejë dhe njëherë këtë trofe, i cili i mungon që nga viti i largët, 1986, kësaj radhe me në krye Leo Mesin. Nga ana tjetër, “Gjelat” duan të fitojnë sërish titullin për të dytën herë radhazi dhe për të tretën herë në historinë e tyre. LIVE: Franca 0-0 Argjentina