Author: tirana

Sot është finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar, mes Argjentinës dhe Francës. Një i moshuar nga Brazili ka hyrë në librin e rekordeve Guinness pasi ka ndjekur në stadiume kombëtaren e tij në plot 11 turne të Kupës së Botës. 75 vjeçari Daniel Sbruzzi nga Sao Paolo për herë të parë ndoqi Brazilin në Kupën e Botës që u mbajt në Argjentinë në vitin 1978, ndërsa Botërori i Katarit është i 11-i për të. Sbruzzi tregon se në shtetet që ai vizitoi gjatë Botërorëve ka çuar dhe një pjesë të traditës së vendit të tij gjatë karnavaleve,…

Read More

Këtë të dielë, tre persona kanë rënë në prangat e policisë këtë të diel në Cërrik. Në pranga ranë K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi kanë goditur me grushte, tre të mitur 15 dhe 16 vjeç. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në…

Read More

Tensionet në veri të Republikës së Kosovës janë shtuar që prej vendosjes së barrikadave nga serbët e veriut. Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner ka shpërndarë në Twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, por kësaj radhe prekin edhe Kosovën. Në foto duket simboli “Z” në hartën e Kosovës. “Me sa duket, shenja “Z” nuk është më e lidhur vetëm me agresionin rus në Ukrainë. “Telegram” rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, shkruan ajo.

Read More

18 dhjetori është Dita Kombëtare e Diasporës dhe dita ndërkombëtare e Migracionit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në Atdhe. Kurse gjatë mbledhjes së Këshillit Koordinues për Diasporën, Rama ka folur për paragjykimet që shqiptarët janë kriminelë, duke thënë se do të bëjnë gjithçka për të thyer këtë lloj barrikade. “Ajo që vjen si kundërshti kolektive është se shqiptaret janë kriminel. Ne kemi investuar për turpin tonë në ngjizjen e këtij imazhi skandaloz. Shqiptarët janë kontributor të rëndësishëm në të gjitha vendet ku shkojnë. Shqiptarët që i kanë hyrë botës së krimit…

Read More

Këtë të dielë, në mbledhjen e Këshillit Koordinues për Diasporën, kreu i qeverisë Edi Rama tha se nuk do të heqin dorë nga amnistia fiskale dhe se ndërkombëtarët do ta kuptojnë se është e rëndësishëm. “Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me cdo kusht. Edhe bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja do ta kuptojë. Për sa kohë e bën Italia një herë në tre vite, skemi pse mos e bëjmë. Nuk kemi pse të privohemi se jemi të vegjël dhe na paragjykojnë përtej çdo logjike. Është e rëndësishme për emigrantët dhe gjithë shqiptarët se është fenomen masiv i prodhuar nga sakrificat e…

Read More

Sot në stadiumin “Lusail”, më i madhi nga 7 stadiumet që Katari ndërtoi për të pritur kampionatin botëror, sot do luhet finalja e madhe mes Francës dhe Argjentinës. Kjo do të jetë hera e pestë për Argjentinën që do të luajë në këtë stadium, ndërsa për Francën do të jetë hera e parë. Një stadium prej 80 mijë vendesh. Në këtë stadium Argjentina u mund nga Arabia Saudite, ndërkohë që regjistroi dhe fitoret ndaj Meksikës, Holandës dhe Kroacisë. Pas përfundimit të Kupës së Botës, organizatorët kanë thënë se në stadiumin “Lusail” do të ngrihen hapësira komunitare me shkolla, kafene, objekte…

Read More

Ndryshe nga viti i shkuar, në kartolinën publike të çiftit Harry-Meghan, mungojnë fëmijët. “Ju urojmë një sezon të gëzueshëm. Nga familja jonë tek tuajat, dhe në emër të ekipeve tona The Archewell Foundation, Archewell Audio dhe Archwell Productions, ju urojmë shëndet, paqe dhe një vit të ri shumë të lumtur”,-shkruhej në kartolinë. Duka i Sussex-it shihet i veshur një kostum ngjyrë të zi, ndërsa Dukesha e Sussex-it një fustan të bardhë. Çifti mund t’i ketë lënë fëmijët e tyre jashtë fotos së festës së këtij viti, sepse siç e ndanë më parë ata duan privatësi.

Read More

Edhe pse luftë, Ukraina ka zgjedhur përfaqësuesit e saj për në “Eurovision Song Contest”. “Heart of Steel” është kënga fituese që çon Ukrainën në Liverpool në vitin 2023. Edhe pse në kushte jashtëzakonisht të vështira, Ukraina ka mundur të zgjedhë dyshen pop Tvorchi që ta përfaqësoj në festival, që këtë vit mbahet në Britaninë e Madhe, edhe pse Ukraina fitoi “Eurosong 2022” në Itali. Përzgjedhja e artistëve u zgjodhi në një transmetim të drejtpërdrejtë nga një strehë e bombave në Kiev. Ukraina gjithmonë ka mbështetur artistët dhe sportistët duke i falenderuar edhe gjatë luftës dhe duke qenë mirënjohës për çfarë…

Read More

Ethet shfaqen si në infeksionet bakteriale ashtu edhe në ato virale, por trajtimi është shumë i ndryshëm. Bakteret vriten nga antibiotikët, por ato nuk janë efektive kundër viruseve. Gjithçka që mund të bëni nëse keni një të ftohtë ose grip është të pushoni dhe të pini shumë lëngje, mundësisht ujë ose çaj pa sheqer, dhe nëse keni oreks, hani ushqime të lehta si supat që do t’ju fuqizojnë dhe do ta përshpejtojnë shërimin. Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të ulur temperaturën është marrja e medikamenteve me bazë paracetamol (në disa raste ibuprofen), por gjithashtu mund të…

Read More

Është shuar në moshën 83-vjeçare, Albert Janku, Mjeshtër i madh i baletit është një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Karrierën e nisi në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me rradhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetëra role. Spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te…

Read More

Nga moti i keq, në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë 550 ha tokë të përmbytura, ndonëse nuk ka pasur reshje shiu. Kuotat e lumit Drin, Mat dhe Gjadër janë ulur në kuota normale. Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.25m, por ka rreth 500 ha të përmbytura. Hidrovori Tale punon ne kuoten -1.8 m, por ka rreth 10 ha të përmbytura në ish kënetën Tresh-Spiten. Në Bashkinë Kurbin, hidrovori Shllinza punon në kuotën – 0.7 m. Në fushë e Gjormit ( ish këneta) kemi rreth 40 ha toka të përmbytura. Në bashkinë Kurbin dhe Mirditë nuk raportohen probleme.

Read More

Prej orës 16:00, sytë e gjithë botës do të jenë të drejtuara nga Katari, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës në futboll mes Argjentinës dhe Francës. Argjentinasit do të kërkojnë triumfin e parë pas 36 vitesh, ndërkohë që francezë duan që të rrëmbejnë trofeun e dytë radhazi si më të mirët e botës. Lionel Messi apo Kylian Mbappe? Kjo dilemë do të zgjidhet pasdite, ku të dy futbollistët kanë shënuar gjatë këtij kompeticioni nga 5 gola dhe synojnë Këpucën e Artë. Lajmi i orëve të fundit shton Giroud në listën e lojtarëve në dyshim për këtë takim,…

Read More