Edhe javën që vjen nxënësit e mësuesit e arsimit parauniversitar do të jenë në mësim për vitin 2022. Nga 26 dhjetori shkollat do të mbyllen pasi do të nisin pushimet dimërore të cilat janë planifikuar nga Ministria e Arsimit të mbarojnë më 4 janar. Bashkë me fundjavat, të shtuna të dielat, 11 ditë do të zgjasin pushimet e festave të fundvitit në institucionet arsimore, për të rifilluar mësimi të mërkurën e 4 janarit. Por këto nuk do të jenë pushimet e vetme në shkollat 9-vjeçare. Për herë të parë, ndryshe nga vitet e shkuara nxënësit e mësuesit në arsimin e…
Author: tirana
Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Damage”. M. G., banues në Itali, kërkohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (7 të vënë në pranga, 5 ende në kërkim), 60-vjeçari ka krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.
Partia Demokratike do të dalë me kandidat për kryebashkiak dhe këshilltar në të gjitha bashkitë e vendit ne zgjedhjet vendore të 14-majit të vitit 2023. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike Enkelejd Alibeaj, gjatë një takimi me strukturat në Mirditë. Alibeaj shtoi se demokratet nuk mund të jenë pjesë e Partisë së Lirisë, ndërsa akuzoi grupin e Rithemelimit se ka votuar në parlament njësërë projekt vendimesh që i shërbenin Edi Rames. ‘Disa kanë gjetur të distancohen nga vlerat e PD-së që kemi pasur. Synimi i takimit është riorganizim për të nxjerrë nga Kryesia e PD-së…
Marjeta Karaj mohoi sot akuzën për urdhrin e dhënë prej saj ndaj të birit Besmir Karaj dhe mikut të tij Gazmend Ngota për t’i marrë jetën 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda në vitin 2017. Por Gjykata e Tiranës duket se ka në dorë një përgjim që e ka “fundosur” 56-vjeçaren, borxhi prej 1 milionë lekësh ndaj së cilës u kthye në motiv për një vrasje makabre, pasi Kurt-Deda u dogj i gjallë në zonën pyjore të Malit të Dajtit, në Kodër-Shupal. Në gjykatë avokati i Karajt ka pretenduar se Ngota është përdorues i narkotikëve dhe i pabesueshëm, por zbulimi i ngjarjes sipas…
Fëmijët të cilët nuk bëjnë mjaftueshëm gjumë dhe rrinë deri vonë natën zgjuar, kanë rezultate më të dobëta në mësime sipas disa studimeve. Ekspertët thonë se prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi orareve se kur flenë fëmijët, përndryshe ata mund të kenë probleme me lëndën e matematikës dhe me leximin. Hulumtimet janë kryer me djem e vajza 7 dhe 3 vjeç, si dhe kanë analizuar shprehitë e tyre të gjumit. Ata të cilët nuk kishin shkuar me rregull në shtrat, kishin pasur rezultate më të dobëta, krahasuar me ata të cilët çdo natë flenë në të njëjtën orë dhe bëjnë mjaftueshëm…
Ditën e sotme, deputetja Greta Bardeli dhe grupi i xhirimit të një televizioni janë nisur për të parë famiiljet e përmbytura, përmes lumit Buna duke përdorur varkat e ushtrisë. Mirëpo gjatë lëvizjes, motori i varkës pësoi defekt dhe u fik në mes të lumit. Në pamundësi për ta rindezuar ata kanë dalë në breg me rrema.
Është zbardhur procesi i përzgjedhjes së kandidatëve dhe anëtarëve të këshillave bashkiake për zgjedhjet e 14 Majit për Partinë Socialiste, ku bëhet me dije se procesi është i hapur për këdo që do të marrë pjesë. Theksohet se e rëndësishme për këtë proces është përfaqësimi me sa më shumë profesionistë të rinj dhe se do të ketë ndryshim të rolit të këshillave bashkiakë pasi tashmë ato do të jenë më efektive, të hapura dhe transparentë për qytetarët. “Partia Socialiste si në çdo zgjedhje hyn vetëm me një objektiv: fitoren dhe vijimin e punës në çdo bashki. Sa i përket procesit…
Stafi i një restoranti luksoz në Mayfair, në Londër ka çdo arsye për t’u ndjerë krenar pasi arritën të shpëtonin 300 klientë të cilët po kërkonin një mënyrë për t’i shpëtuar shpërthimit të zjarrit. Klientët e tmerruar u panë duke vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre pasi restoranti amerikano-latin MNKY HSE në Dover Street u shndërrua në një ferr gjatë një feste Krishtlindjesh. Më shumë se 24 zjarrfikës mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët në restorant, dhe fatmirësisht të pranishmit nuk pësuan lëndime serioze.
Nisur nga situata e motit të keq në vend, kryeministri Rama ka ndarë disa foto nga punonjësit që do u vijnë në ndihmë banorëve në zonat e prekura. Rama shkruan se janë të gatshëm t’u përgjigjen çdo nevojë të njerëzve. “Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve.”- shkroi Rama.
Kupa e Botës përfundoi me lot për Brazilin, por ngjarjet që ndodhën pas eliminimit nuk i kanë pëlqyer aspak tifozëve brazilianë. Pak orë pas kthimit në Brazil të lojtarëve, Neymar organizoi një festë të madhe, në të cilën ishin të pranishëm disa bashkëlojtarë të tij, mes të cilëve Anthony, siç duket nga postimet e tij në rrjetet sociale. Gjithashtu, nuk mund të mungonin modele dhe këngëtarë. Braziliani e ka organizuar festën e madhe në shtëpinë e motrës së tij, në Sao Paulo, siç raportohet nga “Folha de São Paulo”. Brazilianët nuk e kuptojnë dot se si festa u zhvillua vetëm…
Argjentina dhe Franca luajnë nesër në 16:00 për finalen e Botërorit “Katar 2022”. Arbitër kryesor në këtë takim do jetë Szymon Marciniak, me polakun që si asistentë do ketë bashkëkombasit e tij, Pavel Sokolincki dhe Tomasz Listkiewicz. Pikërish ky i fundit, Tomasz Listkiewicz do duhet ta mbajë në memorie një moment të tillë, pasi i ati (Michel Listkiewicz) ishte asistent në finalen e Botërorit të Romës në 1990 mes Gjermanisë Perëndimore 1-0 Argjentinës. 32 vite më vonë Tomasz Listkiewicz rikthen mbiemrin në një finale të Kupës së Botës dhe për rastësi përballë është sërish Argjentina, këtë herë jo kundër Gjermanisë…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dubai është kthyer në një parajsë penale dhe fiskale, ku ndodhen bosët e mëdhenj të trafikut të kokainës. Hoxha tha se vetëm shqiptarët kanë investuar në Dubai së paku 1 miliard dollarë. Ndër të tjera gazetari ngriti dyshime se një pjesë e parave që do të investohen te Marina e re në Durrës, janë pikërisht paratë e shqiptarëve të Dubait. “Ata që ndodhen në Ekuador, s’janë bosët, bosët janë në Dubai. Ofron parajsë penale, janë të paekstradueshëm, një parajsë fiskale, sepse autoritetet s’duan t’ia dinë fare ku i ke gjetur paratë, investoi aty, dhe…