Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka hapur të shtunën terminalin e parë të gazit të lëngshëm natyror në qytezën veriore, Vilhelmshaven. Ndërtimi i tij – në afat rekord prej më pak se 10 muajve – tregon “kapacitetin e shtetit tonë për fillime të reja”, ka thënë ai në ceremoninë inauguruese. Ky terminal është ndërtuar për të ndihmuar në zëvendësim të gazit rus. Terminali në të ardhmen pritet të shndërrojë gazin e lëngshëm natyror në gjendje gazi, ashtu që të përdoret nga rrjeti gjerman i energjisë. Vitin e ardhshëm pritet të ndërtohen edhe katër terminale tjera të tilla në Gjermani. Sipas…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për mjekët dhe infermierët për punën që kanë bërë gjatë vitit 2022. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë foli edhe për rritjen e pagave, ku theksoi se do të ketë një sistem të ri të pagave të mjekëve dhe infermierëve, duke shtuar se ata që do të kenë performancë më të mirë do të paguhen më shumë. “Mezi pres që të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore sepse është objektiv i përhershëm. Janë krijuar kushtet tani sepse ju e dini se është e thjeshtë ta thuash por e vështirë për ta realizuar. Lajmi…
Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka thënë se do të japë dorëheqje nga roli i saj si ambasadore për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). “Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, sidomos në ruajtjen e jetës përmes ofrimit të ndihmës urgjente”, ka thënë Jolie, 47-vjeçare. “Unë do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëzit, të cilat janë shumë të lidhura me zonat e konflikteve, dhe u japin atyre më së shumti zë”. Megjithatë, ajo nuk ka ofruar hollësi se me cilat organizata planifikon të punojë. UNHCR ka thënë se Jolie ka qenë një prej personave…
Një furgon, në të cilin po udhëtonin rreth 20 nxënës, është përplasur me një automjet këtë të shtunë në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës, pasi kthimit nga një ekskursion. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga automjeti tjetër.
Kroacia ka mundur 2-1 Marokun dhe ka marrë medaljen e bronztë në Kupën e Botës të Katarit. Skuadra e drejtuar nga Daliç ka qenë më e saktë, teksa i kanë mjaftuar golat e realizuar në 45 minutat e para. Golat u shënuan nga Gvardiol dhe Orsiç, ndërsa për Marokun realizoi Dari. Dy skuadrat surprizë të këtij Botërori kanë dhuruar spektakël dhe emocione, pasi nuk shiheshin aspak favorite për këtë rezultat që arritën. Akti i fundit i Kupës së Botës do të zhvillohet ditën e nesërme, ku Argjentina dhe Franca do të zbresin në fushë në orën 16:00 për t’u përballur në…
Ish-ministri Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik disa vite më parë, do të festonte sot 50 vjetorin e tij të lindjes. Në këtë ditë, tezja e tij, Yllka Mamaqi, e ka kujtuar përmes një fotoje, kur ai ishte fëmijë. Ajo ka kujtuar ditën e lindjes së Sokol Olldashit, duke shkruar se nuk do të derdhë lot, por do të mbushet me dashurinë që i ka dhuruar qëkur ishte fëmijë. “Dhimbjen e mbaj brenda shpirtit. Emocionet që më dhuron kjo foto dua t’i nxjerr jashtë shpirtit. 17 Dhjetor. Jo KOL, nuk do derdh lot!!! Do mbushem me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune. Një 29-vjeçare nga Elbasani është hedhur nga shkëmbi tek Kisha e Laçit. Mësohet se e reja me iniciale Xh.M ka marrë plagë të shumta në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Në një njoftim, blutë bëjnë me dije se ajo vuan prej kohësh nga problem të shëndetit mendor. “Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, është hedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë. Për pasojë, ka marrë dëmtime fizike dhe…
Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Vashtëmi të Maliqit. Për pasojë, kanë marrë djegie trupore kryefamiljari R. K., 59 vjeç., djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre A. M., 40 vjeç. Të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndonëse në sezonin e dimrit, atmosfera e festave e bën dhjetorin një muaj të “ngrohtë”. Dekoret e ndryshme festive shihen kudo nëpër kryeqytet. Kryeministri Edi Rama na ka treguar pak nga dita e tij sot në shoqërinë e të birit, Zaho. Ata shihen teksa pozojnë krah njëri-tjetrit të ulur në një slitë me drerët festivë. “Dhjetori i festave”, shkruan kryeministri krah fotos.
Një çift në Aegaleo të Greqisë ka rënë pre e një grabitjeje. Tre grabitës hynë në shtëpinë e çiftit. Grabitësit u ngjitën në katin e dytë ku ndodheshin burrë e grua, të cilët i lidhën ndërkohë që nisën të kontrollonin ambientet e banesës. Tre autorët morën një shumë të madhe parash, bizhuteri dhe ar. Hetuesit vazhduan me kërkimet për gjurmët e gishtërinjve, ndërsa morën deklarata nga dyshja nëse arritën që t’i identifikonin fytyrat e grabitësve.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji për të pandehurin Srđan Trajkoviç, pjesëtar i komunitetit serb, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Në kërkesën e Prokurorisë Speciale për masën e paraburgimit është thënë se Trajkoviç dyshohet se ka marrë pjesë në vepra që lidhen me keqtrajtim, maltretim, plaçkitje, vrasje të civilëve dhe shpërngulje me dhunë të banorëve të Vushtrrisë më 1999. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të Trajkoviç. Ai theksoi se po serbët po arrestohen dhe ngacmohen. “Dje kanë thirrur gjithë ditën, nuk ka të huaj që nuk…
Reshjet e rëna mëngjesin e kësaj të shtune krijuan vështirësi për qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të vendit. Shiu i rrëmbyeshëm, por edhe hapja e portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës deri në mesditë, përkeqësuan edhe më shumë situatën në veri të vendit. Në Shkodër janë ende 3 mijë hektarë tokë nën ujë, ndërsa prezencë uji ka edhe në banesa, oborre e stalla. Situata paraqitet problematike edhe në Lezhë, aty ku 570 hektarë tokë vazhdojnë të jenë të mbuluara nga uji. Ndërkohë në Milot, ujërat kanë vërshuar në afërsi të dy banesave. Gjithashtu, reshjet intensive të shiut përfshinë…